CNA revealed the figures/ Economy journalist: Tirana's incinerator will receive over 1 billion euros
CNA published today the figures that showed that in at lea...

Rrjetet sociale fillimisht u cilësuan si një revolucion në fushën e komunikimit, por askush nuk foli për disavantazhet që ato kanë. Nëpërmjet tyre njerëzit me adresa fallso bullizojnë, ofendojnë e kërcënojnë të tjerët dhe shpesh herë dalin nga këto histori pa u ‘lagur’.
I tillë është dhe rasti që Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e së mërkurës, ku një 37 vjeçare shantazhohej në Tik tok . Nën emrin e saj shantazhuesit hapnin adresa të ndryshme me foto dhe video të 37-vjeçares dhe familjarëve të saj.
Por edhe pse ka bërë kallëzim në polici për çfarë i ka ndodhur, 37-vjeçarja nga Mokra e Pogradecit kërkon ndihmën e Fiks Fare, pasi policia nuk ka bërë asgjë.
E.H prej muajit Janar 2023 ka një konflikt me disa persona të cilët pretendojnë se denoncuesja i ka hapur rrjete sociale denigruese. Në këmbim personat e konfliktit, denoncueses së Fiks Fare i kanë marrë disa foto dhe video nga rrjetet e saj sociale Facebook dhe Instagram dhe më pas i kanë hapur adresa të ndyshme sociale ku e ofendojnë qytetaren dhe e shantazhojnë.

Ajo tregon se në përdorim ka një faqe Tik Tok dhe përdor vetëm atë. Aty ka njohur një vajzë e cila përdorte një adresë me foto dhe video të modeleve ruse, ku administratoren e faqes e ka këshilluar të mos përdorte imazhin e të tjerëve pasi mund të kishte probleme. Pas kësaj denoncueses E.H i janë hapur disa adresa ku në titull mbajnë emër dhe mbiemër të qytetares të shoqëruara me ofendime. Gjithashtu pak ditë më parë i kanë mbërritur dy video ku një përson me emrin E.P banues në Sarandë e ka kërcënuar me thikë në dorë për jetën e saj dhe të familjarëve të saj duke i thënë se do të pres kokën dhe do të ngul thikën në fyt.
Me datë 20 mars 2023 37 vjeçarja tregon se dikush me emrin Denis i shoqëruar nga një vajzë tjetër i ka shkuar në shtëpi dhe e ka shantazhuar. Denoncuesja ka marrë në telefon 129-ën, por nuk ka patur asnjë reagim nga uniformat blu të qytetit të Pogradecit. Me datë 22 Mars denoncuesja është paraqitur pranë Komisariatit të Policisë Pogradec dhe punonjësit e policisë i kanë thënë se dosja do të shkojë në prokurori. Gjatë kësaj periudhe denoncueses i vijnë herë pas here sms shantazhuese ku i thonë se do ta shkatërrojnë atë dhe familjen e saj , madje kërcënimët janë edhe më të rënda ku shkruhet ” koka jote do të jetë për pak ditë në liqenin e Pogradecit”.

Pas takimit me gazetarët e Fiks Fare denoncuesja drejtohet në Prokurorinë e Pogradecit. Në zyrën e informacionit i thonë se duhet të bëjë një kërkesë për përshpejtim dosje. Më pas drejtohet në komisariatin e qytetit ku shefi i këtij institucioni Klodian Kondi i thotë se është në dijeni të rastit dhe se të gjitha kallëzimet bashkë me faktet janë depozituar në dosjen hetimore.
Përsa i përket fotove dhe videove të fundit që i kanë mbërritur në adresë , shefi i thotë se duhet të bëjë një kallëzim tjetër dhe t’i bashkangjiten dosjes për hetim. Në rast se do të ketë diçka urgjente duhet të telefonojë përsëri në numrat e telefonit të policisë 112 ose 129.
Për shqetësimin e qytetares nga qyteti i Pogradecit, gazetarët e Fiks Fare telefonuan zyrën e koordinatorit për të Drejtën e Informimit të Prokurorisë në qytetin e Pogradecit për të pyetur se çfarë masash janë marrë për sigurinë e qytetares dhe të familjarëve të saj deri në përfundim të hetimeve të kësaj çështje.

