LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Top Channel

2022-09-28 14:26:00, Lifestyle CNA

Top Channel

Luana Vjollca së shpejti do të rikthehet në ekranin e Tv Klan me një program të ri nën emrin "Zemër Luana". Ende nuk janë bërë me dije detajet se çfarë lloj formati do të jetë emisioni i ri, duke lënë kështu publikun e dyzuar mes mendimin se Luana do të rikthehet me ndonjë format të ngjashëm me "Shiko Kush Luan", apo duke u nisur nga logoja moderatorja do të rikthehet me ndonjë program dashurie. 

Krahas këtyre diskutimeve, dukshëm publiku po pret me kureshtje këtë rikthim, ndërkohë që vetë Luana po merret me përgatitjet e rikthimit të saj. 

Së fundmi ajo ka publikuar edhe një story, ku ka treguar se faqja e emisionit të ri tashmë është hapur duke kërkuar nga ndjekësit që të bëjnë follow dhe ta çojnë sërish faqen në 100k. 


Kujtojmë se në kohën kur Luana drejtonte emisionin kishte edhe faqen përkatëse nën emrin "Shiko Kush Luan", faqe e cila kishte arritur 100 mijë ndjekës dhe ishte goxha aktive si faqe. Ndërkohë pas largimit të Luanës, faqja nuk u mor nga ajo, por është mbajtur nga Top Channel dhe tashmë ata i kanë ndryshuar emrin faqes duke e bërë "dwts.albania", ku janë bërë publikimet e para për emisionin./CNA.al 

Top Channel

Lajmet e fundit nga