LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Burri që humbi jetën në Londër dyshohet se është shqiptar/ BBC: Asnjë reagim nga familjarët

2024-02-21 14:44:00, Kronika CNA
Burri që humbi jetën në Londër dyshohet se është
Portreti i burrit që dyshohet se është me origjinë nga Shqipëria

Detektivët kanë publikuar një imazh të një burri që u rrëzua në një rrugë në perëndim të Londrës dhe vdiq 10 ditë më vonë në spital, me shpresën se familja do të kërkonte trupin e tij, raporton BBC. 

Mjekët e ndihmës e gjetën burrin, që besohet të jetë shqiptar, në Sixth Avenue, më 6 tetor. Ai u dërgua në spital ku vdiq 10 ditë më vonë. Policia ka nxjerrë edhe një imazh të një tatuazhi në krahun e tij të majtë.

"Ne kemi kryer një numër kontrollesh për të tentuar të identifikojmë njeriun, duke përfshirë kontrollimin e përshkrimeve të çdo personi që është raportuar i zhdukur në zonë, por ende nuk kemi qenë në gjendje të kuptojmë se kush është ai", u shpreh  Julia Morrow.

Policia njofton se burri kishte veshur vetëm pantallona dhe nuk kishte me vete asnjë send identifikimi apo sende personale.

Në pamjet, policia tha se ai dëgjohej duke folur me veten në një gjuhë të huaj, për të cilën besohet se ishte në shqip. 
Ai përshkruhet si i bardhë, i moshës 40-vjeçare dhe jo shumë i shëndoshë./CNA 

 

Lajmet e fundit nga