web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nesër konferenca Shqipëri-BE/ Diaspora lajmëron protestë në Bruksel

2026-07-13 20:36:00, Aktualitet CNA

 Nesër konferenca Shqipëri-BE/ Diaspora lajmëron protestë

Nesër në Bruksel do të mbahet konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku do të zyrtarizohet mbyllja e 3 kapitujve të parë të negociatave.

Njëkohësisht me konferencën është paralajmëruar edhe një protestë përballë Këshillit të BE-së ku pritet të jenë të pranishëm shqiptarë nga Belgjika, Franca, Holanda, Gjermania dhe vende të tjera europiane.

Një nga protestueset në tubimin para Kryeministrisë tha se Brukselit i duhet treguar se çfarë duan me të vërtetë shqiptarët.

Ajo tha se qytetarët që dalin në protesta janë të parët që e duan anëtarësimin në Bashkimin Europian jo vetëm për një leje pune por për të jetuar njësoj si qytetarët europianë.

“Ju bëj thirrje të lajmëroni miq dhe shokë, të afërm që jetojnë në zonat përreth Beligjikës të bashkohen me shqiptarët e tjerë përpara institucionit të BE ku do të mbahet konferenca ndërqeveritare. Tu tregojmë fytyrën e vërtetë dhe se çfarë duan më të vërtetë shqiptarët. Nuk gënjehemi me propagandën që duan të na sjellin nga Brukseli. Jemi ne të parët që duam BE por nuk e duam vetëm për një leje pune por që të jetojmë me dinjitetin e europianëve dhe në vendin tone”, u shpreh protestuesja. /CNA





Lajmet e fundit nga