Trump threatens Iran: We will hit bridges and power plants if you don't return to negotiations
US President Donald Trump has warned Iran of new attacks o...
US President Donald Trump has warned Iran of new attacks o...

Të enjten, forcat ruse filluan një seri sulmesh me raketa dhe dronë në disa pjesë të Ukrainës, duke shkaktuar viktimat e para për këtë vit në Kiev, edhe pse mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi një pjesë të tyre.
Sulmet janë në vazhdën e strategjisë së fundit të Rusisë për ndërmarrjen e sulmeve të mëdha çdo dy javë. Sulmi ndodhi një ditë pasi Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara vendosën të rrisin kontributin në luftën kundër Rusisë, duke premtuar se do të dërgojnë tanke të teknologjisë së lartë në Ukrainë dhe duke u dhënë dritën jeshile edhe aleatëve të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë.
Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko tha se një person humbi jetën si pasojë e sulmit, viktima e parë e një sulmi të tillë në kryeqytet që nga nata e Vitit të Ri. "Dy të tjerë u plagosën", tha ai. Kreu i administratës së qytetit të Kievit, Serhii Popko tha se mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 15 raketa.
Rusia ka kryer sulme masive ndaj centraleve energjitike dhe infrastrukturës civile ukrainase që prej muajit tetor. Valerii Zaluzhnyi, komandanti i forcave të armatosura të Ukrainës tha se sulmi i së enjtes përfshinte 55 raketa, nga të cilat 47 u interceptuan.
Një zëdhënës i forcave mbrojtëse tha se dronët u lëshuan një natë para sulmeve me raketa, me sa duket një taktikë kjo e forcave ruse për të çorientuar forcat ukrainase. Ky ishte sulmi i parë në shkallë të gjerë i forcave ruse ndaj Ukrainës që prej 14 janarit.
Rusia ka bërë sulme masive ndaj infrastrukturës energjitike dhe infrastrukturave të tjera që nga fillimi i tetorit, pjesë e një strategjie për të penguar forcat ukrainase dhe për t’i lënë banorët në të ftohtë dhe në errësirë këtë dimër, përpara asaj që shumë ekspertë parashikojnë se mund të jetë një ofensivë pranverore, ndërkohë që më shumë rekrutë mbërrijnë në fushat e betejës.
Ministri ukrainas i Energjisë, Herman Halushchenko tha se objektet energjetike ishin sërish në shënjestër të forcave ruse të enjten që “u përpoqën të shkaktonin ndërprerje të vazhdueshme në sistemin energjetik të Ukrainës”. Ai pranoi se disa objekte energjetike u goditën, duke shkaktuar ndërprerje të linjave dhe se ekipet e riparimit po punojnë për të rikthyer furnizimin me energji elektrike sa më shpejt të jetë e mundur.
Zyra e prokurorit rajonal në Zaporizhzhia tha se tre persona u vranë dhe shtatë u plagosën nga një sulm në një objekt energjetik në rajon.
Maksym Marchenko, guvernatori i rajonit të Odesas në Ukrainën jugore, tha se në rajonin e tij dhe rajone të tjera u dëmtuan objekte të infrastrukturës energjetike, duke shkaktuar "probleme të rëndësishme me furnizimin me energji elektrike".
Administrata rajonale pranë rajonit Kherson, ku forcat ukrainase rimorën kontrollin në nëntor, tha se sulmet e forcave ruse të një dite më parë lanë të vrarë dy persona dhe plagosën pesë të tjerë.
Sulmet erdhën një ditë pasi Gjermania tha se do të dërgonte 14 tanke Leopard në Ukrainë dhe do të autorizonte vendet europiane të dërgonin 88 të tjerë. Shtetet e Bashkuara thanë se kanë planifikuar dërgimin e 31 tankeve Abrams për forcat ukrainase.
Krahas Gjermanisë dhe SHBA-së, Britania, Polonia, Holanda dhe Suedia janë ndër vendet që kanë dërguar ose kanë njoftuar dërgimin e qindra tankeve dhe automjeteve të rënda për të forcuar mbrojtjen ukrainase ndërsa vendi hyn në një fazë të re të luftës.
