Preu gishtat në punë, pas dy vitesh dosja shkon për gjykim/ 22-vjeçari: Jam i lumtur, do kërkoj të drejtën time
Në muajin korrik 2021 emisioni “Stop” trajtoi rastin e Don...

Adriana dhe Bujar Hajdari, nga Elbasani tregojnë, se kanë 27 vite bashkëjetesë, pa celebrim. Ata kanë dy fëmijë 25 dhe 27 vjeç. Prej dy vjetësh janë martuar me letra dhe donin t’u jepnin fëmijëve atësinë dhe mbiemrin, por gjendja civile në Elbasan i drejtoi në gjyq.
Në seancën e parë, kur gjykata vuri në dijeni gjendjen civile, kjo e fundit i kthen 4 herë përgjigje, se ia jep ky institucion atësinë, pa patur nevojën e gjyqit. Në këtë mënyrë u mbyll gjyqi dhe çifti u rikthye të zgjidhte problemin në gjendjen civile.
“Ju bëjmë me dije se shtetasit Bujar dhe Adriana Hajdari kanë lidhur martesën dhe tani fëmijët që i pretendojnë si të tyret janë madhor dhe njohjen e atësisë mund ta bëjmë ne si gjendje civile, jo gjykata”, kjo është përgjigja zyrtare e Zyrës Civile në Elbasan e lexuar nga gazetarja e Stop.
Sipas denoncuesve ata kanë edhe tre përgjigje të tilla të njëjta, por prapë problemi i tyre nuk është zgjidhur, pasi punonjëset thonë gjithmonë, se nuk e kanë radhën. Avokati i Adrianës dhe Bujarit, Demir Çiftja, tregon gjithë odisenë e shkresave mes gjykatës dhe gjendjes civile.
“I jemi drejtuar Gjykatë së rrethit Gjyqësor në Elbasan me një kërkesë padi për njohje atësie. Pasi gjykata është njohur me padinë tone ka detyrim ligjor që të njohi palën, personin e tretë që është Zyra e Gjendjes Civile në Elbasan. Në këtë moment zyra e Gjendjes Civile ka sjellë katër përgjigje…”, Demir Çiftja ka lexuar për emisionin Stop të katër përgjigjet të cilat kanë po të njëjtin tekst edhe pse janë dërguar në data të ndryshme: Ju bëjmë me dije se shtetasit Bujar dhe Adriana Hajdari kanë lidhur martesën dhe tani fëmijët që i pretendojnë si të tyret janë madhor dhe njohjen e atësisë mund ta bëjmë ne si gjendje civile, jo gjykata.
“Duke qenë se Gjendja Civile na ka sjellë këto përgjigje, ne jemi të detyruar të tërhiqemi nga padia dhe ne u tëhoqëm nga padia me pretendimin se gjendja civile do e zgjidhi këtë punë vetë. Kemi shkuar në gjendjen civile dhe gjendja civile prapë na çoi në gjykatë. Për këtë arsye ne në datë 04.11.2022 i kemi bërë një kërkesë ankesë drejtorit të përgjithshëm të gjendjes civile ku i kemi pasqyruar të gjitha rrethanat dhe faktet se çfarë ka ndodhur që nga momenti i parë që kemi paraqitur padinë në gjykatë dhe të gjitha katër përgjigjet bashkëngjitur dhe deri në këtë moment që flasim nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, shtoi Demir Çiftja.
Gazetarja e “Stop” i drejtohet gjendjes civile Elbasan, ku sërish punonjëset ia hedhin topin njëra-tjetrës. Në fund gazetarja komunikon me Shefki Likën, përgjegjësin e zyrës, i cili thotë, se njohja e atësisë do të zgjidhet, por mbiemri do të çohet në gjyq. Dhe pas kalimit të radhës së punonjëseve të gjendjes civile nga Manjola te Mamica, nga Mamica te Bardha, zgjidhja erdhi vetëm nga përgjegjësi i zyrës Shefki Lika.
Adriana dhe Bujar Hajdari, janë të kënaqur që u dhanë atësinë fëmijëve dhe do t’i drejtohen sërish gjykatës për çështjen e mbiemrit./tvklan.al
Në muajin korrik 2021 emisioni “Stop” trajtoi rastin e Don...
Në rrugën që shkon nga Qafë-Thana drejt Pogradecit, në dat...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Divjakës në...
Aurora Liço nga Vlora në vitin 2015 pezulloi aktivitetin e...
The hidden camera of the show "Stop" on Tv Klan, brought t...
Rusia pranoi të hënën se dhjetëra trupa të saj u vranë...
Emisioni Stop në Tv Klan ka shkuar në Fier për të trajtuar...
Pranë redaksisë së emisionit Stop në Tv Klan ka ardhur një...
Fiks Fare ka denoncuar në vijimësi disa skema mashtrimi që...
Drane Gjoka një punonjëse e “Alba Shoes”, tregon se mori n...
Pothuajse në pjesën më të madhe të subjekteve tregtare në ...
Ish-gjyqtari i Apelit në Tiranë Amarildo Laçi, para dy vit...
Prindërit ankohen se oraret e ngjeshura që kanë fëmijët, t...
Emsioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka shkuar në Kryezi...
Për ankesën e zotit Qerim Tabaku, të cilit i kanë zaptuar ...
The editorial office of CNA.al has received a complaint ac...
Ish-anëtarët e Partisë Lëvizja e Re me kryetar Arian G...
Emisioni “Stop” në Tv Klan u gjend në Durrës me qytetarin ...
Emisioni “Stop” në Tv Klan u drejtua në Durrës për problem...
Para disa javësh, qeveria miratoi me të drejtë një bonus 5...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Tirana Police have announced that criminal proceedings hav...
Citizen BS, who was wounded by gunfire this Monday in P...
The perpetrator of the injury of 35-year-old BS in Pograde...
A gunshot wound occurred today in Pogradec. According to p...
On Monday, our country will be affected by stable weather ...
The heat wave that has swept across Europe is also causing...
The Director-General of the World Health Organization, Ted...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
A strong aftershock shook Venezuela this Monday following ...
US President Donald Trump said today that Iran has request...
Five people have died after a shooting in Stade, northern ...
Germany, the Czech Republic, Poland and Hungary hit record...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
When citizens see that the euro drops a few points in a fe...
When talking about the euro exchange rate in Albania, it i...
This is the question that is often avoided. A strong lek s...
There is a political temptation to sell the strengthening ...