LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Del audioja/ Zhaklin Lekatari shantazhohet nga bashkëshorti i Olta Gixharit?

2023-02-06 20:26:00, Lifestyle CNA
Del audioja/ Zhaklin Lekatari shantazhohet nga bashkëshorti i Olta
Olta Gixhari dhe Zhaklin Lekatari

Në rrjet po qarkullon me shpejtësi një audio e opinionistes së “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari, ku dëgjohet të shprehet se partneri i Olta Gixharit e ka shantazhuar.

Zhaklina thotë në audio se ai gjithashtu ka tentuar “ta blejë” me para dhe opinionistja ka vënë në dijeni madje edhe produksionin.

I thashë produksionit sot se burri i Oltës do të më shantazhojë, edhe unë ndihem e ofenduar që mendon që të më blejë me lekë, unë nuk jam Olta nuk blihem, i thashë Sara Hoxhës”, shprehet opinionistja në audio.

Ndërkohë, kujtojmë se në media është aluduar se bashkëshorti i Olta Gixharit është zhvendosur në Shqipëri.

Pak ditë më parë, në natën e spektaklit të “Big Brother VIP”, Olta i kërkoi Arbana Osmanit që t’i ketë kujdes bashkëshortin.

Kjo kërkesë habiti publikun, teksa përflitet se ky bashkëshorti i aktores ka kërkuar që kjo e fundit të dalë nga shtëpia./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga