The war in Ukraine: The long ordeal of identifying the victims of the Russian occupation
Oleg Podorozhni walks me through the dimly lit corridors o...

Një N e bardhë në një rreth me ngjyrë vjollcë - kur farmacisti Fatih Kaynak e sheh këtë simbol në monitorin e tij në barnatore, ai e di që ky ilaç nuk është i disponueshëm për momentin. "Na mungojnë antibiotikët, ilaçet kundër dhimbjeve, por edhe ilaçet për rregullimin e sheqerit në gjak, për mjekimet e kancerit, për stomakun dhe zemrën”, thotë Kaynak, ndërsa shikon një listë të gjatë në të cilën N e bardhë vazhdon të shfaqet në anën e djathtë.
274 barna aktualisht nuk janë të disponueshme në farmacinë Berlin Kranich. "Është veçanërisht e vështirë për ne që të kujdesemi për fëmijët”, thotë Kaynak. Në fytyrën e tij shihet një lloj dëshpërimi me gjendjen.
Foshnjat dhe fëmijët e vegjël nuk mund të gëlltisin pilula, prandaj prodhohen ilaçe të lëngshme për ta. Për temperatura të larta dhe dhimbje, përdoren lëngje me shije të ëmbël që përmbajnë përbërësin aktiv paracetamol ose ibuprofen. Më shumë se dhjetë milionë pako shiten në Gjermani çdo vit. Por tani raftet në farmacinë Kranich janë kryesisht bosh. Probleme ka edhe me penicilinën dhe lëngjet me antibiotikë.

Qysh në pranverë ka pasur probleme me mungesën sporadike, thotë farmacisti. "Shpesh mungonin nga dy javë, pastaj vinin prapë." Por tani situata është vërtet e keqe. Kaynak kontrollon gamën e shitësve farmaceutikë me shumicë disa herë në orë dhe pret lajme të mira. "Ne shikojmë dhe porosisim diçka, sapo të vij."
Por kjo nuk do të thotë se edhe farmacia Kranich do të marrë barnat e dëshiruara. "Nëse dua 50 pako me një ilaç, mund të marr ndoshta pesë," thotë farmacisti, duke lëvizur nëpër ekran në kërkim të spreit për hundët për fëmijët. Në një grup të vogël farmacistësh të Berlinit që njihen, ata vazhdimisht e informojnë njëri-tjetrin për gjendjen e furnizimit me ilaçe.
Natyrisht, kjo nuk mjafton për ta vënë problemin nën kontroll. Prindërit e dëshpëruar flasin në mediat sociale dhe forumet e ndryshme kaherë për këto probleme. Rekomandimet për zëvendësime alternative kërkohen shumë. Por shpesh e vetmja mundësi është të shkoni në spital nëse mjetet alternative nuk ndihmojnë për uljen e temperaturës dhe gjendja përkeqësohet.
Por për shkak të virusit të përhapur RS, repartet e fëmijëve tani janë aq të mbingarkuara sa që edhe pacientët e vegjël në rrezik për jetën duhet të presin me orë të tëra në dhomat e urgjencës. Për shkak se klinikat janë plot, fëmijët po dërgohen në shtëpi, ndërsa ilaçet po zvogëlohen edhe në spitale. Farmacitë e spitaleve kanë filluar të përziejnë sërish vetë lëngje kundër temperaturës në rastet urgjente.

Farmacitë paraqesin vetë nga 12 deri në 14 milionë receta çdo vit. Krahasuar me rreth 1.3 miliardë pako të barnave që u shitën në vitin 2021, ky është një proporcion i vogël. Barrnatoret të cilat vet po përziejnë ilaçe për pacientët kanë probleme financiare, sepse kjo kërkon punë dhe personel shtesë. Ndaj shpesh për një shishe të vogël ilaçi kërkohen 20 euro. Edhe në barrnatoren e Kaynak po mendojnë të fillojnë të përziejnë vetë ilaçe. "Çmimet nuk janë të rëndësishme kur fëmija ka temperaturë të lartë", thotë ai.
Por është pikërisht çmimi që e ka sjellë Gjermaninë në këtë pozitë të pasigurt. Prodhimi i disa preparateve në Gjermani dhe Evropë thjesht nuk është i leverdishëm për industrinë farmaceutike. Për shembull, kompanitë e sigurimeve shëndetësore u paguajnë kompanive të ilaçeve 1.36 euro për një shishe shurup paracetamol kundër temperaturës. Ky çmim është i njëjtë prej dhjetë vitesh, ndërsa çmimi i substancës aktive paracetamol është rritur me 70 për qind këtë vit.
"Rritja e shpejtë e çmimeve të prodhimit të barnave dhe mbetja e pagesave të njëjta, e bëjnë prodhimin e ilaçeve si lëngjet e paracetamolit për shembull, një biznes me humbje," ankohet Andreas Burkhardt, menaxher i përgjithshëm në kompaninë farmaceutike Teva. "Asnjë kompani nuk mund ta bëjë këtë në shtigje afatgjata."
Porositë janë anuluar qysh në verë
Me markën e saj të barnave ratiopharm, Teva është furnizuesi i fundit i madh i paracetamolit të lëngshëm në Gjermani. Dymbëdhjetë vjet më parë kishte njëmbëdhjetë prodhues. Pasi një prodhues tjetër ndërpreu prodhimin në maj të këtij viti, ratiopharm duhet të mbulojë tani 90 për qind të kërkesës. Kjo nuk është e realizueshme, sipas prodhuesit, i cili ka anuluar të gjitha porositë nga farmacitë gjermane për grumbullimin e zakonshëm të sasive për nevojat gjatë dimrit.
Si rezultat, "është vërejtur një rritje e ndjeshme e blerjeve nga farmacitë”, analizon Instituti Federal për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore. Gjithçka që ishte në treg është blerë. "Si rezultat, tani ato mungojnë, ndërsa shpërndarja e ilaçeve të tilla është joproporcionale, sepse në disa vende janë blerë dhe grumbulluar shumë e në tjerat nuk ka."
"Është e patolerueshme që të mungojnë ilaçet kaq të thjeshta si shurupi kundër etheve," tha Thomas Fischbach, president i shoqatës profesionale të pediatërve. "Ka shumë pak furnizues me ilaçe të këtilla, sepse prodhuesit kanë zhvendosur prodhimet e tyre në vendet me paga më të ulëta, si India dhe Kina." Ndërsa atje tani ka probleme të mëdha në furnizimin me lëndë të para, e kjo e ngrit edhe çmimin e prodhimit dhe furnizimit.

