Fear of being called up to fight in Ukraine drives Russian men to the exodus
Groups of men of conscription age left Russia on Frida...
Një ekip ekspertësh i ngarkuar nga organi më i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut për të shqyrtuar shkeljet në Ukrainë tha të premten se hetimi i tij fillestar zbuloi prova të krimeve të luftës në vend, pas sulmit rus gati shtatë muaj më parë.
Ekspertët nga Komisioni Hetimor për Ukrainën, me mandat nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, janë përqëndruar deri më tani në katër rajone – Kiev, Chernihiv, Kharkiv dhe Sumy.
Duke paraqitur gjetjet e tyre, ata cituan dëshmi të ish-të burgosurve për rrahje, goditje elektrike dhe zhveshje të detyruar në ambientet ruse të paraburgimit dhe shprehën shqetësime të mëdha rreth ekzekutimeve, që ekipi po punonte për të dokumentuar në katër rajone.
"Bazuar në provat e mbledhura nga komisioni, është arritur në përfundimin se në Ukrainë janë kryer krime lufte," i tha Këshillit të të Drejtave të Njeriut, Erik Mose, kryetari i komisionit.
Anëtari i Komisionit Pablo de Greiff u tha gazetarëve se ekipi kishte “gjetur dy raste të keqtrajtimit të ushtarëve të Federatës Ruse nga ushtarët ukrainas. Ne kemi gjetur një numër shumë më të madh të incidenteve që përbëjnë krime lufte nga ana e Federatës Ruse.”
Gjatë një udhëtimi 10-ditor në qershor në Ukrainë, ekipi vizitoi Buçan, një qytet pranë Kievit ku autoritetet ukrainase gjetën varre masive dhe trupa të shpërndara në rrugë pasi forcat ruse u tërhoqën në fund të marsit.
“Ne u tronditë nga numri i madh i ekzekutimeve në zonat që vizituam. Komisioni aktualisht po heton vdekje të tilla në 16 qytete dhe vendbanime", tha zoti Mose. Ai nuk specifikoi se kush, apo cila palë në luftë dyshohet se i ka kryer vrasjet.
Gjetjet i bëjnë jehonë raportimeve të medias dhe të tjera burimeve për shkatërrimet, vdekjet dhe shkatërrimet në Ukrainë, që kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sulmin më 24 shkurt.
Puna e komisionit mund të kontribuojë në punën e prokurorëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, të cilët mund të ngrenë akuza për krime luftës në Ukrainë, megjithëse mbetet e pasigurt nëse Rusia, ose autorët e tjerë të dyshuar do të përballen ndonjëherë me drejtësinë.
Anton Korynevych, ambasadori i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, iu bashkua të dërguarve nga një numër vendesh perëndimore që folën kundër luftës së Moskës në vazhdën e prezantimit të gjetjeve komisionit. Delegacioni rus e bojkotoi mbledhjen e këshillit.
Hetuesit e komisionit vizituan 27 qytete dhe vendbanime, si dhe varre dhe qendra ndalimi dhe torturash; intervistuan më shumë se 150 viktima dhe dëshmitarë; dhe u takuan me grupe mbështetësish dhe zyrtarë qeveritarë, tha zoti Mose.
Ai tha se një numër i paspecifikuar ushtarësh rusë u zbulua se kishin kryer krime të dhunës seksuale, ose të dhunës me bazë gjinore – me viktima të moshave nga 4 deri në 82 vjeç.
Komisioni planifikon të zgjerojë gradualisht hetimin e tij, në fushat me interes, duke përfshirë akuzat për kampe ku merren në pyetje personat e ndaluar, transferimin e detyruar të njerëzve dhe pretendimet për birësim të përshpejtuar të fëmijëve.
“Dëshmitë e mizorive të Rusisë bëhen më të tmerrshme nga dita në ditë, më së fundmi me zbulimin e varreve masive në Izium, ku trupat tregojnë shenja torture,” tha Michele Taylor, ambasadorja e SHBA në këshillin e të drejtave, duke iu referuar Kharkivot. qytet rajonal që forcat ukrainase e rimorën javët e fundit.
