web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati ndaj biznesmenit në Elbasan/ Shoqërohet një shtetas që përdori automjetin e autorëve

2025-12-01 20:43:00, Kronika CNA

Atentati ndaj biznesmenit në Elbasan/ Shoqërohet një shtetas

Një shtetas është shoqëruar mbrëmjen e sotme në ambientet e Policisë së Elbasanit, si një prej autorëve të dyshuar për atentatin e së dielën ndaj një biznesmeni.

Siç raportohet, bëhet fjalë për një shtetas me iniciale N.GJ., me origjinë nga Lezha.

Po ashtu, policia po ushtron kontroll në një banese e në Lezhë e cila dyshohet se i përket një personi të ndaluar nga policia e Elbasanit për vrasjen e ndodhur një natë më pare.

Sipas informacioneve, ky shtetas është shoqëruar në komisariat, pasi është parë të qarkullonte me automjetin e përdorur nga autorët e vrasjes.

Atentati u krye mbrëmjen e së diel, pranë një pike karburanti në Unazën jugore të Elbasanit, ku biznesmeni 43-vjeçar E.M. u qëllua me dy plumba në kokë brenda makinës së tij./CNA





Lajmet e fundit nga