LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Burri dhe gruaja kapen me drogë/ Asgjësohen 115 bimë narkotike në Shkodër

2023-09-27 09:37:00, Kronika CNA
Burri dhe gruaja kapen me drogë/ Asgjësohen 115 bimë narkotike
Foto ilustruese

Policia ka vijuar aksionin policor të koduar "Seized" ku ka goditur rastet e kultivimit të drogës.

Si pasojë janë kapur një çift i cili kultivonte bimë narkotike kanabis. Gjatë kntrollit janë evidentuar dhe janë asgjësuar 115 bimë narkotike. Në pranga është vënë shtetasi F. G., 38 vjeç, ndërsa nën hetim është vënë gruaja e tij shtetasja D.G, 34 vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, pas një pune hetimore disamujore, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seized”, për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale.   

Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Qerret, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies, 115 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.   

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. G., 38 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen D. G., 34 vjeçe, banues në Shkodër.”, njofton policia./ CNA

Lajmet e fundit nga