LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sot me temperatura deri në 35 gradë/ Nesër shi në të gjithë vendin

2022-08-11 08:05:00, Sociale CNA

Sot me temperatura deri në 35 gradë/ Nesër shi në të

Orët e para të ditë do t’i kenë më të dukshme kthjellimet në një pjesë të mirë të vendit, por herë as here do të ketë dhe kalime të pakta të vranësirave në territor.

Parashikohet që sërish mesdita dhe pasditja t’i theksojnë vranësirat në vend, duke sjellë reshje shiu në shtrirjen Lindore dhe shumë më të pakta do të jenë në pjesën tjetër të Shqipërisë, ku në zona të izoluara priten dhe rrebeshe afatshkurtra.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 35°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior - Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Ndërsa, nesër me 12 Gusht 2022, sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash në pjesën e parë të ditës.

Por në vijim pritet që vranësirat të shtohen, ku prezenca e lartë e lagështirës në ajër do të sjell mundësi për reshje në pothuajse të gjithë territorin.

Pritet që herë pas here të ketë dhe rrebeshe shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të vijojn të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 34°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det  me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga