LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO/ Dronët Bayraktar mbërrijnë në Shqipëri

2024-03-01 09:18:00, Aktualitet CNA

FOTO/ Dronët Bayraktar mbërrijnë në Shqipëri

Ministri i Mbrojtes, Niko Peleshi ka njoftuar se dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri. 

Ministri sqaron se prej dy ditësh ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre.

"Dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri! Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre.Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes. Kjo arritje, simbol i dedikimit tonë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat tona të Armatosura", shprehet Peleshi./CNA

Lajmet e fundit nga