Israeli Minister Ben-Gvir provokes with the visit to the Temple Mount
Israeli media showed images and video of Security Minister...

Forcat ruse kryen sulme ajrore në zona të shumta në Ukrainë gjatë natës, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se Rusia mund të intensifikojë sulmet me dronë të prodhuar nga Irani. Ndërkohë, forcat ruse vazhduan edhe sot bombardimin e disa qyteteve ukrainas në rajonin lindor të Donetksut. Përmes një fushate afatgjatë të sulmeve me dronë, Rusia synon të rraskapitë popullin ukrainas dhe të shkatërrojë mbrojtjen ajrore të vendit, tha presidenti Zelensky.
Zyrtarët ukrainas thanë të martën se Rusia ka goditur me raketa dhe artileri qytetin e Druzhkivkës në rajonin lindor të Donetskut, si dhe Kharkivin në verilindje të Ukrainës dhe Dnipropetrovskin në pjesën juglindore të vendit.
Nga bombardimet ruse të hënën në rajonet në jug të Khersonit, që u rimorën së fundmi nga forcat ukrainase, u vranë dy njerëz dhe u plagosën nëntë të tjerë, tha sot guvernatori ukrainas i Khersonit Yaroslav Yanushevich. Ai theksoi se forcat ruse e goditën 32 herë me raketa qytetin e Khersonit të hënën.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha gjatë një video fjalimi mbrëmë se qeveria e tij ka informacione se Rusia po planifikon më shumë sulme me dronë.
"Kanë kaluar vetëm dy ditë nga fillimi i këtij viti dhe numri i dronëve iranianë të rrëzuar mbi Ukrainë tashmë ka arritur në mbi 80. Sulmet me dronë mund të intensifikohen gjatë këtyre javëve. Ne kemi informacione se Rusia po planifikon një sulm afatgjatë me dronë iranianë ‘Shahed’. Ata mendojnë se këto sulme do të shkaktojnë rraskapitjen e njerëzve tanë dhe mbrojtjes tonë ajrore. Por ne duhet dhe do të bëjmë gjithçka për t’u siguruar që ky qëllim i terroristëve të dështojë, si gjithë të tjerët. Sot, unë përgëzojë Komandat Ajrore të Qendrës, Jugut dhe Lindjes për mbrojtjen e suksesshme të hapësirës sonë ajrore gjatë këtyre ditëve", tha ai.
Që nga shtatori, forcat e armatosura të Ukrainës kanë rrëzuar gati 500 dronë, tha sot zëdhënësi i forcave ajrore të Ukrainës, Yurii Ihnat gjatë një intervistë televizive për rrjetin “Ukrinform”.
Të hënën, Rusia tha se 63 ushtarë të saj u vranë të shtunën nga sulmet me raketa të ushtrisë ukrainase mbi qytetin Makiivka në pjesën e kontrolluar nga Rusia të rajonit ukrainas të Donetskut.
Ky është një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj forcave ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë më shumë se dhjetë muaj më parë.
Ndërkohë, Ukraina dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë një takim në Kiev më 3 shkurt për të diskutuar mbështetjen financiare dhe ushtarake, tha zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky në një deklaratë të lëshuar të hënën. Presidenti Zelensky diskutoi detajet e takimit të nivelit të lartë me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në telefonatën e tij të parë të vitit, thuhet në deklaratë. Dy udhëheqësit biseduan për furnizimin me armë "të përshtatshme" dhe një program të ri ndihme financiare prej 19 miliardë dollarësh për Ukrainën. Sipas deklaratës, zoti Zelenskyy kërkoi që kësti i parë i kësaj ndihme të dërgohej këtë muaj./ VOA
Israeli media showed images and video of Security Minister...
In Germany, there were 45.6 million employees last year, a...
"Do you mean a person who walks on a thin wire and, in ord...
The NATO peacekeeping mission in Kosovo, KFOR, announced o...
China on Tuesday condemned new COVID-19 testing requiremen...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar ...
"For me and my family, he was always like a father", says ...
Në janar, anëtari liberal i Gjykatës, 83-vjeçari Stephen B...
The European Parliament said on Monday it has started a pr...
Ukraine and the European Union will hold a meeting in Kiev...
The 118th session of the United States Congress begins Tue...
The year 2022 was announced in Serbia as a turning point a...
Ish krerët e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi,...
European Commission President Ursula von der Leyen on Janu...
A member of the United Kingdom Embassy in Kosovo was invol...
Rusia goditi me një sërë dronësh Ukrainën, në një tjetër n...
3 janar 2023, Banka Kombëtare Bullgare do të nxjerrë në qa...
Iran's Supreme Court confirmed another death sentence for ...
A 29-year-old woman threw her 11-month-old baby into a dam...
Bob Marley ka pasur mjaft ndikim gjatë shekullit të 20...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred this evening in the village of Vranis...
An operation carried out by the National Police and the P...
The police have issued an official response regarding the ...
A serious accident has reportedly occurred on the Cërrik-M...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
The number of theft-related crimes has increased following...
The leader of the Democratic League of Kosovo, Lumir Abdix...
President Donald Trump has opposed the immigration agency'...
Serbian President Aleksandar Vučić said on July 15 that th...
Electricity was restored in Cuba today, after a third outa...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Beekeeping has expanded significantly in recent years, bec...
Employment in 2025 was characterized by a slight decline a...
A few weeks after the dissolution of the Transparency Boar...
Albania, along with other Western Balkan countries, risks ...