web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbyllet gara për konkursin e bukurisë/ Kjo është vajza që “rrëmbeu” kurorën e Miss Universe 2023

2023-11-19 08:52:00, Lifestyle CNA
Mbyllet gara për konkursin e bukurisë/ Kjo është vajza
Sheynnis Palacios nga Nikaragua

Sheynnis Palacios nga Nikaragua u kurorëzua Miss Universe 2023 në konkursin e bukurisë, i cili u zhvillua të shtunën mbrëma në kryeqytetin e El Salvadorit, San Salvador. Shoqëruesja e parë e misit u zgjodh Anntonia Porsild nga Tajlanda.

Mbyllet gara për konkursin e bukurisë/ Kjo është vajza

Juria që gjykoi konkurentet e 84 vendeve ishn modelja Halima Aden, ylli i "Queer Eye" Carson Kressley, influencuesin e TikTok Avani Gregg dhe dy ish-fitueset e Miss Universe, Janelle Commissiong nga Trinidad & Tobago. (Miss Universe 1977) dhe Iris Mittenaere e Francës (Miss Universe 2016).

Njëzet gjysmëfinalistet u shpallën të shtunën mbrëma pas rezultateve të garës paraprake dhe pas një televotimi global. Pas prezantimit të miss-eve me bikini, gara u ngushtua, ku u përzgjodhën 10 më të bukurat.

Mbyllet gara për konkursin e bukurisë/ Kjo është vajza

Miss Kolumbia, Camila Avella dhe Miss Puerto Rico, Karla Guilfú, u zgjodhën në top 5, ndërsa një tjetër konkurente e top 10, spanjollja Athenea Pérez, u kurorëzua Miss Congeniality e konkursit./ CNA

Mbyllet gara për konkursin e bukurisë/ Kjo është vajza





Lajmet e fundit nga