Facebook zhbllokon llogarinë e zotit Trump pas pezullimit dyvjeçar
Meta, kompania ombrellë që zotëron rrjetin social Facebook...

Classified documents keep showing up where they shouldn't be.
The discovery of classified documents at former Vice President Mike Pence's Indiana home follows the discovery of classified materials at President Joe Biden's home and former office in Delaware, and the seizure last year of hundreds of classified documents from Mar -a-Lago, the Florida residence of former President Donald Trump.
Read about the similarities and differences between these three different situations:
PENCE: "Një numër i vogël dokumentesh që mbanin vulën si të klasifikuara" u zbuluan javën e kaluar në shtëpinë e e ish-zëvendëspresidentit Pence në Indiana, shkroi avokati i tij, Greg Jacob, në një letër të datës 18 janar drejtuar Administratës Kombëtare të Arkivave dhe Regjistrimeve, të cilën letër e ndau me Associated Press.
Në total, u zbuluan katër kuti që kishin kopje të dokumenteve të administratës – në dy prej tyre u gjet "një numër i vogël" letrash me shenja si të klasifikuara dhe dy të tjerat përmbanin "kopje të letrave të zëvendëspresidentit" - sipas Jacob.
Zbulimi u bë pothuajse dy vjet pasi Pence u largua nga detyra.
BIDEN: Është e paqartë se sa dokumente të klasifikuara saktësisht janë gjetur në shtëpinë dhe ish-zyrën e Bidenit.
Richard Sauber, këshilltar i posaçëm i presidentit, tha në fillim të këtij muaji se "një numër i vogël dokumentesh të klasifikuara" u zbuluan më 2 nëntor 2022, në një dollap të mbyllur në Qendrën Penn Biden në Uashington, teksa avokatët personalë të Bidenit po pastronin zyrat.
Grupi i dytë i dokumenteve u gjet më 20 dhjetor në garazhin e shtëpisë së tij në Uillmington, ndërkaq një tjetër dokument u gjet në bibliotekën personale në shtëpinë së tij më 12 janar.
Hetuesit e Departamentit amerikan të Drejtësisë më 20 janar gjetën gjashtë dokumente shtesë të klasifikuara gjatë kontrolleve 13 orëshe në shtëpinë e presidentit Biden në Delauer.
TRUMP: Rreth 300 dokumente të klasifikuara - duke përfshirë disa të nivelit top sekret - janë gjetur në rezidencën e Trumpit, që kur ai u largua nga detyra në janar 2021.
Në janar të vitit 2022, Arkivat Kombëtare morën 15 kuti me dokumente, duke u thënë zyrtarëve të Departamentit të Drejtësisë se ato përmbanin "shumë" materiale të klasifikuara.
Në gusht, agjentë të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) morën më shumë se 33 kuti me gjithsej 11.000 dokumente nga shtëpia e tij Mar-a-Lago në Florida, duke përfshirë afërsisht 100 dokumente të klasifikuara që u gjetën në një depo dhe në një zyrë.
PENCE: Jacob tha se të dhënat u zbuluan më 16 janar, u siguruan në një kasafortë të mbyllur dhe u morën nga agjentët e FBI-së më 19 janar.
Katër kutitë me letra u dorëzuan në Arkiv më 23 janar.
BIDEN: Pas zbulimit të materialeve më 2 nëntor, avokatët personalë të Bidenit njoftuan menjëherë zyrën e këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë, e cila njoftoi Arkivin Kombëtar, tha Sauber.
Të nesërmen, Arkivi i mori dokumentet për t'i ruajtur.
Avokatët personalë të Bidenit më pas filluan të ekzaminojnë vende të tjera ku mund të ishin dërguar të dhënat, pasi ai u largua nga zëvendëspresidenca në 2017.
Ata gjetën dokumente më 20 dhjetor në garazhin e shtëpisë së tij në Uillmington, dhe më 12 janar në bibliotekën e tij.
Sauber tha se Departamenti i Drejtësisë u "njoftua menjëherë" dhe mori nën kontroll të dhënat.
