Fire at a bar in Bangkok / 27 deaths reported
A massive fire has engulfed a bar in Bangkok, Thailand, ki...
A massive fire has engulfed a bar in Bangkok, Thailand, ki...

Gjermania organizoi të enjten një takim me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe të disa vendeve evropiane – përfshi përfaqësues nga Ballkani Perëndimor – në një përpjekje për të frenuar emigrimin përmes të ashtuquajturës rrugë ballkanike.
Gjatë muajve të fundit, një numër në rritje i emigrantëve janë përpjekur të arrijnë në vendet më të pasura të Evropës Perëndimore nëpërmjet Ballkanit, shpesh duke u paguar kontrabandistëve mijëra euro për të kaluar përtej kufijve pa dokumente të vlefshme udhëtimi.
Paketa e masave që zyrtarët e Evropës Perëndimore dhe BE-së kërkuan në takimin e Berlinit përfshin përafrimin e politikave të vizave të shteteve të Ballkanit Perëndimor, Serbisë, Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut me standardet e BE-së, luftën ndaj trafikimit të emigrantëve, sigurimin e mbrojtjes efektive të kufijve dhe përshpejtimin e dëbimeve.
Kryeministri i Holandës Mark Rutte ka thënë para gazetarëve në Bruksel para nisjes së takimit se rritja e numrit të emigrantëve që vinë përmes Ballkanit Perëndimor është shqetësuese dhe “duhet të shikojmë se si të punojmë së bashku në mënyrë që të vendosim nën kontroll këtë rrjedhë”.
Diplomatët e BE-së kanë përsëritur se shqetësimi më i madh është për rritjen dramatike të numrit të refugjatëve që në BE vinë përmes Serbisë nga vendet të cilave Serbia ua ka hequr vizat. Serbia është kërcënuar se BE mund ti vendosë vizat për qytetarët e saj nëse urgjentisht nuk ndërmerren masa për të ndalur këtë valë të refugjatëve.
Ndërkohë komisioneri i BE-së për zgjerim Oliver Várhelyi, në një postim në rrjetet sociale, ka përshëndetur atë që ai e ka quajtur “hap i rëndësishëm i Serbisë në përshtatje me politikën e vizave të BE-së”.
Për këtë problem është folur edhe në takimin e ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë në kuadër të procesit të Berlinit që është zhvilluar sot në kryeqytetin e Gjermanisë, ku mori pjesë edhe komisionerja e BE-së për punë të brendshme Ylva Johanson.
Johansson edhe në atë takim ka thënë se “është trefishuar numri i emigrantëve ilegalë që vinë përmes rrugës së Ballkanit Perëndimorë” duke nënvizuar se një gjë e tillë paraqet barrë të madhe për kapacitetet e vendosjes në vendet e Bashkimit Evropian.
Johanson ka përmendur në veçanti rritjen e numrit të azilkërkuesve nga India, Burundi, Tunisia dhe Kuba, vendet të cilave Serbia ua ka hequr vizat. Disa zyrtarë të BE-ë kanë thënë se Serbia ka përdorur heqjen e vizave për disa vende si vegël për të siguruar mbështetjen e tyre për qëndrimin e Serbisë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Johanson edhe të enjten ka përsëritur se përshtatja e vendeve të rajonit të Ballkanit me regjimin e vizave të BE-së është e vemja mënyrë për të mbajtur liberalizimin e vizave për vetë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës, gëzojnë liberalizimin e vizave me BE-në. Prandaj BE-ja pret nga ato që të mos mundësojnë udhëtimin pa viza në territorin e tyre nga vendet të cilat mund të paraqesin rrezik për emigrim ilegal drejt BE-së./ REL
Our country will continue to be affected by stable atm...
Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimev...
In Albania, breast cancer has an increasing trend. Dur...
Ditën e enjte do të vijojë ndikimi i masave të qëndrue...
Stable conditions continue to prevail in our country, wher...
Vendi ynë do të jetë në dominimin e masave ajrore të qëndr...
Our country remains under the influence of clearings and f...
Rrymat e ngrohta me origjinë afrikane do të kushtëzojnë mo...
Some teachers believe that the immediacy of social network...
"They think I don't know anything, but I understand everyt...
Excessive petting in childhood has little to do with exces...
The main thing is not to force the child to use the right ...
Today in the column "There is a message for you", the ...
A woman with breast cancer started a brand that sells clot...
The Albanian territory continues to be dominated by cl...
Seriali i ri i BBC-së "Inside Man" eksploron nocionin se n...
Ekspertët vlerësojnë se ne padashur hamë mesatarisht 140,0...
17.8% e shqiptarëve mendojnë se në 3 vitet e fundit turizm...
68.6% e shqiptarëve nuk kanë bërë pushime këtë verë dhe ve...
Our country is expected to be engulfed by stable atmospher...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The word "fatherland" with properties is not enough. The m...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 43-year-old man was arrested in flagrante delicto after ...
A serious road accident occurred this Sunday at the exit o...
A serious accident was reported today on the Gjirokastër-T...
A serious incident occurred today in the village of Orizaj...
Albania was included in the band of above-normal temperatu...
Today, our country will be affected by mainly stable weath...
Today, our country will be affected by mainly stable weath...
A serious incident occurred this Saturday in neighborhood ...
A massive fire has engulfed a bar in Bangkok, Thailand, ki...
An aging population, emigration and a growing burden of ch...
While the West thought that mass expulsions of Russian dip...
Germany is funding 50,000 attack drones for Ukraine. Euro...
When I turned 10, another building was built in front of o...
A special scientific conference was held by the World Bekt...
The German Embassy in Tirana has invited the Albanian publ...
Professor and literature scholar Ali Xhiku has passed away...
Albania has lost almost a quarter of its population since ...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
The new old-age pensions in 2025 were on average 16,500 le...