Accident on the Elbasan-Librazhd axis / Vehicle goes off the road, young man loses his life
A serious accident occurred this afternoon on the Elbasan-...
A serious accident occurred this afternoon on the Elbasan-...

Kuvendi i Kosovës ka miratuar zgjatjen e masave emergjente për energji edhe për një muaj, ashtu siç kishte propozuar Qeveria e Kosovës.
Kjo është hera e pestë që brenda këtij viti, deputetët votojnë për zgjatjen e këtyre masave dhe masat janë në fuqi që nga korriku i këtij viti.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në seancën parlamentare të 8 dhjetorit tha se masat duhet të zgjaten për shkak të krizës energjetike në Evropë.
Kundër zgjatjes së këtyre masave ishin deputetët opozitarë, të cilët thanë se ekzekutivi vetëm po kërkon zgjatjen e tyre, por nuk po bën veprime konkrete për të përmirësuar situatën me energji elektrike.
Deputetët opozitarë kërkuan sqarime nga ministrja Rizvanolli se çfarë veprimesh ka marrë Qeveria për përmirësimin e situatës gjatë periudhës sa janë në fuqi masat emergjente për energji. Por, Rizvanolli nuk iu është përgjigjur pyetjeve të deputetëve opozitarë.
Ish-ministri i Energjisë, Ethem Çeku, tha se zgjatja e masave emergjente nuk zgjidh problemet me të cilat përballet Kosova në fushën e energjisë.
Sipas tij, rruga e vetme e Qeverisë së Kosovës për të zbutur problemin me energji elektrike, është kthimi në funksion i blloqeve të termocentralit Kosova A.
?Duhet hyrë në rehabilitim të thellë të atyre blloqeve dhe t?i hapim dyert sektorit privat për investime në sektorin e energjisë alternative. Masat emergjente asnjëherë nuk kanë dhënë rezultate. Rezultate japin vetëm politikat zhvillimore të sektorit të energjisë?, tha Çeku për Radion Evropa e Lirë.
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) operon me dy termocentrale në Obiliq, të cilat prodhojnë energjinë nga thëngjilli - Termocentrali ?Kosova A? dhe ?Kosova B?.
Kapacitetet e tyre prodhuese janë 500 deri në 800 megavate energji elektrike në orë.
Termocentrali ?Kosova A? përbëhet nga pesë blloqe punuese. Por, sipas planit aktual të KEK-ut, në prodhim përdoren dy blloqe të këtij termocentralit.
Njëri prej tyre është rezervë si pasojë e vjetërsisë, ndërkaq blloqet A1 dhe A2 janë jashtë pune, pa status të definuar.
Masat emergjente për energji përfshijnë masa të kursimit të energjisë elektrike nga të gjitha institucione si ndalimin e përdorimit të rrymës për mihjen e kritpovalutave.
Në masat emergjente për energji parashihet mbështetja e Operatorit të Sistemit të Transmisionit të Tregut (KOSTT), që ky operator të ndërmarrë masat e duhura për të ofruar siguri të sistemit elektro-energjetik.
Sipas këtyre masave, Ministria e Ekonomisë obligohet që në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, të propozojnë masa mbështetëse për qytetarët me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjatë muajve të dimrit.
Po ashtu, Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me KEK-un, duhet të propozojnë masa shtesë për të siguruar energji të mjaftueshme elektrike gjatë muajve të dimrit.
Konsumatorët në Kosovë tashmë janë paralajmëruar nga Qeveria se do të përballen me një dimër të vështirë, për shkak të krizës së energjisë që ka mbërthyer Evropën.
*Video nga arkivi: Zotësia e gruas për një Kosovë më të gjelbër
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, më herët kishte deklaruar për Radion Evropa e Lirë se nuk ka asnjë garanci se gjatë dimrit mund të ketë furnizimi stabil me rrymë në Kosovë.
Konsumi i energjisë elektrike në Kosovë sipas Kompanisë për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka arritur në mbi 1100 megavatë në orë, për çka sipas tyre, nevojitet një sasi e konsiderueshme e energjisë elektrike të importohet me qëllim të përmbushjes së kërkesës.
KEDS njoftoi më 5 dhjetor se çmimi i energjisë elektrike në berzat rajonale ka arritur në mbi 400 euro për megavat orë.
Kjo rritje, sipas KEDS-it, është afër 100 për qind më e lartë krahasuar vetëm me një javë më parë kur çmimi për një megavat ishte rreth 250 euro.
Në ditë dimri kur temperaturat janë më të ulëta nevojat për energji elektrike arrijnë deri në 1.300 megavate në orë, derisa kapacitetet e prodhimit në Kosovë janë jo më shumë se 800 megavatë rrymë në orë.
Kjo diferencë importohet nga jashtë. Sipas Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Kosova ka importuar vitin e kaluar 1.311.461 megavate rrymë./ REL
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë këmbyer të basketbo...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të enjten se ...
Qindra gazetarë dhe punonjës të tjerë të së përditshme...
Another case of violence was recorded in Kosovo, where...
The sister of Iran's supreme leader has condemned the crac...
Chancellor Olaf Scholz was pleased: In his last video mess...
Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evro...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se rreziku i përd...
The spokesperson of the European Union for Foreign Affairs...
Protestat e dhunshme shpërthyen në qytetin e Selanikut në ...
As of yesterday, reporters and editors at The New York Tim...
Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evro...
The Russian President, Vladimir Putin, has said that the t...
The biggest drop in Chinese exports since the start of the...
Former German Chancellor Angela Merkel has defended her de...
China lifted the rule on the isolation of people with ...
Two explosions were recorded this evening in North Mitrovi...
The Taliban administration of Afghanistan has sentence...
The President of the European Commission, Ursula von d...
The white papers have become a symbol of protest for m...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious accident occurred this afternoon on the Elbasan-...
The Police Supervision Agency has arrested two police offi...
The 18-year-old who stabbed a citizen in the premises of t...
A road accident occurred this Thursday on the Tirana-Elbas...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
A magnitude 5.9 earthquake struck New Zealand's South Isla...
The only Albanian MP in the Serbian Parliament, Shaip Kamb...
European Union Enlargement Commissioner Marta Kos has reac...
In the Chamber of Deputies (Camera dei Deputati) in Rome, ...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Around 97,100 people are employed in regulated professions...
Albania continues to be the main destination for vacatione...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.1 lek an...
Beekeeping has expanded significantly in recent years, bec...