Më 20 janar, Biden lejoi vullnetarisht agjentët e FBI-së të kontrollonin shtëpinë e tij në Uillmington, ku ndodheshin dokumente shtesë.
TRUMP: Një përfaqësues i Trumpit i tha Arkivit Kombëtar në dhjetor 2021 se të dhënat presidenciale ishin gjetur në Mar-a-Lago gati një vit pasi ai u largua nga detyra. Pesëmbëdhjetë kuti me të dhëna që përmbanin edhe disa materiale të klasifikuara, u transferuan në Arkiv në janar.
Disa muaj më vonë, hetuesit nga Departamenti i Drejtësisë dhe FBI-ja vizituan Mar-a-Lago për të marrë më shumë informacione rreth materialeve të klasifikuara të dërguara në Florida.
Në një deklaratë të FBI-së, pas kontrollit të 8 gushtit në shtëpinë e Trumpit, kutitë përmbanin 184 dokumente unike që mbanin shenja klasifikimi, mes tyre 25 të etiketuar si ‘top sekret’.
BIDEN dhe PENCE: Nuk ka asnjë indikacion që të dy ishin në dijeni të ekzistencës së dokumenteve para se ato të gjendeshin dhe dorëzoheshin. Duket se të dyja palët i kthyen të dhënat shpejt dhe pa qëllim për t’i fshehur ato.
Kjo është e rëndësishme sepse Departamenti i Drejtësisë historikisht kërkon vullnetin, ose një qëllim për të keqpërdorur sekretet qeveritare, për të vendosur nëse do të ngrejë akuza penale.
Në rastin e Bidenit, edhe nëse Departamenti i Drejtësisë do të donte ta ndiqte çështjen penalisht në bazë të provave, tani për tani kjo është e pamundur pasi një president ka imunitet nga ndjekja penale gjatë kohës së tij në detyrë.
Më 12 janar, Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, caktoi një këshilltar të posaçëm për të hetuar zbulimin e dokumenteve në zotërim të Bidenit. Robert Hur, ish-prokuror amerikan i emëruar nga Trumpi në Maryland, do ta drejtojë hetimin.
Në SHBA, konsiderohet krim vetëm nëse dokumentet e klasifikuara merren dhe mbahen me qëllim.
Prokurorët zakonisht nuk ngrenë aktakuza nëse dokumentet e klasifikuara merren nën posedim aksidentalisht, por nëse ka të dhëna se ka pasur pengim të drejtësisë, gjërat mund të ndryshojnë.
TRUMP: Ekspertët ligjorë thonë se Trumpi përballet me më shumë rreziqe ligjore sesa Bideni dhe Pence.
Ish-presidenti mund të përballet me ekspozimin për pengim në betejën e zgjatur për t'i tërhequr dokumentet. Dhe, duke qenë se ai nuk është më në detyrë, atij nuk do t'i ofrohej mbrojtje nga ndjekja e mundshme penale.
Në nëntor, Garland caktoi Jack Smith, një prokuror veteran për krimet e luftës dhe me përvojë në hetimet e korrupsionit publik, për të udhëhequr hetimet mbi mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara nga Trumpi, si dhe për aspektet kryesore të një hetimi të veçantë që përfshin kryengritjen e 6 janarit 2021 dhe përpjekjet për t'i zhbërë zgjedhjet e 2020.
PENCE: Në gusht të vitit të kaluar, Pence i tha Associated Press se ai nuk kishte marrë asnjë informacion të klasifikuar me vete kur u largua nga detyra. Kur u pyet direkt nëse kishte mbajtur ndonjë informacion të tillë, ai u përgjigj "jo, jo me dijeninë time".
Si zëvendëspresident, Pence kishte fuqinë për të deklasifikuar disa dokumente, megjithëse ai tha se nuk e ka bërë këtë.
BIDEN: Biden tha në fillim të këtij muaji se ishte "i befasuar kur mësoi" se dokumentet ishin gjetur në ish-zyrën e tij. Ai tha se nuk e dinte se çfarë kishte në materialet aty, por i mori dokumentet e klasifikuara "shumë seriozisht". “Ekipi im bëri atë që duhej të bënte”, tha Biden. "Ata thirrën menjëherë Arkivën Shtetërore".
