web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reportage/ Gjirokastra: the other side, the invisible beauty…

2026-04-05 11:46:00, Kulturë Luan Rama

Reportage/ Gjirokastra: the other side, the invisible beauty…

By Luan Rama

After the castle, under whose shadow the city itself was born and grew, Qafa e Pazarit is perhaps the oldest and most famous address in Gjirokastra. It is also the most sought-after address. Perhaps because from Qafa e Pazarit you can choose to go anywhere else in the stone city, whose beauties magically unfold around and around the castle. From there you can take the path to enter the city “perhaps the steepest in the world”, as Ismail Kadare described it.

Ever since the Byzantine chronicler Johannes Kantakouzenos, as evidenced by historical sources, first mentioned Argyrokastra in 1336, the city has grown and impressed with its beauty and grandeur.

The most beautiful and representative work written about Gjirokastra is "Chronicle in Stone" by Kadare, the most well-known and most appreciated Albanian writer in the world.

The novel is a tribute to the city and its people; it is a living monument where history, the city itself, and every stone in it become eternal witnesses.

Gjirokastra, and with it Albania, would today have a Nobel Prize winner in its pantheon of honor, if, paradoxically and shamefully, another Gjirokastra, a former ambassador from among the many who come and go like water in a swamp, had not stopped vomiting bile in the corridors of the Swedish Academy.

Reportage/ Gjirokastra: the other side, the invisible beauty…

The house where Kadare was born, turned into a museum a few years ago, is located a little further down Qafa e Pazarit. The Alley of the Fools connects the writer's house with the house where Enver Hoxha was born, today the city's Ethnographic Museum, one of the most visited centers by the many local and foreign tourists who visit Gjirokastra at any time; a place where history, tradition and memory come together, inviting you to travel back in time.

“…In this neighborhood, the evenings were beautiful and unlike anything else. When I heard people say ''good evening!'', my mind immediately went to the yard of the old man's house, where the boys, who lived in the room outside the house, played the violin, while the old man sat on the chaise longue and smoked his big, black pipe.”

I don't know why this description of Kadare in "Chronicle in Stone" came to mind, as I stood in front of the gate of the writer's house, trying to find with the eyes of my imagination his godfather, enveloped in the smoke that emitted from his large, black pipe and lost in the melody of the music of the young violin.

Perhaps because of a completely pointless debate that has been sparked publicly in recent days, because a well-known host of a television show used, without offense, the expression "like a Yevgut rifle."

Dhe thashë me vete sa mirë që Kadareja e ka shkruar veprën e vet në atë kohë. Në këtë kohë nuk do të mund të na e jepte dot atë pamje “tek oborri i shtëpisë së babazotit, ku jevgjit […] i binin violinës”.

Edhe imzot Nolin, po të qe gjallë e të na rrëfente se si u ndodh edhe ai një herë në ato zijafetet që organizonte ministri i tij i Luftës dhe ku u çudit nga vallet e bukura të jevgjitkave të Shqipërisë, kushedi se si do ta kishin kryqëzuar nëpër ekrane e portale moralizuesit dhe parimtarët e devotshëm të kohës sonë.

Por le t’i lëmë Nolin dhe Kadarenë në paqen e tyre të përjetshme. Letërsia ka ligjet e veta dhe shkrimtarët u binden vetëm ligjeve të letërsisë.

Le ta lemë edhe oborrin e shtëpisë së babazotit të Kadaresë dhe të kthehemi në Qafën e Pazarit. Aty më pret Dorian Veliu, gjirokastriti i mirë nga Fushëbardha.

“FURRA”, NJË NGA ADRESAT

MË TË KËRKUARA TË QYTETIT…

Nuk e kam fjalën për furrën e xha Xhevatit, të Xhevat Avdallit, bukëpjekësit të njohur të Gjirokastrës, i cili u bë edhe më i njohur në mbarë Shqipërinë falë këngës.

Për më shumë se gjashtëdhjetë vjet ai i priu këngës polifonike të Gjirokastrës. U bë njësh me të, aq sa në Gjirokastër edhe sot thonë se Xhevati ishte kënga dhe kënga ishte Xhevati.

Reportage/ Gjirokastra: the other side, the invisible beauty…

Unë për herë të parë e kam parë Xhevat Avdallin në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, të vitit 1978.

E kam njohur prej një kënge të ansamblit të Mirditës. Sepse, Mirdita i kushtoi një këngë gjirokastritit të këngës, një rast i rrallë për atë kohë.