Ilaçi për kancerin e gjirit Tamoxifen tregoi tashmë në fillim të vitit 2022 se çfarë ndodh kur ilaçet e rëndësishme nuk janë më të disponueshme. Një ilaç për të cilin nuk ka zëvendësim dhe që nevojitet urgjentisht për pacientët e sëmurë rëndë. Edhe këtu, pati një pengesë akute të furnizimit, sepse prodhuesit ishin tërhequr nga prodhimi duke përmendur presionin e kostos.
Në shkurt, Instituti Federal për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore u përfshi në këtë çështje dhe urdhëroi që për shkak të urgjencës, barnat që përmbajnë tamoxifen tani mund të importohen dhe të përdoren, pa miratimin gjerman. Por kjo nuk e ka zgjidhur problemin. Tamoxifen vazhdon të jetë një nga barnat që sigurohen me vështirësi.
Mjekët dhe politikanët e opozitës po kërkojnë tani masa të menjëhershme nga qeveria federale. Ministrat e Shëndetësisë duhet të koordinohen me prodhuesit dhe shitësit me shumicë dhe të kërkojnë dërgesa në vendet fqinje. Ministri Federal i Shëndetësisë Karl Lauterbach premton një përgjigje të shpejtë. Ai deklaroi sot se janë duke punuar për zgjidhjen sa më të shpejtë të çështjes dhe se do të ndërmarrin masa të menjëhershme. Ai tha se do të kërkohen zgjidhje edhe brenda Bashkimit Evropian.
Experts also call for the state to take over the production of essential medicines in Germany. It's time for a rethink, production should be moved out of Asia and back to Germany. On the other hand, the pharmaceutical industry is pushing to increase the profit from drug production. The contracts, under which health insurance companies pay only fixed amounts, should be suspended until more companies resume production here. So far there is no concrete solution in this matter, but Lauterbach claims that as of today (20. 12. 2022) he will ask the insurance companies to increase the price payments by 50%, in order to ensure the production of liquid medicine for child./DW
Oleg Podorozhni walks me through the dimly lit corridors o...
Another important detail has been revealed about Eva K...
Japan has recently adopted a new national security str...
After Russia's attack on Ukraine, the German governmen...
Countless species of animals and plants are threatened...
The House of Representatives Committee investigating t...
Veteran US diplomat Henry Kissinger said the time is n...
Russian President Vladimir Putin made a rare trip on M...
The mayor of Reinosa, Mexico, a city near the border with ...
British Prime Minister Rishi Sunak said the West must work...
Kur Igor Ponochevny vizatoi karikaturën e tij të parë poli...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, during his stat...
Britain's Supreme Court has upheld the government's plan t...
The execution of two Albanians yesterday evening in Nea Sm...
A Thai naval ship capsized during a storm in the Gulf of T...
When the electricity went out at a party organized at the ...
It has been a long time since Bosnia and Herzegovina n...
Gjatë një reagimi për Newsweek, ambasadorët e Serbisë dhe ...
Now is the time to ask whether or not Vladimir Putin is an...
Grupet mjedisore thonë se anijet kineze po shkatërrojnë re...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred this evening in the village of Vranis...
An operation carried out by the National Police and the P...
The police have issued an official response regarding the ...
A serious accident has reportedly occurred on the Cërrik-M...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
The leader of the Democratic League of Kosovo, Lumir Abdix...
President Donald Trump has opposed the immigration agency'...
Serbian President Aleksandar Vučić said on July 15 that th...
Electricity was restored in Cuba today, after a third outa...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Albania continues to be the main destination for vacatione...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.1 lek an...
Beekeeping has expanded significantly in recent years, bec...
Employment in 2025 was characterized by a slight decline a...