LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

France does not find peace from the protests/ Pension reform turns into a challenge for Macron

2023-03-19 21:04:00, Kosova & Bota CNA

France does not find peace from the protests/ Pension reform turns into a

France is not finding peace from the protests. Protests have taken place in all French cities against the bill that aims to raise the retirement age from 62 to 64. In Paris, the streets are littered with trash. For this draft law, everything will be decided on Monday in the National Assembly, where a motion of no confidence in the government, requested by the opposition, will be voted. Passing a no-confidence motion will be challenging, analysts say, none has succeeded since 1962 and Mr Macron's ruling alliance still holds a majority of seats in the National Assembly. If the government is not overthrown, then the bill becomes law.

Në Paris rrugët janë të mbushura me plehra, ndërsa era e keqe ka shqetësuar banorët. Sindikata e punonjësve që merren me grumbullimin dhe përpunimin e plehrave ka vendosur të vijojë grevën në shenjë proteste kundër planit të presidentit francez Emmanuel Macron për të rritur moshën e daljes në pension nga 62, në 64 vjeç.

“Na thyhet zemra kur shohim rrugët e Parisit në këtë gjendje. Puna jonë është Parisi të jetë i pastër kudo dhe për të gjithë, jo vetëm për banorët që jetojnë këtu. Mos të harrojmë se Parisi është kryeqyteti më turistik në botë. Por ne do të vazhdojmë, nuk dorëzohemi, do të rezistojmë pavarësisht lodhjes. Shpresoj që kudo në Francë njerëzit do të mobilizohen”, thotë Regis Vieceli, sekretari i Përgjithshëm i sindikatës për grumbullullimin e plehrave.

Çdo ditë këta punonjës grumbullojnë rreth 1000 ton mbeturina në Paris. Edhe pse banorët janë mërzitur nga mos grumbullimi i plehrave, ata kanë treguar mbështetje për protestat.

“Zgjidhja është që qeveria të ndryshojë qëndrimin e saj dhe të dëgjojë njerëzit. Sepse ajo që po ndodh është jashtëzakonisht e rëndë. Unë mendoj se qeveria është kryesisht përgjegjëse për këtë”, thotë Isabelle Vergriette, banore e Parisit.

“Era e keqe ndihet kudo. Për plehrat duhet të merren masa sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe pse njerëzit kanë të drejtë të demonstrojnë dhe të tregojnë mospajtimin e tyre me qeverinë”, thotë një tjetër banor.

Një aleancë e gjerë e sindikatave kryesore të Francës ka thënë se do të vijojë të mobilizohet në përpjekje për të detyruar qeverinë të heqë dorë nga ndryshimet.

Presidenti francez Emmanuel Macron është shprehur në mënyrë të përsëritur se “është i bindur se sistemi francez i pensioneve duhet të përmirësohet për t’u mbajtur në këmbë”. Sipas tij mundësitë e tjera të propozuara, si rritja e barrës tashmë të rëndë tatimore, do të largonte investimet dhe nga ana tjetër ulja e pensioneve të pensionistëve aktualë nuk ishte një alternativë realiste.

Për reformën pensioneve gjithçka do të vendoset të hënën në Asamblenë Kombëtare. Të enjten kryeministrja franceze përdori fuqinë kushtetuese të qeverisë për të miratuar projektligjin, pa votim në Asamblenë Kombëtare.

Kundërshtarët politikë të zotit Macron kanë depozituar dy mocione mosbesimi të premten kundër qeverisë së kryeministres Elisabeth Borne. Zyrtarët qeveritarë shpresojnë t’i mbijetojnë votimit që do të mbahet të hënën, për shkak të përçarjes së opozitës.

However, if the motion passes it would be a major blow to Mr Macron: the pension bill would be defeated and his cabinet would have to resign. In that case, the president will have to appoint a new government and re-examine the possibilities of passing the draft law. If the government is not overthrown, then the draft law is approved./ VOA

Lajmet e fundit nga