E pat kënduar Lindita Vladi kur qe ende fëmijë e nuk i pati mbushur as dhjetë vjet, lindur e rritur në Kurbnesh. Akoma i mbaj mend disa nga vargjet e asaj kënge:

“Solla zanin n’festival,

kang’ e valle t’moshës time,

lule t’kuqe sot t’i fal

Gjirokastrës trime…”

Në përfundim të këngës Xhevat Avdalli del në skenë e madhe të festivalit dhe me Linditën në krah merr edhe tufën e luleve të respektit dërguar nga Mirdita.

Me Xhevat Avdallin, kënga e bukur polifonike e Gjirokastrës nuk pati vetëm bartësin e vet besnik; pati edhe zërin më përfaqësues, që na e solli dhe e përcolli atë këngë prej një kohe në tjetrën me virtuozitetin e njeriut që, më shumë se zërin, i dha asaj shpirtin. Ndaj nuk mund të jesh në Gjirokastër e të mos kujtosh me nderim edhe Xhevatin e bukës dhe të këngës gjirokastrite.

Dori është ndër më të njohurit e Qafës së Pazarit. Ai, bashkë me të vëllanë, Albanin, kanë ngritur aty një nga bizneset më të suksesshme.

“Furra” për të cilën po ju rrëfej është ndër restorantet më me emër të qytetit. Cilitdo që mund t’i drejtohesh në Gjirokastër për të të ndihmuar me ndonjë restorant ku mund të shijosh kuzhinën aq të famshme të gjirokastritëve, pa asnjë mëdyshje do të të thotë:

“- Shko te ‘’Furra’’ në Qafën e Pazarit.”

Restoranti është gjithmonë plot, sidomos në mbrëmje. Gjallëria e mbrëmjeve në gjithë Qafën e Pazarit është mbresëlënëse dhe është edhe më e magjishme prania e aq shumë njerëzve në atë pak vend.

Me Dorin njihem prej shumë vitesh. Jetonte e punonte në Tiranë, por iku dhe u kthye në Gjirokastër. Ndjehet i kënaqur me punën që bën.

— Eja se do të të shpie andej nga “ana tjetër”, — më thotë, dhe drejton dorën nga ajo pjesë e qytetit ku gjendet universiteti me emrin e albanologut më të madh shqiptar, Eqrem Çabej.

Në fakt, Dori, kur thotë “ana tjetër”, nuk e ka fjalën në kuptimin gjeografik. “Ana tjetër” janë bukuritë e padukshme të Gjirokastrës.

Të dy bashkë marrim tatëpjetë udhës që të shpie andej. Ecim nëpër muzeun e gjallë e të gurtë, duke lënë pas njëra?tjetrës shtëpitë ku, në nivelin e çatisë së njërës, gjenden themelet e tjetrës, dhe shohim se si “qyteti i pjerrët, ndoshta më i pjerrëti në botë”, i ka thyer të gjitha ligjet e arkitekturës dhe urbanistikës.

Reportage/ Gjirokastra: the other side, the invisible beauty…

Aty ku mbaron kalldrëmi dhe nis asfalti, bashkë me rrugën ndryshon edhe pamja e qytetit. Një lagje e dalë boje, me pallatet e kohës së socializmit, na bën të kuptojmë se po “hyjmë” në një kohë tjetër. Mureve të gurtë ua kanë zënë vendin ato me tulla. Uniformiteti është i bezdisshëm, lodhës. Mediokriteti arkitekturor dhe urbanistik ka lënë gjurmën e vet.

Të paktën, bashkia mund dhe duhet të bëjë diçka për të ndryshuar pamjen; të rregullojë fasadat, të riparojë rrugët dhe ndriçimin e qytetit. Por të mendojë edhe më shumë për lulet dhe gjelbërimin. Sepse Gjirokastra nuk është vetëm ajo e gurta. Gjirokastra ka qenë edhe e luleve.

Gratë nikoqire të Gjirokastrës, anetë zemërmira e duararta kanë ditur që mbi gur të rrisin lule, dhe lulet po aq bukur t’i “rrisin” edhe në qëndismat, sixhadetë e qilimat; të gjitha vepra arti prej duarve të tyre.

Edhe në këtë Gjirokastrën tjetër të kohës së socializmit ka plot pasuri e bukuri që duhen shpërfaqur dhe shërbyer.

Universiteti i Gjirokastrës është nderuar me emrin e Eqrem Çabejt. Nuk di të them se sa universiteti e nderon emrin e shkencëtarit të madh, por Gjirokastra — dhe kur them Gjirokastra kam parasysh jo vetëm drejtuesit e bashkisë apo deputetët e zonës, por edhe përfaqësuesit e zërit qytetar — është në borxh me Eqrem Çabejn.

