web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjergj Luca në “Allishverishi”: SPAK-u, gjëja më e madhe që është bërë në Shqipëri

2026-04-24 21:22:00, Aktualitet CNA

Gjergj Luca në “Allishverishi”: SPAK-u, gjëja më e

Biznesmeni Gjergj Luca në episodin e sotëm të podcastit “Allishverishi, ka komentuar punën e kryeministrit Edi Rama për mënyrën se si e ka paraqitur Shqipërinë në skenën ndërkombëtare dhe atë europiane.

Ndër të tjera, gjatë bashkëbisedimit me gazetarin Bledi Mane dhe të ftuarin, pedagogun Rezart Prifti, ai theksoi se gjëja më e madhe e bërë është Prokuroria e Posaçme.

"Rama e kishte heq fishën dhe e kishtë vënë në Europë, te ata që ne na kanë parë si krijesa me bisht, për t'i treguar atyre se kush jemi ne dhe na bëri të gjithëve me autoritet dhe personalitet dhe na drejtoi.

E kishte heq fishën prej ktej dhe ja kishte besuar si idealist 5-6 vetëve. Tani këto njerëz a kanë abuzuar, a i kanë bërë të qëllimishme që ky të heqë fishën nga BE dhe ta kthejë në Shqipëri. Këtë nuk më takon mua ta analizoj.

Gjëja më e madhe që është bërë në Shqipëri është Prokuroria e Posaçme, është SPAK-u. Edi Rama është idealist. Dhe qeveria është si brigadierët e biznesit tim, kush e bën punën mirë do të rrijë, kush jo do të ikë", tha Luca. /CNA





Lajmet e fundit nga