He raped the student/ The teacher is arrested in Kosovo
Another case of violence was recorded in Kosovo, where...

Qindra gazetarë dhe punonjës të tjerë të së përditshmes amerikane, “New York Times”, kanë hyrë të enjten në grevë, për herë të parë në më shumë se 40 vjet
Gazetarët dhe anëtarë të tjerë të sindikatës së Nju Jorkut NewsGuild thonë se u ka humbur durimi nga zvarritja e negociatave për një marrëveshje, që kur kontrata e tyre skafuan në mars të vitit 2021.
Sindikata NewsGuild , që përfaqëson punonjësit që janë në grevë, njoftoi javën e shkuar se 1100 punonjës do të hynin në grevë nga mesnata e të enjtes nëse palët nuk arrinin një marrëveshje për kontratat e tyre.
NewsGuild njoftoi të enjten në mëngjes në Twitter se “punonjësit ishin në grevë, e para prej 40 vjetësh”. Sindikata tha se “vendimi për të refuzuar për të punuar nuk është i lehtë, por anëtarët tanë do të bëjnë gjithçka duhet për një redaksi më të mirë lajmesh për të gjithë”.
Negociatat u zhvilluan të martën e të mërkurën, por palët nuk arritën të bien dakord mbi çështje që përfshinin pagat, politikat e punës në distancë dhe sistemin e vlerësimit të punonjësve të kompanisë, që sindikata thotë se diktohet nga paragjykimet racore.
Të mërkurën në mbrëmje sindikata njoftoi në Twitter se dështimi i marrëveshjes i hapte rrugë grevës.
"Ishim të gatshëm të punonim aq sa të ishte e nevojshme për të arritur një marrëveshje të drejtë," tha sindikata, "por drejtuesit e kompanisë u larguan para 5 orësh. Ne e dimë vlerën që kemi," shtoi sindikata.
Por zëdhënësja e gazetës “New York Times”, Danielle Rhoades Ha, tha se palët ishin ende në negocime kur kompania u njoftua se greva do të kryhej. “Është zhgënjyese që ata po ndërmarrin një akt kaq të skajshëm”.
Zonja Rhoades Ha i tha agjencisë “Associated Press” se kompania është e përgatitur të vazhdojë pasqyrimin e lajmeve, duke u mbështetur tek korrespondentët ndërkombëtarë dhe gazetarë të tjerë që nuk janë anëtarë të sindikatës.
Redaktori ekzekutiv i gazetës, Joe Kahn i dërgoi një email redaksisë së lajmeve të enjten ku shkruante se publikimi i gazetës ditën e enjte do kishte një përmbajtje “të fortë”, por përgatitja e lajmeve do ishte “më e vështirë se zakonisht”, njoftoi vetë gazeta në artikullin e saj për grevën.
Në një njoftim dërguar stafit të martën mbrëma, zëvendës redaktori i përgjithshëm Cliff Levy e quajti grevën e planifikuar "për t’u habitur" dhe "një moment shqetësues mes negociatave mbi një kontratë të re." Ai tha se kjo do të ishte greva e parë e sindikatës që nga viti 1981 dhe "kryehej pavarësisht përpjekjeve të kompanisë për të arritur një marrëveshje”.
Por në një letër javën e kaluar, të nënshkruar nga më shumë se 1,000 punonjës, sindikata NewsGuild tha se drejtuesit kanë "tërhequr këmbët zvarrë" për gati dy vjet dhe se "koha për të arritur një kontratë të drejtë" deri në fund të vitit po mbaronte.
Sipas sindikatës, kompania u kishte thënë punonjësve qe do të hynin në grevë se nuk do të paguheshin ditën e protestës. Atyre iu kërkua gjithashtu të punonin me orë shtesë në mënyrë që të linin çdo gjë gati para grevës.
Në vitet e fundit gazeta “New York Times” është përballur me disa protesta, e fundit, protesta gjysmë ditore në muajin gusht nga punonjësit e teknologjisë që pretenduan praktika të padrejta pune. Greva e fundit që shkaktoi ndërprerjen e publikimit të gazetës ndodhi në 1978 dhe zgjati 88 ditë./ VOA
Another case of violence was recorded in Kosovo, where...
The sister of Iran's supreme leader has condemned the crac...
Chancellor Olaf Scholz was pleased: In his last video mess...
Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evro...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se rreziku i përd...
The spokesperson of the European Union for Foreign Affairs...
Protestat e dhunshme shpërthyen në qytetin e Selanikut në ...
As of yesterday, reporters and editors at The New York Tim...
Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evro...
The Russian President, Vladimir Putin, has said that the t...
The biggest drop in Chinese exports since the start of the...
Former German Chancellor Angela Merkel has defended her de...
China lifted the rule on the isolation of people with ...
Two explosions were recorded this evening in North Mitrovi...
The Taliban administration of Afghanistan has sentence...
The President of the European Commission, Ursula von d...
The white papers have become a symbol of protest for m...
Revista Time e ka zgjedhur presidentin ukrainas, Volod...
Germany arrested 25 members and supporters of a far-right ...
The chairman of the Innovative Party and at the same t...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious accident occurred this afternoon on the Elbasan-...
The Police Supervision Agency has arrested two police offi...
The 18-year-old who stabbed a citizen in the premises of t...
A road accident occurred this Thursday on the Tirana-Elbas...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
A magnitude 5.9 earthquake struck New Zealand's South Isla...
The only Albanian MP in the Serbian Parliament, Shaip Kamb...
European Union Enlargement Commissioner Marta Kos has reac...
In the Chamber of Deputies (Camera dei Deputati) in Rome, ...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Around 97,100 people are employed in regulated professions...
Albania continues to be the main destination for vacatione...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.1 lek an...
Beekeeping has expanded significantly in recent years, bec...