Edhe pse ai është një nga mendjet më të mëdha shqiptare, vëmendja, kujtesa dhe nderimi për të në qytetin e tij nuk kanë një adresë, nuk kanë një shenjë. Shtëpia që duhej të ishte muze është rrënuar. Dhe si ajo janë lënë jashtë vëmendjes dhe përkujdesjes edhe shtëpia e Çerçiz Topullit, edhe shtëpia e Musine Kokalarit.

Në Rrëshenin e Mirditës ku Musineja vuajti internimin e pasburgut, një nga rrugët kryesore të qytetit mban si nderim emrin e shkrimtares nga Gjirokastra. Po, po, të shkrimtares nga Gjirokastra.

Sepse emri i saj, më parë se të bëhej i njohur prej vuajtjeve dhe persekutimit në regjimin komunist, tërhoqi vëmendjen me librat që botoi në fillim të viteve 1940.

Sikur asgjë tjetër të mos kishte shkruar, por vetëm “Siç më thotë nënua plakë” (libër me tregime, që në fakt është një dëshmi unike dhe monumentale për të folmen e Gjirokastrës, botuar më 1941), do të mjaftonte që një monument i saj të nderonte dhe zbukuronte qytetin.

ATY KU GJIROKASTRA E GURËVE SHNDËRROHET NË GJIROKASTRËN E NGJYRAVE

Stefan Arseni na pret në një prej kryqëzimeve atje poshtë. Dori e ka lënë me të që të shkojmë bashkë dhe t’i bëjmë një vizitë në studion e tij të punës, piktorit Stavri Çati.

— Po ta quash plak, të zemërohet, — më thotë Dori. — Dhe mos e pyet për moshën, se nuk ta tregon.

Po ç’lidhje ka mosha me Stefan Arsenin? Vitet për të janë vetëm numra në kalendar. Mosha e tij është ajo e hapave, e ecjes, e ritmit të jetës së mbushur plot. Ai rend sa nga njëra anë në anën tjetër të qytetit, gjithmonë i pranishëm dhe i vëmendshëm kur është fjala për veprimtari që kanë të bëjnë me artin, kulturën, traditën, historinë dhe trashëgiminë.

Elegant dhe me trupin drejt, Stefani ecën i pari dhe, edhe pse është në të nëntëdhjetat, ngjitet shkallëve të pallatit në katin e pestë ku ka studion piktori. Është për t’u patur zili.

Stavri Çaton e gjejmë mbi telajo, mes bojërash, me penelin në dorë. Pas portës që na hapet për të hyrë në studion e tij, mbetur prej kohës kur shteti ndërtonte studio për piktorët dhe skulptorët, në të vërtetë  hyjmë në Gjirokastrën tjetër: në Gjirokastrën e ngjyrave.

Çfarë fati të lindësh piktor dhe të jetosh në Gjirokastër! Magjia e shpirtit të qytetit ndez, ushqen dhe ndih muzën e artistit.

Në tablotë e shumta gjejmë jetën e qytetit, rrugëtimin e vetë piktorit në mbi gjashtëdhjetë vjet krijimtari. Gjejmë Gjirokastrën që ishte dhe që nuk është më.

Ndërsa Stavri nis e më më flet për jetën e vet krijuese nëpër gjithë këto vite, duart krejt pavetëdijshëm ledhatojnë punët e vëna stivë, njësoj siç prindi ledhaton kokën e fëmijës.

— Në këto piktura është e gjithë jeta ime, — thotë ai me emocion.

Më tërheq vëmendjen një kompozim në vaj, me shtëpitë e Gjirokastrës si një mozaik me fytyra njerëzish që ngjajnë si një grup polifonik.

— Është Gjirokastra që vajton. Vajton ikjen, braktisjen, — thotë me dëshpërim artisti. — Janë shtëpitë e mbetura bosh që, më shumë se nga koha, rrënohen nga dhembja, nga mungesa, nga boshi.

— Stavri Çati është njeri i rrallë, — më thotë për të shkrimtari Koço Kosta. — Artist në shpirt, por edhe qytetar me shumë dinjitet. Është njeri fisnik që të imponon respekt.

Koço Kosta nuk është kaq i lirë në lëvdata e vlerësime për të tjerët. Jeta e ka vënë shpesh në sprovë dhe, në jo pak raste, i ka dhënë të drejtë. Por kur flet për Stavrin, nuk heziton të shprehë gjithë emocion, respektin dhe nderimin e tij.