Biden u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë më 12 janar se ai po "bashkëpunonte plotësisht” me Departamentin e Drejtësisë në hetimin mbi mënyrën se si ruheshin informacionet e klasifikuara dhe të dhënat qeveritare.
TRUMP: Trump, i cili kur ishte president kishte mundësinë e deklasifikimit të dokumenteve, ka pohuar se e bëri këtë në lidhje me dokumentet që mori me vete – megjithëse nuk dha asnjë provë. Ai tha në një intervistë për Fox News në shtator se një president mund të deklasifikojë materialin vetëm "edhe duke menduar për të". Ish-presidenti e quajti bastisjen e rezidencës në Mar-a-Lago një " të paparalajmëruar", "të panevojshme" dhe që përfaqësonte "kohë të errëta për kombin".
PENCE: Teksa ai mund të synojë prapë Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, zbulimi i dokumentit e shtyn Mike Pence në debatin mbi trajtimin e materialeve sekrete nga zyrtarë që kanë shërbyer në nivelet më të larta të qeverisë.
Ai kishte këmbëngulur më parë se kishte ndjekur protokolle të rrepta në lidhje me dokumentet e klasifikuara.
BIDEN: Gjetja e dokumenteve në shtëpinë e tij, mund të intensifikojë kritikat nga republikanët dhe të tjerët që thonë se nëse Trumpi është fajtor për ndonjë gjë, fajtor është edhe Bideni. Ka, gjithashtu, pasoja të mundshme në Kongres, ku republikanët po premtojnë të nisin hetime të gjera për administratën e Bidenit.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, një republikan nga Kalifornia, tha "unë mendoj se Kongresi duhet ta hetojë këtë".
TRUMP: The probe into the documents is one of many issues complicating the former president's bid for the White House in 2024, especially after it became clear that the Justice Department had launched a criminal investigation into keeping top-secret government information.
Trump and his supporters have described the Mar-a-Lago raid as a partisan attack by Democrats. At the start of his campaign in November, Trump called himself a "victim" of unruly and corrupt Washington prosecutors./DW
Meta, kompania ombrellë që zotëron rrjetin social Facebook...
The Treaty of Elysee was signed about two decades after Wo...
Germany is a country of immigrants and skilled workers fro...
Ishte partia socialdemokrate (SPD) e kancelarit, që nx...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedime...
Ndërsa banorët e Kalifornisë përballen me dy vrasje masive...
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 31 tanke "Abrams" në Uk...
Ndërsa banorët e Kalifornisë përballen me dy vrasje masive...
Chancellor Olaf Scholz announced on Wednesday that his...
A powerful storm hit the US Gulf Coast on Tuesday, spawnin...
To date, a lot has been written and discussed about the pr...
Finland's foreign minister suggested on Tuesday that his c...
Gjermania do të dërgojë tanke ‘Leopard 2’ në Ukrainë s...
Dokumente që përmbajnë shenja si të klasifikuara u gje...
The American ambassador in Belgrade, Christopher Hill,...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha të mart...
Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan tha dje se S...
Seven people were killed in two shootings believed to ...
Russian President Vladimir Putin said on Tuesday that ...
North Korean authorities have warned of extreme weather as...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred this evening in the village of Vranis...
An operation carried out by the National Police and the P...
The police have issued an official response regarding the ...
A serious accident has reportedly occurred on the Cërrik-M...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
The number of theft-related crimes has increased following...
Renowned doctor Shkëlqim Balili shared some important heal...
An outbreak of the parasitic infection Cyclosporiasis has ...
Kosovo has declared Serbian Minister Snezhana Paunovic an ...
European Commissioner for Enlargement, Marta Kos, has resp...
The disappearance of 20 tons of Emmental cheese on the ro...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
The number of foreign exchange offices declined in 2025, f...
In addition to the effect on the decline in demand for rea...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sol...
The tax administration has announced the completion of the...