The CDU demands a quick decision on keeping the nuclear power plants DW | 04.08.2022
The continued operation of the three remaining German ...

Pas deklaratave të ish-kancelarit Gerhard Shröder se Rusia është e gatshme për arritjen e një zgjidhjeje në luftën e Ukrainës përmes bisedimeve, pati kritika të ashpra nga Kievi. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se është "e neveritshme" kur "ish-udhëheqësit e shteteve të fuqishme me vlera evropiane punojnë për Rusinë, e cila lufton pikërisht kundër këtyre vlerave". Nëse qeveria e Moskës do të donte vërtet përfundimin e luftës ajo "nuk do të kishte dërguar përforcime në Ukrainën jugore dhe nuk do të kishte kryer vrasje masive në territorin ukrainas", tha presidenti ukrainas.
Në një intervistë me revisten "Stern" dhe stacionin televiziv privat RTL Gerhard Shröder ishte shprehur për "lajme të mira" pas vizitës javën e kaluar në Moskë. "Kremlini dëshiron një zgjidhje përmes negociatave", tha ish-kancelari. Sipas tij një nga sukseset e para ishte marrëveshja për eksportin e grurit nga Ukraina dhe "ndoshta kjo mund të zgjerohet ngadalë në një armëpushim."

Procedurë për përjashtim nga partia SPD
Për shkak të qëndrimit të tij ndaj luftës së Ukrainë, punës së tij për kompanitë ruse të energjisë si dhe afërsisë së tij me presidentin Vladimir Putin, Partia Social-Demokrate gjermane (SPD) po zhvillon aktualisht një procedurë për përjashtimin nga partia të Shröderit. Rezultati pritet të shpallet së shpejti.
Sekretari i Përgjithshëm i partisë liberale FDP, Bijan Djir-Sarai, e akuzoi Schröder-in se kishte sulmuar qeverinë federale në emër të Putinit. "Shröderi vepron si zëdhënësi i Putinit në Gjermani dhe lejon me vetëdije që Kremlini ta përdorë si pararojë për të dobësuar pozitën e qeverisë federale”, tha ai për gazetën "Bild”. Ish-kancelari duket se e ka "humbur plotësisht lidhjen me realitetin” dhe po përhap në Gjermani "propagandë të pastër të Kremlinit”.
Kurse Dietmar Bartsch, kreu i grupit parlamentar të partisë E Majta, e vlerësoi vizitën e Shröderit. "Sigurisht që kemi nevojë për një zgjidhje përmes negociatave," tha Bartsch për gazetat "Rheinische Post" dhe "General-Anzeiger". "Nëse Schröder mund të japë një kontribut për këtë, atëherë ne duhet ta përdorim atë."
Bartsch kritikoi edhe vlerësimet e ministres së Jashtme Annalena Baerbock, sipas së cilës aktualisht një zgjidhje diplomatike nuk është e realizueshme.
Lavde nga mediat ruse
Nga ana tjetër edhe shumë media ruse e shohin ish-kancelarin Gerhard Shröder si shpëtimtar të Evropës nga dimri i ftohtë dhe si ndërmjetës në luftën në Ukrainë. Gazeta Izvestia thekson besnikërinë e Shröderit ndaj Putinit dhe shkruan se "ish-kancelari refuzoi të kërkonte falje për miqësinë e tij me Putinin". Më tej në gazeta shkruan se bisedimet janë më të mira se heshtja dhe se situata në Ukrainë mund të zgjidhet me ndihmën e diplomacisë. Gazeta citon ish-kancelarin Shröder të ketë thënë se Kremlini është gati për negociata paqeje dhe duke iu referuar fjalëve të Shröderit kritikon që "vendet evropiane, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, nuk po bëjnë mjaftueshëm për këtë".
"A erdhi 'miku i Putinit' në Moskë për të shpëtuar Gjermaninë dhe për t'i dhënë fund operacionit special ushtarak?" - është titulli i një artikulli në portalin online Deita.ru. Më tej në artikull shkruhet se Shröder ndoshta qëndroi për vizitë në Moskë për t'i shpëtuar gjermanët nga një "i ftohtë i tmerrshëm" që i pret si dhe për të vepruar si ndërmjetës në konfliktin e Ukrainës. Megjithatë nëse do të ketë bisedime ruso-ukrainase për paqe, Kremlini ndoshta do të bëjë lëshime vetëm, nëse kancelari Scholz do të heqë dorë në këmbim nga ndihma ushtarake për Ukrainën./DW
The continued operation of the three remaining German ...
NATO Secretary General Jens Stoltenberg said Thursday that...
The President of Kosovo, Vjosa Osmani, has criticized ...
Iran said it has arrested 10 militants suspected of be...
Three more ships filled with grain will leave Ukraine on A...
The chairman of the Defense Committee in the Bundestag...
From the 'Voice of God' to the 'Heat Gun', below we'll...
China launched unprecedented live-fire military exerci...
A Russian court on Thursday sentenced American basketb...
Security experts estimate that the calm in the north o...
Tensions between Jerusalem and Moscow are rising after...
The US Senate on Wednesday approved the admission of S...
Ukraine said on Thursday it had repelled multiple Russ...
Six areas around Taiwan have been selected for Chinese "co...
Kina nisi stërvitje të paprecedentë ushtarake me zjarr të ...
In an interview with Radio Free Europe's Georgian Service,...
German Chancellor Olaf Scholz today accused Russia of bein...
Forcat ruse pretendojnë se kanë shkatërruar një depo armës...
When Russia attacked Ukraine in late February, many or...
The US Senate will vote on Wednesday to admit Finla...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...