— Eja në shtëpi, do të të tregoj një punë shumë të bukur të Stavrit, — më thotë Koçoja. — Do të të le ta fotografosh; është e vitit 1983.

Shkoj me kënaqësi të veçantë dhe, mes shumë pikturave e relikteve, akuareli i Stavrit, i titulluar “Murgana”, është vënë në krye të vendit dhe është nga punët më të dashura për shkrimtarin dhe bashkëshorten e tij.

— Është një peizazh nga Sotira e tij, -thotë Koçoja.

Dhe me gjasë, ai lirizëm i beftë e aq poetik që dominon punët e Stavri Çatit e ka burimin në Sotirën e bukur.

— Kam patur një mik të mirë nga Sotira, — i them jo pa krenari.

Ai gjithë sy e veshë pret se për kë e kam fjalën.

— Profesor Theodhori Bejin, — vijoj unë.

— Eh, ç’burrë që qe! — vijon Stavri, dhe të dy nisim e  sjellim në bisedë mbresa për njeriun e mirë që rron në kujtimet e atyre që e patën njohur e që punuan me të.

Kalaja, shtëpitë e gurta, sokakët dhe rrugicat me kalldrëm të qytetit nuk ia kanë zbehur lirizmin Stavri Çatit. Por, mendoj se edhe pasioni dhe përkushtimi për kostumografinë ia kanë latuar më shumë, ia kanë bërë më elegant.

— Kostumet popullore janë një pasuri e paçmuar e Gjirokastrës, që mbartin dhe trashëgojnë vlera të rralla, por që po shkatërrohen, — thotë me trishtim mjeshtri, i cili është marrë gjithë jetën me kostumet e pasura e të larmishme të Gjirokastrës dhe zonave përreth: Dropullit, Lunxherisë, Zagorisë, Pogonit, Kurveleshit të Poshtëm, Labërisë.

Reportage/ Gjirokastra: the other side, the invisible beauty…

Çfarë ekspozohet dhe shitet sot, shumica nuk janë kostume popullore. Janë sajesa pa asnjë vlerë dhe, ç’është më e keqja, këto lloj kostumesh gjenden edhe nëpër muzetë tona, — nënvizon me shqetësim Stavri Çati, duke shpjeguar se kostumet popullore, që të jenë të tilla dhe të kenë vlerë, duhet t’u nënshtrohen disa rregullave strikte: duke nisur nga etimologjia e tyre, motivet, mënyra e qepjes, koha dhe vendi i prodhimit, materiali i përdorur e kështu me radhë.

Stavri Çati; artisti, piktori, etnografi, kostumografi, studiuesi e mbi të gjitha, qytetari i mirë dhe patriot, është njëri prej atyre që me artin e vet i ka dhënë Gjirokastrës një pjesë të çmuar të bukurisë së padukshme të saj.

ËSHTË MINIERË E ARTË GJIROKASTRA…

Ja, kështu më tha Koço Kosta kur i thashë se po shkruaj një reportazh për “anën tjetër të Gjirokastrës”. Dhe ka të drejtë.

Sepse Gjirokastra nuk është vetëm ajo që vizitohet, ajo që duket nga larg dhe nga afër. Gjirokastra është edhe ajo që përjetohet.

Gjirokastra nuk i ka dhënë Shqipërisë vetëm Ismail Kadarenë. I ka dhënë edhe shkrimtarë të tjerë.

Dritëroi ynë ka qenë nxënës në gjimnazin e Gjirokastrës. Aty nisi ai të ndjejë Dritëronë që do të vinte.

Nga Gjirokastra është edhe Mumtaz Dhrami. Emër shumë i madh. Prej veprës dhe kontributit si qytetar, si artist, si intelektual. Njëri nga skulptorët tanë më të shquar.

Viti 2026 është viti i nëntëdhjetëvjetorit të lindjes së skulptorit.

Sa nder do t’i bënte vetes bashkia e Gjirokastrës po ta shpallte vitin 2026 “Vitin e Mumtaz Dhramit” e, me këtë rast, t’i rikthente qytetit një përmasë të munguar: galerinë e arteve.

Le ta marrë kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Mumtaz Dhramin dhe ta ulë në krye të vendit siç e meriton, se kështu nderon Gjirokastrën. Le ta marrë edhe Ksenofon Dilon, “djaloshin” 93-vjeçar, se edhe ai është një tjetër artist i madh që Gjirokastra i dha Shqipërisë.

