Euronews Serbia: The US blocks Kosovo's membership in the Council of Europe because of the Association
The United States of America and three EU member state...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua me udhëheqësit e Izraelit dhe presidentin e Autoritetit Palestinez, në përpjekje për të ulur tensionet në rajon. Situata është përkeqësuar muajt e fundit. Zoti Blinken gjatë takimeve në Izrael dhe Bregun Perëndimor ka ri-konfirmuar mbështetjen e Uashingtonit për zgjidhjen e konfliktit përmes krijimit të dy shteteve dhe kundërshtimin e zgjerimit të vendbanimeve nga Izraeli në territoret e pushtuara.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të martën me Presidentin palestinez Mahmud Abbas në Bregun Perëndimor duke bërë thirrje për ndalimin e dhunës dhe duke përsëritur mbështetjen e Uashingtonit për një zgjidhje me dy shtete për konfliktin prej dekadash mes Izraelit dhe palestinezëve. Zoti Blinken gjithashtu përsëriti kundërshtimin amerikan që Izraeli të vazhdojë ndërtimin e vendbanimeve në territoret e pushtuara.
Autoritetet palestineze thonë se bastisjet e muajve të fundit nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor kanë shkaktuar vrasjen e mbi 200 njerëzve, civilë dhe luftëtarëve militantë.
Një ditë më parë zoti Blinken u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.
“Presidenti Biden mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj qëllimit ku palestinezët dhe izraelitët gëzojnë masa të barabarta lirie, sigurie, mundësish, drejtësie dhe dinjiteti. Ne vazhdojmë të besojmë se mënyra më e mirë për ta arritur atë është përmes realizimit të vizionit të dy shteteve. I thashë edhe kryeministrit Netanjahu që çdo gjë që na largon nga ai vizion, sipas gjykimit tonë, është e dëmshme për sigurinë e Izraelit dhe identitetin e tij afatgjatë si një shtet hebre dhe demokratik”, tha zoti Blinken.
Shtatë persona u vranë të premten nga një person i armatosur që hapi zjarr pranë një sinagoge në Jerusalemin Lindor. Autori i sulmit u vra nga policia.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, pas takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Blinken ka bërë vetëm një deklaratë në lidhje me Iranin, pa përmendur dhunën e javëve të fundit.
“Unë mendoj se ka një konsensus që regjimi i Iranit nuk duhet të ketë armë bërthamore. Mund të përsëris diçka që më keni dëgjuar ta them shumë herë, politika jonë dhe politika ime është të bëjmë gjithçka brenda fuqisë së Izraelit për të parandaluar Iranin nga sigurimi i armëve bërthamore”, tha kryeministri izraelit, Netanjahu.
Raundi i fundit i bisedimeve të organizuara nga SHBA-të për themelimin e një shteti palestinez, përkrah Izraelit ka ngecur që prej vitit 2014.
Qeveria e re e vijës së ashpër të Netanyahut përfshin partnerë që kundërshtojnë shtetësinë palestineze./ VOA
The United States of America and three EU member state...
Ukraine's continued requests for fighter jets to help ...
The American ambassador in Pristina, Jeff Hovenier, said o...
The Afghan journalist sheltered in Kosovo, Ahmad Shaker, s...
Russian troops launched a new wave of attacks on Ukrainian...
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka hedhur poshtë kriti...
The rapporteur for Kosovo in the European Parliament, Viol...
The US President, Joe Biden, has spoken openly against the...
French President Emmanuel Macron said on Monday that he do...
Një paralajmërim i fortë për një grusht shteti ka ardhur n...
Members of civil society, government officials, leaders of...
As few mistakes as possible, not being noticed for bad...
The United States Embassy in Turkey warned Americans on Mo...
French President Emmanuel Macron said on Monday that he do...
The first four Afghan journalists have been sheltered in K...
Teherani ka thirrur në bisedë një diplomat ukrainas pë...
Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, tha të hënën se Kri...
US Secretary of State Antony Blinken arrived today in ...
In a new BBC documentary, former British Prime Minister Bo...
Forcat ruse thanë se kanë bërë përfitime të vogla terr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred this evening in the village of Vranis...
An operation carried out by the National Police and the P...
The police have issued an official response regarding the ...
A serious accident has reportedly occurred on the Cërrik-M...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
The number of theft-related crimes has increased following...
Renowned doctor Shkëlqim Balili shared some important heal...
An outbreak of the parasitic infection Cyclosporiasis has ...
Kosovo has declared Serbian Minister Snezhana Paunovic an ...
European Commissioner for Enlargement, Marta Kos, has resp...
The disappearance of 20 tons of Emmental cheese on the ro...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
The number of foreign exchange offices declined in 2025, f...
In addition to the effect on the decline in demand for rea...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sol...
The tax administration has announced the completion of the...