Pogradec opens the tourist season/ Projects that encourage visitors and free sailing with Struga
Pogradec has officially opened the summer tourist season w...

Para gjysëm shekulli ndanë bankat e shkollës dhe nisën rrugëtimin e tyre në jetë. Sot, pas 50 vitesh, ish-nxënësit e maturës së vitit 1976 të shkollës mekanike në Korçë u rikthyen sërish bashkë, duke sjellë në kujtesë vitet e rinisë, miqësitë e paharruara dhe emocionet e kohës së shkollës.
Mes përqafimeve, kujtimeve dhe fotografive të vjetra, takimi u kthye në një festë emocionesh për ata që dikur ndanë të njëjtat ëndrra dhe sfida. Shumë prej tyre kanë krijuar familje, janë bërë prindër e gjyshër, por thonë se lidhjet dhe respekti i krijuar në bankat e shkollës kanë mbetur po aq të forta sa dikur.
Refit Rezhda tregon se emocionet e këtij takimi janë të veçanta, pasi pavarësisht ndryshimeve që sjell koha, shpirti dhe miqësia mes tyre kanë mbetur të pandryshuara.
"U bënë gati 50 vjet, domethënë llogaritet 1976-a. Kemi qenë në moshë të re, 19-20 vjeçarë e kemi mbaruar shkollën. Edhe është gjë fantastike. Kam imazhin e të shokëve dhe të shoqeve, të zonjave, se ne çupa ju thoshim. Tani kemi ndryshuar shumë nga ana fizike, jemi thinjur, kemi krijuar familje, jemi bërë me fëmijë, me nipër e me mbesa. Por dashuria dhe respekti nuk shuhet kurrë. Nga ana shpirtërore ne jemi të njëjtët, po ashtu siç kemi qenë 50 vjet më parë. Kam emocione duke folur, por kjo shkollë na përgatiti për jetën. Stafi pedagogjik ishte fantastik dhe ne ishim të impenjuar të studionim. Kjo shkollë, me njohuritë që morëm, na nxori në jetë dhe na ndihmoi ta përballonim atë deri në pension.”
Në takim nuk munguan as emocionet e vajzave të klasës, të cilat kujtuan shoqet që nuk jetojnë më dhe ato që për shkak të distancës nuk mundën të ishin të pranishme. Aleksandra Taçi, e ardhur nga Selaniku enkas për këtë përvjetor, e përshkroi takimin si një moment të mbushur me mall dhe gëzim.
“Jam shumë e emocionuar dhe e kënaqur me shokët e klasës pas 50 vjetëve që takohemi, me shumë ndryshime të mëdha dhe ndihem shumë e mallëngjyer për këtë. Megjithatë, jam dhe shumë e gëzuar që të tërë i shikoj mirë. Shëndet të kenë dhe gjithë të mirat në familjet e tyre. Kishim edhe femra në klasë, por për fat të keq dy prej tyre kanë ikur nga jeta dhe nuk janë sot me ne. Të tjerat janë jashtë Korçës dhe ndoshta nuk kanë pasur mundësi të vijnë. Ne me shoqen time, Adelinën, erdhëm nga Selaniku me shumë kënaqësi për këtë takim.”
Një surprizë e veçantë për ish-maturantët ishte prania e një prej mësuesve të tyre më të dashur, pedagogut të matematikës Fredi Kita. Ai u shpreh se ndihet krenar kur sheh se nxënësit e dikurshëm kanë ndërtuar karriera të suksesshme dhe kanë lënë gjurmë në shoqëri.
“Sot ndjej emocione shumë të mëdha, sepse kanë kaluar shumë vite dhe nxënësit që unë i kam pasur në moshën e adoleshencës, sot janë bërë prindër, janë bërë dhe gjyshër. Kjo më jep një kënaqësi jashtëzakonisht të madhe. Ndihem i vlerësuar për këtë ftesë që më kanë bërë nxënësit e mi të dashur. I kam respektuar dhe kjo tregon që edhe ata më kanë respektuar. Ato vite i kujtoj me nostalgji, sepse nxënësit ishin të disiplinuar, të interesuar për mësimin dhe shumë korrektë. Na bënin përshtypje pyetjet që bënin dhe niveli që kishin. Shpërblimi im më i madh është që shumë prej tyre vazhduan universitetin, u bënë studentë të shkëlqyer, pedagogë dhe profesionistë të suksesshëm. Kjo më jep një kënaqësi të madhe.”
Takimi i maturës së vitit 1976 u shndërrua në një udhëtim pas në kohë, ku kujtimet e rinisë u rikthyen mes buzëqeshjeve dhe emocioneve. Për ish-nxënësit e shkollës mekanike të Korçës, vitet mund të kenë kaluar, por miqësia, respekti dhe mirënjohja për shkollën që i formoi mbeten po aq të forta sa pesë dekada më parë./ CNA
Pogradec has officially opened the summer tourist season w...
In the southeast of Albania, where borders unite cultures,...
Himara, the heart of the Albanian Riviera, transformed int...
Korça welcomed the Kosovo Philharmonic Orchestra for the f...
As part of the Balkan Romance Day, which is celebrated eve...
Maliqi traces its development back to November 1951, with ...
A tradition inherited over the years continues to gather d...
The city of Pogradec continues to remain one of the most f...
The Municipality of Maliq has chosen to open the tourist s...
Një platformë e re digjitale e krijuar në Korçë synon të n...
On International Book Day, the youth of Pogradec have chos...
Extreme sports in Korça seem to be experiencing a new deve...
An evening filled with emotion and art was experienced at ...
After its success in Pogradec, the comedy "Two Loves and a...
A human story, filled with emotions, humor and reflection,...
The concert "Dritat dhe Hijet" (Lights and Shadows) was he...
In the holy month of Ramadan, the spirit of solidarity and...
As part of the celebrations of March 7, Teacher's Day, at ...
The inclusion of students in education remains one of the ...
In one of the most populated areas of the city of Shkodra,...
A mountain of documents for a flagrant case, in the na...
The Democratic Party has denounced a tender held by the Hi...
Since the summer of 2020, the Mayor of Tirana, Erion Velia...
The leader of the Democratic Party, Sali Berisha, denounce...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 35-year-old man was arrested and taken to the police sta...
An accident occurred this Monday in the village of Çërrava...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar sot në mesdi...
A wanted person was involved in a road accident on Monday ...
Albania is facing significant challenges in human capital ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
Some of Europe's meteorological agencies are predicting a ...
Today, the country will be engulfed by a heat wave, with t...
Dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeçare u gjetën të pajetë pas...
At a time when Kosovo citizens face rising prices and econ...
US Vice President JD Vance said today that high-level talk...
Thirteen people drowned over the weekend in France, swimmi...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
Çmimi i karburanteve për transportin e mjeteve personale n...
This Monday, one US dollar is bought for 81.4 lek and sold...
For almost a decade, the construction sector in our countr...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.4 lek and sold...