LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paaftësia e Bajden e bëri luftën më të përgjakshme/ Ukrainës i duhet dhënë ajo që i nevojitet për ta mposhtur Rusinë

2023-02-01 09:41:00, Kosova & Bota CNA

Paaftësia e Bajden e bëri luftën më të

Më në fund administrata e Xho Bajden ka hequr dorë nga hezitimi, dhe do të dërgojë në Ukrainë 31 tanke “Abrams”. Ky vendim është i mirëpritur, por është shumë i vonuar për ta ndihmuar Ukrainën, në një kohë që ukrainasit po përgatiten të përballen me një sulm të ri të ushtrisë ruse pranverën që po afron.

Po ashtu, kjo lëvizje tregon edhe një herë, se si masat gjysmake të presidentit Bajden e kanë bërë luftën në Ukrainë më të gjatë dhe shumë më të përgjakshme nga sa duhej të ishte. Vendimi i administratës aktuale, vjen pas disa muajsh zvarritjesh.

Ata që kundërshtuan dërgimin e tankeve në Ukrainë, na dhanë dy argumente në dukje kontradiktore:së pari, që tanket amerikane janë një provokim i rrezikshëm, që mund të na çojnë drejt një lufte kundër Rusisë, dhe se dyti që ato janë të papërshtatshme për të luftuar në Ukrainë.

Po cila është e vërteta? A është tanku “Abrams” shumë i fuqishëm apo jo? E vërteta është se këto pretendime kanë qenë gjithmonë justifikime për mosveprim. Tanku “Abrams” u projektua gjatë Luftës së Ftohtë për të luftuar ndaj rusëve në Evropë.

Nëse ky lloj tanku nuk është i përshtatshëm për të luftuar rusët në Ukrainë, është e vështirë të mendosh se ku tjetër është i përshtatshëm. Ndërkohë, sa i përket shqetësimeve rreth përshkallëzimit të konfliktit, kundërshtarët kanë bërë të njëjtat parashikime të tmerrshme sa herë që kemi dërguar në Ukrainë armë të reja.

Dhe çdo herë, jo për të ndezur një konflikt më të gjerë, këto armë të reja e kanë frenuar Rusinë dhe e kanë penguar atë të hakmerret. Administrata Bajden i braktisi këto justifikime vetëm kur e detyruan aleatët tanë evropianë. Kancelari gjerman Olaf Scholz, që nuk është një Çërçill i kohëve moderne, i dha Bajdenit një ultimatum:dërgoni tanket tuaja në Ukrainë, ose ne nuk do t’i dërgojmë tanët.

Madje Gjermania shkoi aq larg, sa të deklaronte se nuk do t’i lejonte vendet e tjera evropiane të dërgonin tanke të prodhimit gjerman në Ukrainë, nëse Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgonin tanket e tyre. Përballë zgjedhjes së vështirë midis mos-dërgimit të asnjë lloj tanku perëndimor për Ukrainën apo dërgimit të shumë prej tyre, Bajden bëri më në fund me mençuri zgjedhjen e duhur.

Paaftësia e Bajden e bëri luftën më të

Por dështimet e udhëheqjes së dobët kanë pasoja, dhe vendimi i vonuar i Bajden nuk bën përjashtim. Tanket e prodhuara nga Amerika nuk do të përdoren dot nga Ukraina edhe për disa muaj, apo ndoshta edhe vite. Ato duhet të dërgohen mijëra km larg, duhet të trajnohen ekuipazhet, dhe duhet të përgatiten sistemet komplekse logjistike.

Siç deklaroi një zyrtar për gazetën “Ëashington Post”, tanket që po dërgojmë në Ukrainë “nuk janë ndoshta për luftime e afërta”. Pra për shkak se Bajden pati frikë, trupat ukrainase do të përballen me ofensivën ruse këtë pranverë pa përfitimet që do të sillnin armët amerikane të kalibrit të rëndë.

Dhe imagjinojeni për një moment sikur presidenti ynë të kishte dërguar tanke dhe mjete të tjera sulmuese që në fillim të pushtimit rus, në vend të një viti më vonë. Tani ato mund të ishin në front, së bashku me tanket e tjerë nga aleatët tanë evropianë. Në atë skenar do të ishin ukrainasit duket u përgatitur për të rimarrë territorin e tyre, dhe jo rusët duke përgatitur ofensivën e tyre të radhës kundër Ukrainës. 

Fatkeqësisht sjellja e Bajden në këtë rast, është pjesë e një modeli që e ka zgjatur dhe përkeqësuar bilancin e kësaj lufte.  Më e keqja nga të gjitha:presidenti amerikan dështoi ta parandalonte luftën, duke vepruar shumë ngadalë në dhënien e ndihmës ushtarake për Kievin, dhe më pas duke e provokuar Rusinë me përpjekjet vetë-shkatërruese për pajtim, përfshirë komentin e tij famëkeq se një “inkursion i vogël” në Ukrainë mund të mos ndëshkohej nga NATO.

Fjalët dhe veprat e dobëta të Bajdenit, të kombinuara me nënvlerësimin e përhapur por të rremë të vendosmërisë së Ukrainës, e bindën presidentin rus Vladimir Putin se ai mund ta pushtonte vendin fqinj me një kosto minimale. Dhe qindra mijëra njerëz e kanë paguar këtë dështim ??me jetën apo me gjymtyrët e tyre.

Pas pushtimit të Rusisë, performanca e Bajden u përmirësua me shumë vështirësi. Kërkesat e Ukrainës për aftësi të reja ushtarake - qoftë për artileri me rreze të gjatë, dronë të avancuar, apo sisteme të mbrojtjes nga raketat Patriot - janë lënë në pritje me javë apo muaj, për shkak të frikës se mos-dërgimi i këtyre armatimeve do të kalonte “vijat e kuqe” të Rusisë.

Nëse duam vërtet që Ukraina ta fitojë këtë luftë, atëherë Shtetet e Bashkuara duhet ta kalojnë këtë paralizë në vendimmarrje dhe të udhëheqin si duhet. Gjenerali Dagllas Mekartur i pëlqente të thoshte se “objektivi i luftës është fitorja, dhe jo pavendosmëria e zgjatur në kohë”. Deri më tani, qasja e Bajden ka qenë jetëgjatë në pavendosmëri dhe jetëshkurtër në raport me fitoren. Ka ardhur koha t’i japim Ukrainës atë që i nevojitet për t’i dëbuar pushtuesit rusë, për të rimarrë territorin e saj sovran dhe për ta fituar këtë luftë.

Shënim:Senatori republikani Tom Cotton, përfaqëson Arkansasin në Senatin e SHBA-së.

Përkthyer nga CNA.al

Lajmet e fundit nga