Konflikti ka qenë kryesisht në ngërç në muajt e fundit, megjithëse forcat ukrainase pranuan të mërkurën një tërheqje të kontrolluar nga qyteti i minierave të kripës Soledar në provincën Donetsk, një zonë e dëmtuar nga lufta në Ukrainën lindore që kur separatistët e mbështetur nga Rusia vunë nën kontroll territore në rajonin e gjerë të Donbasit në vitin 2014.
Gian Gentile, një veteran i ushtrisë amerikane, tha se tanket M1 Abrams dhe Leopard 2 do ta pajisin Ukrainën me mjete të blinduara me një forcë të jashtëzakonshme goditëse.
Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se njësitë ukrainase do të stërviten në Gjermani në ditët në vijim me autoblindat luftarake të këmbësorisë “Marders” të prodhimit gjerman, ndërsa stërvitja me tanket më të rënda Leopard 2 do të fillojë "pak më vonë".
“Në çdo rast, qëllimi është që të dërgohen tanket e parë Leopard në Ukrainë deri në fund të marsit, fillimi i prillit”, shtoi ai. "Nuk mund të them ditën e saktë".
Në një intervistë me televizionin Sky News në Britani të mërkurën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se nuk e dinte se kur do të mbërrinin tanket nga SHBA-ja dhe Evropa.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur gjithashtu për rrjetin britanik, nuk pranoi të spekulojë mbi kohën e dërgimit, por tha se "aleatët e dinë jashtëzakonisht mirë rëndësinë që ka dërgimi i shpejtë”.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se vendimi për t'i dhënë Ukrainës tanke moderne perëndimore pasqyronte rritjen e përfshirjes së Perëndimit në konflikt.
“Kryeqytetet evropiane dhe Uashingtoni vazhdojnë të thonë se dërgimi i llojeve të ndryshme të sistemeve të armëve në Ukrainë, përfshirë tanke, nuk do të thotë absolutisht përfshirje të këtyre vendeve apo aleancës në konfliktin në Ukrainë”, u tha zoti Peskov gazetarëve. "Ne nuk pajtohemi në mënyrë kategorike me këtë".
“Moska gjykon se gjithçka që ka bërë aleanca dhe kryeqytetet që unë përmenda janë një përfshirje e drejtpërdrejtë në konflikt”, shtoi ai. "Shikojmë se përfshirja po shtohet”./ VOA
European Union migration ministers are meeting in Stoc...
The US Assistant Secretary of State for European and E...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, javën e ardh...
As Franca e as aleatët nuk janë duke luftuar kundër Rusisë...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky expressed gratitude...
During the night, the Guardia di Finanza of Brescia, with ...
Classified documents keep showing up where they shouldn't ...
Meta, kompania ombrellë që zotëron rrjetin social Facebook...
The Treaty of Elysee was signed about two decades after Wo...
Germany is a country of immigrants and skilled workers fro...
Ishte partia socialdemokrate (SPD) e kancelarit, që nx...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedime...
Ndërsa banorët e Kalifornisë përballen me dy vrasje masive...
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 31 tanke "Abrams" në Uk...
Ndërsa banorët e Kalifornisë përballen me dy vrasje masive...
Chancellor Olaf Scholz announced on Wednesday that his...
A powerful storm hit the US Gulf Coast on Tuesday, spawnin...
To date, a lot has been written and discussed about the pr...
Finland's foreign minister suggested on Tuesday that his c...
Gjermania do të dërgojë tanke ‘Leopard 2’ në Ukrainë s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred this evening in the village of Vranis...
An operation carried out by the National Police and the P...
The police have issued an official response regarding the ...
A serious accident has reportedly occurred on the Cërrik-M...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
The number of theft-related crimes has increased following...
US President Donald Trump has warned Iran of new attacks o...
An outbreak of the parasitic infection Cyclosporiasis has ...
Kosovo has declared Serbian Minister Snezhana Paunovic an ...
European Commissioner for Enlargement, Marta Kos, has resp...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Albania, along with other Western Balkan countries, risks ...
Over the last 35 years, Albania has consistently faced a n...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.3 lek and s...
The number of foreign exchange offices declined in 2025, f...