EU-Balkans, meeting of foreign ministers to increase cooperation
Senior European Union officials said on Monday that th...

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut filloi sot detyrën pas miratimit të mbrëmshëm në parlament, ku 77 ligjvënës votuan pro dhe 22 ishin kundër.
Kryeministri Hristijan Mickovski e bëri betimin duke përdorur emrin kushtetues “Maqedonia e Veriut”, por ai ngul këmbë që këtë referencë ta përdor vetëm në takimet dhe konferencat jashtë vendit, një gjë që është e papranueshme për Greqinë fqinje. Kabineti qeveritar i zotit Mickovski zotohet për ulje të taksave, ngritjen e pagave dhe pensioneve dhe investime të shpejta nga jashtë.
Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski e filloi sot detyrën pas një takimi me tashmë ish-kryeministrin e qeverisë teknike, Talat Xhaferi.
Kabineti i zotit Mickovski u votua mbrëmë nga 77 ligjvënës në parlament; 22 ishin kundër, ndërsa deputetët e Frontit Evropian të drejtuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim u larguan nga seanca para se të votohej qeveria.
Drejtuesi i VMRO-DPMNE-së nacionaliste, Mickovski do të përballet me mjaft sfida, sipas ekspertëve, sidomos në rrugën e integrimit evropian të vendit, sepse ai nuk iu bindet kërkesave të partnerëve evropianë për ndryshimin e kushtetutës dhe përfshirjen në të të pakicës bullgare, teksa emrin Maqedonia e Veriut synon ta përdorë vetëm jashtë vendit.
Megjithatë, ai e bëri mbrëmë betimin me emrin kushtetues të shtetit.
Por ai e cilëson referencën ‘Maqedoni e Veriut’ si të turpshme dhe thotë se “do të angazhohet për ta rregulluar këtë padrejtësi”, sipas tij.
Kjo qasje e drejtuesve të rinjë shtetërorë në Shkup shton shqetësimin tek qeveria greke. Ministri i saj i jashtëm Giorgios Gerapetritis thotë se mospërdorimi i emrit kushtetues paraqet shkelje të rëndë të Marrëveshjes së Prespës:
“Duhet të kuptojmë se ligji ndërkombëtar paraqet themelin e paqes botërore dhe të sigurisë dhe nuk është një proces i thjeshtë i zgjedhjes së asaj që të pëlqen”, tha ministri grek duke shtuar se integrimi në BE pa zbatuar ligjet e Bllokut dhe marrëveshjet ndërkombëtare është i papranueshëm dhe i paimagjinueshëm.
Hristijan Mickovski, ndërkohë gjatë fjalimit të mbrëmshëm në parlament shumë shkurt u ndal tek çështja e integrimit të vendit në BE, duke e konfirmuar synimin për anëtarësim. Ai vazhdon ta quajë ‘diktat bullgar’ kërkesën për futjen e pakicës bullgare në kushtetutë.
Nga ana tjetër, kryeministri maqedonas me ambicje paralajmëron investime të huaja qindra milionëshe, uljen e taksave dhe ngritjen e pagave dhe të pensioneve.
Paralajmërimi i qeverisë së re për heqjen e asaj që njihet si ‘balancues’, që paraqet një mjet për ruajtjen e përfaqësimit në bazë të përqindjes së komuniteteve gjatë punësimit në administratën shtetërore shikohet si shkelje e Marrëveshjes së Ohrit nga partitë opozitare të 'Frontit Evropian', sepse kjo do të dëmtonte, sipas tyre, në veçanti shqiptarët. Por partitë shqiptare në qeveri vlerësojnë se Marrëveshja e Ohrit është bërë pjesë e ligjeve dhe kushtetutës dhe se kjo qeveri do të jetë transparente dhe do të punojë për të mirën e të gjithëve.
Partitë e koalicionit 'Vlen' do të kenë gjashtë ministra në kabinetin prej 24 anëtarësh. Ata filluan po sot detyrën me zotimin për realizimin e ndryshimeve të premtuara në fushatë.
Arben Taravari është Ministër i Shëndetësisë, Izet Mexhiti i Ambientit Jetësor dhe zëvendës-kryeministër, Besar Durmishi ministër i Ekonomisë dhe Punës, Orhan Murtezani, për Integrimet Evropiane, Fatmir Limani, Ministër për të Rinjtë dhe Demografinë dhe Arben Fetai, Ministër i Qeverisjes dhe Politikave të Mira./ VOA
Senior European Union officials said on Monday that th...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu says he is r...
More than 15 police officers and several civilians, includ...
The European Union has approved on Monday a new packag...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu has said he ...
France could face civil unrest and violence in connect...
The chairman of the parliamentary group of the Bavaria...
According to Germany's Vice Chancellor, Robert Habeck,...
The new government of North Macedonia was approved on ...
More than 100 million people across the United States ...
Russian authorities said six people were killed and mo...
In the Parliament of North Macedonia, the debate conti...
Since launching its offensive in Ukraine, the Kremlin ...
A drone strike damaged a merchant ship 120 kilometers ...
Hundreds of flights have been delayed or canceled at Manch...
The German Chancellor, Olaf Scholz, said on Sunday tha...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu announced to his...
The European Union is increasing cooperation with the ...
Albanian men seem to be greater frequenters of cultura...
The Prime Minister of Hungary, Viktor Orban, has decla...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details have emerged from the incident that occurred t...
Gunshots were recorded on Friday evening in the Kamza area...
The State Police announces that two Dutch tourists who had...
The Crime Investigation Specialists of the Shkodra Police ...
Today, mainly stable weather conditions. According to the...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
The Central Election Commission in Kosovo will meet tomorr...
New clues on the future of navigation in the Strait of Hor...
US President Donald Trump has accused Iran of recklessly v...
Barcelona authorities are proposing to almost triple the t...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
The insurance market is growing at a slower pace this year...
Financing health systems and managing the costs of hospita...
The agricultural sector faced a very challenging year in 2...
This Friday, one US dollar is bought for 82.2 lek and sold...