Me flamuj kuqezi, shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut nisen drejt Shqipërisë për festën e pavarësisë
Me flamuj kuqezi dhe këngë patriotike shqiptarë nga Ko...

Sot është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët. Shqipëria feston 111-vjetorin e Pavarësisë.
Por 28 nëntori është një tjetër datë e rëndësishme e cila përkon me lindjen e kryekomandantit legjendar, heroit të Kosovës, Adem Jashari.
Nëse sot do të ishte gjallë, heroi do të festonte 68-vjetorin e tij të lindjes.
Adem Jashari lindi më 28 Nëntor 1955 – 7 Mars 1998 dhe ishte kryekomandanti dhe themeluesi kryesor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (UÇK-së).
Lindi më 28 nëntor 1955 në fshatin Prekaz të Poshtëm të Drenicës, në Kosovë dhe ra dëshmorë më 7 mars 1998 në të njëjtin fshat, gjatë Sulmit në Prekaz. Pas luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.
Së bashku me vëllain e tij Hamzën, Adem Jashari ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore–ushtarake serbe, të cilët më vonë e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Adem Jashari ra heroikisht së bashku me 58 anëtarët e familjes së tij. Ky është rast unikal në historinë e luftërave. Ai njihet si "Komandanti Legjendar i UÇK-së". Urdhëri "Hero i Kosovës" iu dha atij në vitin 2008 nga Kryeministri i Kosovës.
Adem Jashari lindi në një familje me tradita patriotike. Ishte djali i tretë i mësuesit Shaban Jashari. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa Shkollën e Mesme Teknike e përfundoi në qytetin e Skënderajit.
Adem Jashari gjithmonë ishte i vetëdijshëm se vetëm krisma e pushkës do ta çlironte Kosovën nga okupimi serbo-sllav. Rrallëherë e shihje pa armë. Ai ishte rritur në frymën e trimërisë, heroizmit dhe atdhedashurisë, nga e cila ia kishte mbjellur heroizmin babai i tij Shabani.
Në vitin 1991, Adem Jashari u zhvendos në Shqipëri sipas marrëveshjes së autoriteteve kosovare me Ramiz Alinë, për t'u trajnuar me vullnetarët e parë, që më vonë u bashkuan në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Më 28 shkurt 1998, një grup luftëtarësh të udhëhequr nga Adem Jashari, sulmuan patrullat e policisë serbe duke vrarë katër policë dhe plagosur dy.
Familjen Jashari e luftuan forcat serbosllave në Kosovë në vitet e 90-ta, por ky fakt u mbajt i fshehur nga opinioni i gjerë, nga ana e politikanëve të moderuar shqiptarë dhe nga qeveria e Beogradit, si mënyrë për të ruajtur status-kuonë.
Beteja e parë mes Ademit dhe shokëve të tij kundër Forcave Federale Jugosllave u bë në mëngjesin e 30 dhjetorit të vitit 1991. Shtëpia e Jasharajve ishte rrethuar nga një numër i madh i forcave të sigurimit serbosllav duke kërkuar dorëzimin e tij.
Adem Jashari sëbashku me shokët e tij, e thyen rrethimin dhe më vonë morën pjesë në disa aksione kundër ushtrisë jugosllave dhe policisë.
Shtëpia e Adem Jasharit në Prekaz u sulmua përsëri nga forcat e policisë federale jugosllave më 22 janar të vitit 1998.
Adem Jashari dhe sakrifica e tij heroike u bë simboli i pavarësisë për shqiptarët e Kosovës dhe për shqiptarët kudo që janë. Kështu shumë prej tyre veshën bluza me fotografinë e tij pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj, më 17 shkurt të vitit 2008.
Mbishkrimi në bluzat ishte ″Bac u kry", duke iu referuar shprehjes së përdorur gjatë homazheve në varrin e tij me rastin e shpalljes së pavarësisë, si realizim i qëllimit sublim të të gjithë jetës dhe veprimtarisë së Adem Jasharit./ CNA
Me flamuj kuqezi dhe këngë patriotike shqiptarë nga Ko...
Fredi Beleri, the elected head of the municipality of ...
At a time when the world is increasingly digitized, th...
The new map for the redistribution of courts, besides ...
Today, Albania celebrates the 111th anniversary of ind...
Sot, Shqipëria feston 111-vjetori e Pavarësisë. Më 28 ...
Analyst Neritan Sejamini has spoken about the sterilizatio...
Lawyer Shkëlqim Hajdari has spoken about the recent interc...
A few days ago, the journalist Artan Hoxha threw accus...
Germany has maintained a clear position and it can eve...
A serious car accident happened this Monday evening on...
A car accident happened this Monday afternoon in Fier. Fo...
The police of Elbasan announced this Monday that they have...
The police of Kuçova have revealed the thefts that hap...
The Prime Minister, Edi Rama, at the Extended Assembly...
The Prime Minister, Edi Rama, has reacted to the rumor...
The Prime Minister, Edi Rama, says that the Albanian econo...
Prime Minister Edi Rama announced that this year, on the o...
A fire engulfed a house in the village of Boshanj in Kolon...
Chinese authorities have announced that citizens of fi...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
After two days of searching, the lifeless body of 37-year-...
7 Albanian, Paraguayan and Angolan citizens are arrested a...
Criminal proceedings have been initiated against 16 protes...
SN, who was raped today with his wife near his apartment i...
On Wednesday, our country will be affected by relatively s...
Meteorologist Tanja Porja shared some predictions today re...
The large regions of Northern Albania are experiencing a s...
On Tuesday, our country will be affected by relatively sta...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se në t...
The European Parliament has adopted a resolution on Kosovo...
Just 2 days before the signing of the agreement, scheduled...
The Foreign Minister of Greece, Giorgos Gerapetritis, shar...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
In 2025, eight EU countries recorded a current individual ...
The Albanian economy is facing a new increase in inflation...
Total revenues for the period January-May 2026 reached aro...
In a sector where the number of visitors continues to grow...