Në një bisedë telefonike gazetarëve ju kërkua që t’i drejtoheshin me një kërkesë për informacion . Në të njëjtën ditë, ky institucion ktheu përgjigje se ka regjistruar procedimin penal me numër 102 në datën 24 mars 2023 me akuzën e kanosjes. Por, përmend se s’mund të japë më shumë informacion për shkak të sekretit hetimor. Në të njëjtën përgjigje prokuroria shkruan se, pa cënuar këtë sekret, në datën 17 mars 2023, në orën 12.00 në Policinë e Pogradecit ka paraqitur ankim shtetësja E.H, e cila ka deklaruar se prej 1 muaji është kanosur nga shtetasi E.P. 6 ditë më vonë, ankuesja është riparaqitur në polici dhe ka deklaruar se në banesën e saj ka shkuar shtetasi D.P, ku e ka qëlluar në pjesën e krahur dhe e ka shtyrë.
Policia pohon se ankuesja s’ka pranuar të shkojë për vizitë në spital. Oficeri i policisë gjyqësore ka kqyrur dhe ka marrë nga ankuesa 2 video me pamje filmike. Në fund, Prokuroria e Pogradecit nuk jep asnjë informacion për veprimet e mëtejshme, duke cituar se janë “sekret”.
Nga data 17 mars, kur ishte dita e parë e kallëzimit të denoncueses, e deri në ditët e sotme, ndaj personit të kallëzuar s’ka asnjë masë shtrënguese; detyrim paraqitje, arrest shtëpie apo arrest me burg! Për pasojë, nga mungesa e veprimeve të policisë dhe prokurorisë, ankuesja vijon të ndihet e kërcënuar, pasi çdo ditë, ajo shikon në rrjete sociale kërcënimet e radhës./ tch
CNA published today the figures that showed that in at lea...
The incinerator company of Tirana, "Integrated Energy ...
After the problem aired on the show Stop on TV Klan regard...
Emisioni Stop në Tv Klan trajton sonte historinë e një qyt...
Tashmë çdo gjë në vendin tonë është kthyer në biznes dhe p...
The former candidate for the primaries in the Democratic P...
The company, which would build the incinerator in Tira...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një problematikë në...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Gent Strazimiri, sh...
A few days ago, the testimony of the Italian citizen Gabri...
Yesterday the incinerator company of Tirana, "Integrat...
A case of scandal and corruption that openly shows that th...
The candidate of the Democratic Party for the Municipality...
The administrator and shareholder of the Tirana incinerato...
The democratic deputy, Tritan Shehu, has denounced the sta...
Academician Artan Fuga has denounced this morning what...
Three Wizz Air flights have been delayed this morning ...
A scandal has come to light from the testimony of an Itali...
CNA ka denoncuar prej vitesh aferën e inceneratorëve, ...
Residents of the village of Mushnike of the Lekaj Administ...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A vehicle has caught fire in the Pazar area of Korça. A...
A serious incident occurred this Sunday in Jalë. It is le...
This Sunday, an interventional operation is underway for t...
An Australian tourist was bitten by a snake while explorin...
The heat wave that has swept across Europe is also causing...
The Director-General of the World Health Organization, Ted...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
Villages are facing one of the most serious demographic cr...
The Israeli government officially recognized the massacres...
Pope Leo XIV today expressed his solidarity with the peopl...
Serbian President Aleksandar Vučić announced today that co...
A 4.1 magnitude earthquake struck Algarve, Portugal's popu...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Sunday, one US dollar is bought for 82 lek and sold f...
The fishing sector has recorded a worrying performance dur...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.8 lek and so...
The insurance market is growing at a slower pace this year...