Sot 100 vite nga lidhja e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në/ Rama mesazh qytetarëve
Sot bëhen 100 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomati...

Shërbimi i dobët, zhgënjimi i pritshmërive, lufta në Ukrainë, e cila gjendet vetëm 300 kilometra nga plazhet e Bullgarisë, inflacioni që ka bërë që pjesërisht njerëzit të mos kenë shumë para për pushime si dhe shifrat e larta të Covidit kanë çuar në rënien e numrit të turistëve në bregun bullgar të Detit të Zi. Në plazhet e gjata me rërë, ku dikur shezllonet ishin pranë njëri-tjetrit dhe mbizotëronte hare dhe rrëmujë, këtë vit është jashtëzakonisht e qetë.
Në qershor pronarët e hoteleve dhe operatorët turistikë u ankuan se në resortet bregdetare që dikur ishin shumë të frekuentuara, nuk kishte pothuajse fare turistë. Edhe në korrik numri i turistëve të huaj ishte dukshëm më i ulët se zakonisht.
Po ashtu pushimet në Detin e Zi në Bullgari nuk janë më aq të lira sa mendon dikush. Ofertat gjithëpërfshirëse (all-Inclusive) në Turqi dhe Spanjë janë shpesh më të lira se në Bullgari. P.sh. një javë me ofertë gjithëpërfshirëse në një hotel me tre yje në plazhin e Burgasit, ku pyetëm rastësisht, kushton rreth 1000 euro për person.

Turistët më të rëndësishëm për Bullgarinë, rusët dhe gjermanët, preferojnë të shkojnë në Turqi apo Spanjë këtë verë, thonë operatorët turistikë. Normalisht në Bullgari vijnë 450.000 deri 500.000 turistë rusë, por këtë vit ata nuk kanë ardhur fare, thotë Mariya Tabakova, e ngarkuar për turizmin në metropolin e Burgasit në Detin e Zi. Po ashtu ndërsa në vitin 2021 në Bullgari kaluan pushimet më shumë se 600,000 turistë gjermanë, këtë vit priten 40-50 për qind më pak.
Greqia çmime të ngjashme, por shërbim më i mirë
Shërbimi i keq dhe çmimet në rritje i stepin shumë turistë dhe vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit. Një koktej me lëng frutash në plazh në Bullgari kushton 20 për qind më shumë se vitin e kaluar. Një vakt i lehtë me sallatë dhe një shishe verë kushton rreth 60 euro për dy vetë. Një kafe kushton 2.50 euro. "Ushqimet janë shtrenjtuar dhe duhet ta kompensojmë disi”, shpjegon një kamarier.

E njëjta gjë vlen edhe për personat që kanë marrë me qira shfrytëzimi plazhet dhe të cilët humbjet i "kompensojnë” me çmime më të larta për çadrat dhe shezllonet. Në disa vende një komplet çadër dhe dy shezllone kushton deri në 20 euro në ditë. Prandaj edhe turistët vendas nga Sofja preferojnë më mirë të shkojnë në Greqi, ku çmimet janë të ngjashme, por shërbimi është më i mirë.
Faktor tjetër janë edhe pasojat e luftës së afërt, të cilat ndihen direkt në plazhet bullgare. Kështu në qershor në brigjet e Bullgarisë dolën rreth 3000 delfinë të ngordhur, sepse përdorimi i teknologjive sonare të luftës dhe shpërthimet kishin shkatërruar sistemet e tyre të ndjeshme të navigimit, ose mund të kenë qenë dhe viktima të operacioneve luftarake të drejtpërdrejta.
Pushimet në Detin e Zi në Bullgari mbeten një çështje ambivalente: natyra është e bukur dhe ushqimi është i mirë, por shërbimi është i keq dhe çmimet janë shumë të larta./DW
Sot bëhen 100 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomati...
Gazetari Jul Kasapi ka folur mbrëmjen e sotme për alar...
Aktori Edmond Budina ka sfiduar kryeministrin Edi Rama...
The former president of the incinerators' party, Monik...
The Dossier Authority reacted after the statements mad...
In recent days, politicians and former officials have ...
The former president, former prime minister, former ch...
Two and a half years after the demolition of the Natio...
Journalist Artan Hoxha has ironized Prime Minister Edi...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar Prokurorin e Tir...
Personi që pretendohet se është spiunuar nga Ilir Meta gj...
The former mayor of Kamez Municipality, Xelal Mziu, ap...
The letter of the Information Authority on the former Stat...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë ankimimin e ish...
The email that set in motion the Authority for Information...
According to data from the National Operational Center...
Journalist Elvi Fundo has reacted after the request of the...
The technical negotiation between Albania and Italy for th...
A concert will be organized in Tirana as part of the openi...
The Democratic Party has asked several public questions to t...
A mountain of documents for a flagrant case, in the na...
The Democratic Party has denounced a tender held by the Hi...
Since the summer of 2020, the Mayor of Tirana, Erion Velia...
The leader of the Democratic Party, Sali Berisha, denounce...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Following intensive controls and work based on police inte...
A road accident was recorded on Saturday morning on the Le...
A serious incident is reported to have occurred today in G...
A fatal accident has been recorded on the Fier-Lushnjë hig...
Today our country will be affected by stable weather condi...
Albania is leading a painful demographic process that plac...
On Friday, our country will be affected by stable weather ...
On Thursday, our country will be affected by stable weathe...
US President Donald Trump announced in a post on the Truth...
A serious rail accident occurred today in Munich, Germany....
The Iranian Central Military Command, Khatam al-Anbiya, an...
Four months of war have fundamentally changed relations be...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
In the Balkans, few tourism markets are expanding at the p...
Demographic experts Ilir Gëdeshi and Russell King conclude...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.8 lek and so...
Urban development, transport, energy, forestry and agricul...