Ukraine strengthens the defense of its border with Belarus
Ukraine is beefing up defenses on its border with Belarus ...

Presidenti rus Vladimir Putin tha të martën se situata në katër pjesë të Ukrainës që ai i aneksoi para pak muajsh ishte “jashtëzakonisht e vështirë”. Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte sot në qytetin Bakhmut ku po zhvillohen luftime të ashpra me forcat ruse në rajonin e Donbasit. Zona që vizitoi zoti Zelenski është aq pranë frontit, sa kur ai po iu drejtohej forcave ukrainase, shpërthimet nga fronti dëgjoheshin qartë.
Duke folur me anëtarët e shërbimeve ruse të sigurisë, Presidenti rus, Vladimir Putin theksoi se situata në katër zonat që i shpalli si territor rus në shtator, Donjesk dhe Luhansk në Ukrainën lindore, si dhe Khersonin dhe Zaporizhian në jug, është jashtëzakonisht e vështirë.
“Veçanërisht do të doja të përmendja njësitë e agjencive të sigurisë që filluan të veprojnë në rajonet e reja ruse. Po, është e vështirë për ju tani: situata në ato zona është jashtëzakonisht e vështirë. Por, njerëzit që jetojnë atje, qytetarët e Rusisë, mbështeten tek ju, tek mbrojtja që ofroni ju. Dhe, është detyra juaj të bëni gjithçka të nevojshme për të garantuar sa më shumë sigurinë, të drejtat dhe liritë e tyre”, tha presidenti rus, Putin.
Ai u zotua se Moska do të vazhdojë të forcojë njësitë e reja me pajisje dhe armë moderne, si dhe me personel me përvojë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi qytetin Bakhmut ku po zhvillohen luftime të ashpra me forcat ruse në rajonin e Donbasit i cili vazhdon të mbahet nën kontrollin e forcave ukrainase duke ia pamundësuar Rusisë ta pushtojë tërë rajonin.
Zona që vizitoi zoti Zelenski është aq afër frontit sa në kohpën që ai po u drejtohej forcave ukrainase, shpërthimet nga fronti dëgjoheshin qartë.
“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Donbasin. Dua t'ju them se këtu ju po mbroni të gjithë Ukrainën. Pas Donbasit, ata mund të bëjnë të njëjtën gjë në qytete të tjera, pasi duan të zhdukin gjithçka ukrainase. Kjo është arsyeja pse ju mbani mbi supe mbrojtjen e të gjithë Ukrainës, jo vetëm mbrojtjen e Donbasit”, tha zoti Zelensky.
Nuk është e qartë se si zoti Zelensky arriti atje, por udhëtimi i tij i paparalajmëruar në zonën e luftimit duket se është bërë për të forcuar moralin e ukrainasve dhe për të dekurajuar rusët që përpiqen të rrethojnë qytetin./ VOA
Ukraine is beefing up defenses on its border with Belarus ...
Former Hollywood film producer Harvey Weinstein has been f...
A former secretary who worked for a commandant at the Nazi...
Një N e bardhë në një rreth me ngjyrë vjollcë - kur farmac...
Oleg Podorozhni walks me through the dimly lit corridors o...
Another important detail has been revealed about Eva K...
Japan has recently adopted a new national security str...
After Russia's attack on Ukraine, the German governmen...
Countless species of animals and plants are threatened...
The House of Representatives Committee investigating t...
Veteran US diplomat Henry Kissinger said the time is n...
Russian President Vladimir Putin made a rare trip on M...
The mayor of Reinosa, Mexico, a city near the border with ...
British Prime Minister Rishi Sunak said the West must work...
Kur Igor Ponochevny vizatoi karikaturën e tij të parë poli...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, during his stat...
Britain's Supreme Court has upheld the government's plan t...
The execution of two Albanians yesterday evening in Nea Sm...
A Thai naval ship capsized during a storm in the Gulf of T...
When the electricity went out at a party organized at the ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred this evening in the village of Vranis...
An operation carried out by the National Police and the P...
The police have issued an official response regarding the ...
A serious accident has reportedly occurred on the Cërrik-M...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
The leader of the Democratic League of Kosovo, Lumir Abdix...
President Donald Trump has opposed the immigration agency'...
Serbian President Aleksandar Vučić said on July 15 that th...
Electricity was restored in Cuba today, after a third outa...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Albania continues to be the main destination for vacatione...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.1 lek an...
Beekeeping has expanded significantly in recent years, bec...
Employment in 2025 was characterized by a slight decline a...