web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO/ Miss Universe shpall fituesen, kush është gruaja më e bukur në botë

2023-11-20 14:50:00, Kulturë CNA
FOTO/ Miss Universe shpall fituesen, kush është gruaja më e bukur
Sheynnis Alondra Palacios Cornejo, Miss Universe 2023

Sheynnis Alondra Palacios Cornejo nga Nikaragua është shpallur si “gruaja më e bukur në botë”. 

Palacios ka hyrë në histori pasi të dielën ajo u bë gruaja e parë nga Nikaragua e shpallur Miss Universe.

Ajo gjithashtu mund të cilësohet si bukuroshja perfekte dhe shumë e zgjuar, dhe kjo ishte evidente me përgjigjen e saj ndaj pyetjes “nëse do të mund të jetonit një vit në këpucët e një gruaje tjetër, kë do të zgjidhnit dhe pse?”

Konkursi vjetor i bukurisë u zhvillua në kryeqytetin e Salvadorit, San Salvador, ndërsa shoqëruesja e parë u rendit Anntonia Porsild nga Tajlanda.

Shqipëria prezantohej në këtë event nga bukuroshja Endi Demneri.

Bukuroshet këtë vit u gjykuan nga një panel ku merrte pjesë modelja Halima Aden, ylli i “Queer Eye” Carson Kressley, influencuesi i TikTok Avani Gregg dhe dy ish-fitueset e Miss Universe, Janelle Commissiong nga Trinidad & Tobago dhe Iris Mittenaere e Miss Universe Francës 2016./CNA





09:26 CULTURE Agim Xhafka

FOR GERMANY, DRIVER!

Lexi was taken early in the morning. He had to catch t...

10:30 CULTURE Besnik Bakiu

Shtetari dhe shkrimtari

Para disa kohësh isha i ftuar në promovimin e librit të Ah...

Lajmet e fundit nga