Ambasadorja Taylor u kërkoi komisionerëve që të vazhdojnë të “shqyrtojnë provat në rritje të ngritjes së kampeve të internimit nga ana e Rusisë, dëbimeve të detyruara dhe zhdukjeve”.
Ajo iu referua "burimeve të shumta" që treguan se autoritetet ruse kanë marrë në pyetje, arrestuar dhe/ose dëbuar me forcë mes 900,000 dhe 1.6 milionë qytetarëve ukrainas, dhe raportuan se fëmijët po dëboheshin nga Ukraina dhe po vendoseshin në jetimoret ruse për birësim.
Një pjesë e vogël e aleatëve të Rusisë dolën në mbrojtje të Moskës.
Në Gjenevë, Ina Vasileuskaya, zëvendës përfaqësuesja e përhershme e Bjellorusisë në OKB, tha se qëllimi i sulmit të Rusisë ishte të mbronte banorët rusishtfolës në Ukrainë.
“Diskutimet e njëanshme në Këshillin e të Drejtave të Njeriut që akuzojnë vetëm Rusinë janë rrugë pa krye”, tha ajo.
Zonja Vasileuskaya tha se vendi i saj nuk ishte palë në konflikt, megjithëse Bjellorusia ishte një nga vendet ku forcat ruse u mblodhën përpara se të sulmonin Ukrainën./ VOA
Groups of men of conscription age left Russia on Frida...
Diplomatët e lartë nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina fi...
Belgium on September 23 went ahead with plans to shut ...
Russia's Defense Ministry has said a number of profess...
The saga of unusual events in the world just keeps on addi...
"Love and Betrayal" this is the "telenovela" that was reco...
In the regions of eastern Ukraine held by Moscow, voting h...
Irani ka frenuar aksesin në rrjetet e mediave sociale ...
The first declarations of intentions were made in the spri...
A US judge reviewing records seized from former President ...
French President Emmanuel Macron's initiative to create a ...
Western countries have condemned Moscow's plans to hold so...
The residents of Izium are still traumatized after the...
Tesla po tërheq gati 1.1 milion automjete në SHBA, sepse x...
Turkey's plastic recycling industry has been heavily c...
Russian Foreign Minister Sergei Lavrov immediately lef...
"Electricity prices for companies will not increase", ...
Among the documents published a few days ago by hacker...
Iran's Revolutionary Guards called on the Islamic Repu...
Russia is conducting its largest military recruitment ...
CNA reported about a month ago that Tirana municipalit...
Mariglen Qato, the director of Erion Veliajt, arrested thi...
A citizen complained in Fiks Fare that, after visiting an ...
CNA denounced Mayor Erion Veliaj's propaganda two days ago...
Another prosecutor got stuck in the vetting sieve. ...
The Special Appeals Panel dismissed another prosecutor. T...
The assets of judges and prosecutors went through a st...
The Independent Qualification Commission dismissed the pro...
An apartment was engulfed in flames this Thursday afternoo...
The court has left in prison the former prison police offi...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
The police in Shkodër were able to arrest the citizen NL, ...
Ditën e enjte ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të p...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
For Tuesday, our country is expected to be affected by uns...
Former US Senator Joe Lieberman, who was very close to the...
New York - Former President Donald Trump on Wednesday crit...
For the first time in 27 years, the United States governme...
Russia has been pushing for a United Nations Security Coun...
This Wednesday evening, the premiere "Tirana from the Air"...
The second Albanian school after Korça was opened in Pogra...
Berti has been my best friend. Even narrower than when he ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
The month of February has not been good for savings deposi...
The "Railway Transport" program had 4.1 billion ALL of...
While in Tirana, the prices of greens and vegetables in Fe...
Today, March 28, 2024, in the foreign exchange market, the...