The Ministry of Health releases the figures/ How the health situation from Covid-19 presents itself
The Ministry of Health and Social Protection has publi...

P53 është një proteinë shumë e njohur. Ajo funksionon si një shtypëse klasike e tumorit, duke rregulluar rritjen e qelizave dhe duke i vrarë qelizat që janë infektuar nga tumori duke u ndarë në mënyrë frenetike. Por rreth 15 vjet më parë, studiuesit raportuan se kur qelizat janë të uritura për glukozë, proteina ndryshon qasje.
Në vend se të eleminojë qelizat tumorale, ajo i ndihmon ato që të mbijetojnë. Disa vite më vonë, Karen Vusden, biologe mbi sëmundjet kanceroze në Institutin Frensis Krik, dhe mjeku Oliver Madoks u përpoqën të vërtetonin nëse lëndët ushqyese të marra përmes ushqimit mund të ndikojnë në rrugëtimin metabolik të proteinës P53.
Ata zbuluan se në qelizat tumorale të cilave u mungon P53, ndërprerja e furnizimit të aminoacideve serinë dhe glicinë e ngadalësoi rritjen e qelizave, ndërsa një dietë që përmbante lëndë ushqyese e rifilloi atë. Serina dhe glicina janë aminoacide jo thelbësore, gjë që do të thotë se ato nuk kanë nevojë të konsumohen pasi trupi i prodhon ato nga molekula të tjera. Prandaj nuk ishte e qartë nëse heqja e tyre nga dieta ushqimore do të kishte ndonjë efekt.
Megjithatë, për habinë e studiuesve, eksperimenti funksionoi në të njëjtën mënyrë tek minjtë të cilëve u ishin injektuar këto qeliza tumorale, dhe që ishin ushqyer me një dietë me mungesë serine dhe glicine. “Zbulimi kryesor, ishte se ndryshimi i dietës mund ta ngadalësojë rritjen e tumorit. Këtë mund ta bëjë vetëm heqja e këtyre 2 aminoacideve”- thotë Madoks.
Studiuesit kanë hipotetizuar prej kohësh se dieta ushqimore një personi, mund të ndikojë në ecurinë e një sëmundje tumorale, Por deri vonë, shumica e provave për këtë kishin ardhur nga studimet që studiojnë dietat e grupeve të mëdha, dhe që nuk vëzhgojnë proceset themelore që ndodhin në trup.

Zbulimi i Madoks dhe Vusden ishte i pari që tregoi një lidhje të drejtpërdrejtë biokimike midis dietës ushqimore dhe kancerit. Që nga ajo kohë, shkencëtarët kanë filluar të shohin më shumë lidhje. Një mori studimesh të kohëve të fundit, ka filluar të zbulojë se si lëndë ushqyese specifike si sheqernat, aminoacidet dhe yndyrnat, mund të nxisin ose frenojnë rritjen e tumoreve të veçanta.
Deri më tani, studimet tek kafshët e ndryshme janë premtuese. Por vetëm një pjesë e vogël e provave klinike kanë nisur të testojnë një qasje të tillë tek njerëzit. “Është utopike të mendohet se vetëm dieta do ta shërojë kancerin. Por mund të sjellë një ndryshim të dukshëm, dhe ne duhet të bëjmë studime për ta kuptuar atë”- thotë Metju Vander Heiden, biolog i kancerit në Institutin e Teknologjisë në Masacusets.
Shkencëtarët që studiojnë lidhjen biokimike midis dietës ushqimore dhe kancerit, bëjnë shumë paralajmërime lidhur me këtë çështje. Më e rëndësishmja: studiuesit nuk janë ende në gjendje që t’u thonë pacientëve se çfarë të hanë kur janë të prekur nga kanceri.
Pavarësisht nga shumë portale që reklamojnë vetitë e boronicës apo brokolit kundër kancerit, “E vërteta është se për momentin ne nuk kemi asnjë rekomandim të caktuar”- thotë Nama Kanarek, studiuese e metabolizmit të kancerit në Spitalin e Fëmijëve në Boston dhe në Shkollën Mjekësore të Harvardit.