Imagjinoni për një moment gjithë kohën e mbetur të vitit të mbushur me veprimtari arti e kulture, me ekspozita dhe konferenca, me Mumtaz Dhramin dhe Ksenofon Dilon në krye e dhjetëra e dhjetëra artistë, piktorë e skulptorë, shkrimtarë e muzikantë, etnografë e kritikë nga Gjirokastra, Shqipëria mbarë, por edhe nga Kosova e viset e tjera shqiptare, nga bota arbëreshe e gjithkund tjetër ku jetojnë shqiptarë, të gjithë mbledhur në Gjirokastër, për të kuptuar se çfarë dimensioni e vlere do t’i jepnin qytetit e jetës së tij.

Në këtë mënyrë bashkia e Gjirokastrës do t’i shpëtonte nderin vetes. Është ende në kohë. Le t’ia nisë punës duke nxjerrë nga burgu e harresa pasurinë e madhe të veprave të artit që i ka lënë kthinave të kalasë. Të programojë dhe të organizojë ekspozita, takime e festivale me skulptorë dhe me piktorë shqiptarë e të huaj, me të famshëm, të afirmuar e të rinj.

Le të mësojnë drejtuesit e bashkisë nga ajo që bën prej kohësh botuesi i njohur dhe miku i piktorëve e skulptorëve, Fatmir Toçi. Kush nuk do të donte të vinte në Gjirokastër!…

Në Palortonë, atje ku Sokaku i të Marrëve lidh shtëpinë ku u lind Enver Hoxha me shtëpinë ku u lind Kadareja, vetëm pak më poshtë ka banuar edhe një tjetër gjirokastrit: Vangjel Koça.

Ai qe gazetar, përkthyes, publicist dhe kritik e mendimtar në periudhën mes dy luftrave botërore, i njohur me emrin e penës Vangjo Nirvana. Një nga mendjet më të ndritura të kohës së vet bashkë me gjirokastritin tjetër Branko Merxhani.

Themeluesi i neoshqiptarizmës, Merxhani është po aq edhe themeluesi i sociologjisë shqiptare. Vizionar e me kurajon e njeriut të angazhuar, bashkë me Vangjel Koçën, u përpoqën të krijonin një sistem të mendimit modern shqiptar.

Emrat e tyre dhe, edhe emra të tjerë prej të mëdhenjve që Gjirokastra i dha Shqipërisë, historisë e identitetit të saj mungojnë në një monument apo basorelief që gjendet në një anë a kthinë të Sheshit të Çerçizit. Në fakt fjala më korrekte në kuptimin profesional për të është altorelif, që në shqip do të thotë reliev i lartë, prej se figurat dalin më shumë se gjysmën e volumit të tyre jashte sfondit. Nën titullin “NDERI I QYTETIT” aty janë vendosur portretet e Eqren Çabejt, Vasil Labovitit (mjek i shquar), Musine Kokalarit, Reuf Ficos (diplomat) dhe Ismail Kadaresë.

Po përse vetëm këta e jo të tjerë po aq të famshëm?

Përse nuk është aty edhe Koto Hoxhi, patrioti i madh i arsimit e dijes që shkonte shtëpi më shtëpi në Gjirokastër e jepte mësim falas për fëmijët?

What about Pandeli Sotiri? What about Muço Qulli? What about Hamit Kokalari? What about Thoma Papapano? What about Hysen Hoxha? What about Zihni Sako? What about Xhanfize Keko, the beloved Xhani of such beautiful films? What about Feim Ibrahimi? What about Jorgo Bulo? What about Lefter Dilo? What about Farudin Hoxha, the academic and talented engineer of the hydroelectric dams that keep Albania light?

What about the first Albanian scientist Sabiha Kasimati, why isn't she in the "Honor of the City"?!

Ladies Kasimati and Kokalari, before being victims of the communist regime, were intellectuals, one a scientist and the other a writer, but for these merits they are not mentioned or recognized as much as they should be, because politics has only been able to talk about them as persecuted by the communist regime.

But who better than the municipality and Gjirokastra itself can speak and be proud of them?

I mentioned only a few names, without wanting at all and without pretending to write the history of Gjirokastra. Because above all, it is not my place and I cannot do it. But, I can express an opinion. Gjirokastra has many, many others who have left their mark and who deserve respect. By honoring them, we understand and know Gjirokastra itself even better.

Because that is what Gjirokastra is. Just like with houses where, at the level of the roof of one, the foundations of the other are found, it also happens with its great names. At the height of the name of one, the “foundations” of the height of the other are found. And all together they create the mosaic that is found in the “gold mine”, in what is the other side of Gjirokastra — the invisible beauty, which the cicerones do not mention.





Lajmet e fundit nga