Day 48 of the protest/ Call for mobilization in front of the Parliament on July 23
The civic protest against the government has continued for...
The civic protest against the government has continued for...

Shtypja e protestave nga Irani dhe shitja e dronëve Rusisë kanë larguar vëmendjen e Shteteve të Bashkuara nga rikthimi i marrëveshjes bërthamore, gjë që deri më tani është refuzuar nga Irani, tha të hënën i dërguari special amerikan për Iranin.
Duke folur me gazetarët në Paris, Robert Malley këmbënguli se Shtetet e Bashkuara do ta linin çelur derën për rifillimin e diplomacisë “kur dhe nëse” do të vijë momenti, por se tani për tani Uashingtoni do të vazhdojë politikën e sanksioneve dhe presionit.
Bisedimet për të rikthyer një marrëveshje të vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore kanë ngecur që nga shtatori. Shtetet perëndimore akuzojnë Iranin se po bën kërkesa të paarsyeshme, pasi të gjitha palët duket se janë pranë arritjes së një marrëveshjeje.
“Nëse këto negociata nuk po ndodhin, është për shkak të pozicionit të Iranit dhe të gjithçkaje që ka ndodhur që nga shtatori”, tha zoti Malley.
“Përqëndrimi ynë nuk është tek një marrëveshje për të cilën nuk ka përparim, por tek ajo çfarë po ndodh në Iran... një lëvizje popullore dhe një shtypje brutale të protestuesve nga regjimi. Është shitja e dronëve luftarakë për Rusinë nga Irani... dhe lirimi i pengjeve tona”, tha ai duke iu referuar tre shtetasve amerikanë që mbahen në Iran.
Protestat antiqeveritare filluan në shtator pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini ndërsa mbahej në paraburgim nga policia. BE-ja, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Britania kanë vendosur sanksione për shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran, si dhe për shitjen e dronëve Moskës.
Irani ka vazhduar programin e tij bërthamor, duke instaluar qindra centrifuga më të avancuara. Makineritë pasurojnë uraniumin, duke rritur aftësinë e vendit për ta pasuruar atë shumë më tepër se kufizimet e përcaktuara nga marrëveshja e 2015-ës. Irani filloi t'i shkelte këto kushte në vitin 2019 si përgjigje ndaj një tërheqjeje të Shteteve të Bashkuara në vitin 2018, nën drejtimin e Presidentit të atëhershëm Donald Trump.
Marrëveshja e vitit 2015 kufizoi aktivitetin e pasurimit të uraniumit të Iranit për ta bërë më të vështirë për Teheranin zhvillimin e armëve bërthamore, në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare. Irani mohon se dëshiron të ketë armë bërthamore.
Zoti Malley nuk pranoi të japë një kornizë kohore se për sa kohë do ta pranonte Uashingtoni status quo-në, por tha se nëse diplomacia dështon, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përdorin mjete të tjera.
"Nëse Irani merr iniciativën për të kapërcyer pragjet e reja në programin e tij bërthamor, atëherë padyshim që përgjigja do të jetë e ndryshme dhe e koordinuar me aleatët tanë evropianë", tha zoti Malley, pa dhënë detaje.
“Nuk ka magji me të cilën do të gjejmë një formulë të re”, tha ai. Diplomatët thanë se zoti Malley do të zhvillonte bisedime në Paris me homologët francezë, gjermanë dhe britanikë të martën./VOA
Drejtori i CIA-s Bill Burns u takua në Ankara të Turqisë m...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy iu drejtua forcave...
Dy muaj pas vdekjes së 22-vjeçares iraniane Jina Mahsa Ami...
Sipas informacioneve britanike më shumë se 40 mijë emigran...
The EU's High Representative for Foreign Policy and Securi...
Shumë shpejt Uashingtoni do të debatojë mbi dërgimin e të ...
Turqia thotë se ka bërë përparim në hetimin e sulmit t...
The congressional elections on November 8 were not acc...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpalli të hënën ...
President Joe Biden warned President Xi Jinping on Mon...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksion...
Former high-ranking Brazilian official Flordelis dos S...
"I can say that we are facing the most serious crisis ...
France and Great Britain signed a new agreement aimed ...
CIA Director Bill Burns meets in Ankara, Turkey with his R...
NATO Secretary General Jens Stoltenberg said today tha...
Ukrainian President Volodymyr Zelenskiy addressed troo...
Presidenti Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping zhvillu...
Ukraina përballet me muaj të vështirë përpara dhe kapacite...
Russia's withdrawal from the southeastern city of Kherson ...
Another name listed in the group of 99 of Erion Veliaj...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
At around 15:15, in neighborhood no. 16, Durrës, citizen G...
The suspected perpetrator attempted to kill a 59-year-old ...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Two internationally wanted persons have been arrested in D...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Japan's parliament has approved a bill to ease the rules o...
The Strategic Dialogue process between the United States a...
The Trump administration decided on Thursday to shorten th...
The Minister of State Administration and Local Self-Govern...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
The Albanian economy continued to expand in early 2026, bu...
For three days of festival, up to 120 euros just for parki...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...