“Kjo është shumë e rëndësishme për t’u theksuar”- shton ajo. “Deri tani mund të themi se nuk ka asnjë ushqim të caktuar apo dietë specifike që do të ndihmonte në trajtimin e të gjitha llojeve të kancerit”,- thotë Xhejzën Lokasal, studiues i kancerit në Universitetin Djuk, që studion rolin që kanë tek kanceri aminoacidet dhe lëndët e tjera ushqyese.
“Po ashtu, nuk ka shumë gjasa që ndërhyrjet dietike të zëvendësojnë tërësisht ilaçet që vrasin qelizat kanceroze”,- shton ai. Prandaj, ndërsa studiuesit po mësojnë më shumë rreth biokimisë bazike, ata parashikojnë krijimin e një lloj matrice, e cila do të përputhej me mutacionet gjenetike që shkaktojnë kancer apo pjesë të rrugëve metabolike me qasjet e sakta dietike që të plotësojnë ilaçet kundër kancerit.
Shumë ilaçe kundër kancerit i shtojnë vetëm disa muaj jetës së pacientit. Dhe për arsye ende të panjohura, disa njerëz nuk përfitojnë fare nga disa ilaçe. Nëse arrijmë të gjejmë përputhjen e duhur, lista e duhur e lëndëve ushqyese mund të rrisë efikasitetin e barnave kundër kancerit dhe t’i bëjë më shumë njerëz që të reagojnë ndaj tyre, thotë Vander Heiden.
Ideja që lëndët ushqyese mund të ushqejnë drejtpërdrejt qelizat e tumorit nuk është e re. Gati një shekull më parë, biokimisti gjerman Oto Varburg zbuloi se qelizat e tumorit gëlltisin një sasi të madhe glukoze. Zbulimi i tij hodhi themelet mbi fushën e metabolizmit të qelizave kancerogjene, dhe për dekada studiuesit e kanë studiuar kancerin përmes kësaj qasjeje.
Në fakt, ilaçet e para të fuqishme të kancerit bazoheshin tek efektet e metabolizmit qelizor. Në fundin e viteve 1940, teksa patologu pediatrik Sidni Farber po trajtonte fëmijët me anemi - një gjendje e shkaktuar nga sëmundja e leuçemisë - zbuloi se përdorimi i folatit (vitaminës B 9) bënte që leuçemia të përparonte çuditërisht shpejt. Farber nisi të trajtonte me sukses leuçeminë e tyre me metotreksat, një ilaç që pengon aktivitetin e folatit. Sot, metotreksati përdoret gjerësisht kundër kancerit dhe disa sëmundjeve të tjera.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
Përmes një videoje në gjuhën e shenjave, Ministrja e Shënd...
The epidemiologist, Ilir Alimehmeti, gave a piece of a...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
The Ministry of Health once again calls on citizens no...
Doctor Erion Dasho has shown the symptoms that citizen...
Hypertrophic cardiomyopathy (HCM) is a disease in which th...
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
Albania for the first time enters the monitoring netwo...
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
Over the past several decades, gender roles have evolv...
Breast cancer is one of the diseases that is spreading...
Sleep talking is one of many sleep disorders and is more c...
Nails are a very important "alarm bell" for our state ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Nëse keni sulme paniku të përsëritura, ka shumë të ngjarë ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
In addition to drinking water and waiting, researchers hav...
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
Cancer has long been a part of human history. But a new st...
Another name listed in the group of 99 of Erion Veliaj...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
One person was injured after a gunshot attack recorded thi...
An injury has occurred in Korça where an 18-year-old man h...
Saranda / Preliminary information At around 21:15, in nei...
A serious incident occurred in Saranda this Friday evening...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Japan's parliament has approved a bill to ease the rules o...
The Strategic Dialogue process between the United States a...
The Trump administration decided on Thursday to shorten th...
The Minister of State Administration and Local Self-Govern...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
The Albanian economy continued to expand in early 2026, bu...
For three days of festival, up to 120 euros just for parki...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...