Dissatisfaction with the salary scale in the public sector in Kosovo
The government of Kosovo approved on Wednesday the sal...

Rusia po përqendron fuqinë e saj ushtarake në rajonin e Luhanskut në Ukrainë, thanë zyrtarët të mërkurën, në një lëvizje që Kievi dyshon se është përgatitje për një ofensivë ndërsa afrohet përvjetori i parë i sulmit nga Moska.
Po të mërkurën, qeveria e Presidentit Volodimir Zelenskyy vijoi përpjekjet për goditjen e korrupsionit . Ligjvënësi David Arakhamia tha se qeveria shkarkoi disa zyrtarë të nivelit të lartë.
Zoti Zelenskyy u zgjodh në 2019 me premtimin për të luftuar korruspsionin që e kishte përfshirë vendin prej një kohë te gjatë si edhe si një kundërshtar i klasës së atëhershme politike. Dyshimet e fundit për korrupsion vijnë në një moment kur aleatët perëndimorë po japin miliarda dollarë për të ndihmuar Kievin në luftën ndaj Rusisë dhe në kohën kur qeveria e zotit Zelenkyy po ndërmerr një sërë reformash pasi synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Haidai tha se forcat e Kremlinit në fushën e betejës, po përzënë banorët që jetojnë afër vijës së frontit në zonat e kontrolluara nga rusët.
“Trupat ruse po transferohen me shpjetësi në rajon dhe ata me siguri po përgatiten për diçka në lindje të frontit, në muajin shkurt”, tha zoti Haidai.
Instituti për Studimet e Luftës tha se në muajt e ardhshëm “pritet një ofensivë e re”. Kjo ofensivë mund të përkonte me përvjetorin e sulmit më 24 shkurt.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës njoftoi të mërkurën se Rusia po përqëndron gjithashtu përpjekjet e saj në krahinën fqinje Donetsk, veçanërisht në përpjekjen e saj për të vënë nën kontroll qytetin kyç të Bakhmutit.
Provincat e Donetskut dhe Luhanskut, përbëjnë Donbasin, një rajon industrial në kufi me Rusinë, vënien nën kontroll të të cilit, Presidenti Vladimir Putin e shpalli si objektiv që në fillim të luftës dhe ku separatistët e mbështetur nga Moska kanë luftuar forcat ukrainase që nga viti 2014.
Donetsku ishte një nga katër provincat që Rusia aneksoi në mënyrë të paligjshme në vjeshtë, por kontrollon vetëm rreth gjysmën e saj. Për të marrë gjysmën e mbetur, forcat ruse nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të kalojnë nëpër Bakhmut, qasja e vetme për në qytetet më të mëdha që kontrollohen nga Ukraina. Forcat ruse janë përpjekur me muaj me radhë për të vënë nën kontroll Bakhmutin. Autoritetet e instaluara nga Moska në Donetsk pretenduan se trupat ruse po rrethojnë qytetin.
Por grupi Wagner, një grup paraushtarak i kontrolluar nga Kremlini, i udhëhequr nga biznesmeni Yevgeny Prigozhin mohoi rrethimin e qytetit. “Kur të marrim kontrollin e qytetit me siguri do të njoftoheni”, tha Prigozhin në një postim në internet.
Ukraina synon të sigurojë më shumë ndihmë ushtarake perëndimore për të sprapsur një numër të madh forcash ruse. Kievi tashmë ka marrë pretimin e Perëndimit për dërgimin e tankeve.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov i cilësoi raportimet e mediave se ndihma e re ushtarake amerikane për Ukrainën pritet të njoftohet së shpejti si "një rrugë e drejtpërdrejtë për nxitjen e tensioneve dhe çuarjes së përshkallëzimit në një tjetër nivel."
"Kjo do të kërkojë përpjekje shtesë nga ana jonë, por nuk do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve," tha ai në një konferencë me gazetarët.
Aleatët perëndimorë po përpiqen të zgjerojnë koalicionin e tyre në mbështetje të Ukrainës. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të mërkurën në Tokio se ai kërkoi bashkëpunim më të fortë dhe më shumë miq të aleancës në rajonin Indo-Paqësor./ VOA
The government of Kosovo approved on Wednesday the sal...
The FBI found no classified documents during a search orde...
Pesë oficerë policie janë shkarkuar nga puna dhe akuzuar p...
Bulgaria has started the construction of the gas pipel...
The FBI is conducting searches of President Joe Biden's ho...
NATO Secretary General Jens Stoltenberg acknowledged t...
Më në fund administrata e Xho Bajden ka hequr dorë nga hez...
Fluksi i emigrantëve ende mbetet një ndër problematikat më...
After the echo of the "Qatargate" scandal, the Legal Affairs...
The United States is preparing more than $2 billion in mil...
Shtetet e Bashkuara akuzuan të martën Rusinë se ka shkelur...
Greece is in the middle of the election campaign, although...
The Turkish city of Izmir, which lies on the coast of the ...
Kryeministri i Ukrainës tha se samiti Ukrainë-Bashkimi...
Punëtorët grevistë ndërprenë dërgesat e rafinerisë francez...
Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia nuk po i përmbahet dety...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken përfundoi të m...
Një dekadë më parë këtë vit, kreu i degës ekzekutive të Ba...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua me ud...
The United States of America and three EU member state...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred this evening in the village of Vranis...
An operation carried out by the National Police and the P...
The police have issued an official response regarding the ...
A serious accident has reportedly occurred on the Cërrik-M...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
The number of theft-related crimes has increased following...
Renowned doctor Shkëlqim Balili shared some important heal...
An outbreak of the parasitic infection Cyclosporiasis has ...
Kosovo has declared Serbian Minister Snezhana Paunovic an ...
European Commissioner for Enlargement, Marta Kos, has resp...
The disappearance of 20 tons of Emmental cheese on the ro...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
The number of foreign exchange offices declined in 2025, f...
In addition to the effect on the decline in demand for rea...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sol...
The tax administration has announced the completion of the...