The two new prosecutors who join SPAK
Today, the meeting of the High Prosecution Council was hel...

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, në një deklaratë për mediat, ka deklaruar se pas spektaklit të djeshëm për hapjen e garës së Portit të ri të Durrësit qëndron vjedhja më e madhe e pronës publike, që sipas tij sfumon dhe aferën e inceneratorëve.
Bozdo është shprehur se është një akt flagrant falja e pronës publike prej 800 mijë metrash katrorë Alabarit.
Sipas Bozdos, fakti tronditës është se ky port i ri do t’u kushtojë shqiptarëve minimalisht 1,5 miliardë euro dhe këto euro nuk dalin nga fitimet e Alabar, por nga xhepat e shqiptarëve.
“Mbrapa spektaklit të djeshëm për hapjen e garës së Portit të ri të Durrësit, qëndron vjedhja më e madhe e pronës publike, që sfumon edhe aferën tronditëse të inceneratorëve inekzistentë. Është akti flagrant, i përmasave të tradhtisë kombëtare, i faljes së Portit të Durrësit, të pronës publike prej 800 mijë metrash katrorë, në zemër të qytetit, arabit Alabar, mikut të Edi Ramës, pa garë, pa konkurrencë, sikur të ishte pronë e trashëguar nga babai.
Mbrapa premtimeve bombastike për punësim të Ramës, qëndron fakti tronditës të cilin ai nuk e përmendi asnjë herë: ky port i ri do t’u kushtojë shqiptarëve minimalisht 1,5 miliardë euro dhe këto euro nuk dalin nga fitimet e Alabar, por nga xhepat tanë. Skema e Ramës është poshtërsi ekonomike dhe shoqërore: Portin aktual të Durrësit, prona më e vlefshme në Shqipëri, e merr miku i tij, ndërsa Porti i ri i Durrësit ndërtohet me paratë e taksave të shqiptarëve.
Alabar do të pasurohet më tej me pronën e falur nga Edi Rama, ky i fundit do marrë thelën e vet, kurse shqiptarët do të hapin sytë. E vetmja gjë që shqiptari i thjeshtë do të mund të bëjë në vendin që dikur ishte pronë e të gjithëve, është të hajë një akullore dhe të shohë vitrinat e dyqaneve të shtrenjta.
Prona publike kthehet në mollë të ndaluar nga Edi Rama.
Në spektaklin e djeshëm, “peshkaqenët” nuk ishin kompanitë e huaja, por vetë kryeministri, si një predator apeks i pronave publike. Ai dhe investitorët e tij strategjikë kanë bërë kërdinë me pronat e vlefshme publike, në jug dhe veri të vendit. Rasti i Durrësit është simboli i këtij fenomeni.
Partia Demokratike ka depozituar në 13 shkurt të këtij viti, pra 6 muaj më parë, padinë përkatëse në SPAK për megagrabitjen e pronës publike të Portit të Durrësit. Asnjë reagim deri me sot. Paditë me emrin e Ramës SPAK i konsideron blasfemi dhe nuk i prek me dorë. Dumani me të tijtë e dinë Ramën intelektual të madh, dhe meqë nuk kanë zbuluar dot krime më të vogla të bëra nga intelektualë të tjerë të Rilindjes, këtyre të Ramës as u afrohen.
Faktet janë ulëritëse: pa garë dhe asnjë studim paraprak, pa konsultim me publikun apo edhe me Komisionin Evropian dhe Bankën Botërore, që kanë investuar qindra milionë euro në Portin e Durrësit, pezullohet puna në këtë port dhe prona i falet Alabarit.
Partia Demokratike nuk kundërshton asnjë vepër publike, dhe aq më tepër një port të ri detar. Por ne denoncojmë faktin se prona publike është vjedhur, se do të duhen minimalisht 10 vjet që porti i të ndërtohet dhe të hyjë në treg. Në kushtet kur Shqipëria është aktualisht pa asnjë port, kjo është vrastare për ekonominë dhe pozicionin gjeostrategjik të Shqipërisë në tregtinë detare dhe në rrjetin e sigurisë së NATO-s.
Nga kjo katastrofë në emër të babëzisë dhe propagandës që ka gatuar Rama, po përfitojnë portet konkurrente në Greqi dhe Mal të Zi.
Mbrapa çdo spektakli të Ramës, qëndron mbulimi i një skandali. Mbrapa spektaklit të djeshëm qëndron hija e dëshmisë tronditëse të njeriut shumë të afërt, mikut dhe zëvendësit të tij për më shumë se një dekadë.
Arben Ahmetaj vërtetoi se të gjitha akuzat e opozitës janë të vërteta. Përfshirë këtu edhe mungesën e vullnetit të SPAK-ut për ta luftuar krimin qeveritar që lidhet me Ramën.
Një qeveri që zbon shqiptarët dhe shet pasuritë e tyre është armike e popullit. Si të tillë duhet ta trajtojmë.
Të dashur qytetarë,
Në fund edhe një thirrje për protestën e nesërme te Bashkia në orën 11.00. Të bëhemi bashkë kundër vjedhjes, korrupsionit, babëzisë, pavarësisht nëse quhet Alabar apo 5D”, tha Bozdo./ CNA
Today, the meeting of the High Prosecution Council was hel...
The appeal of GJKKO has left in prison the thieving di...
On Wednesday, the Special Court sentenced Gjergj Cukal...
The High Prosecution Council has suspended from office...
After the departure of Petri Malaj, the new director o...
Dallandyshe Bici has left her post at the head of the ...
The Ministry of Defense announces that the firefightin...
Kreshnik Bajraktari is appointed the new director of t...
Prosecutor Ndini Tavani competed for the vacant positi...
The farmers of Korça field return to the protest. They...
SPAK has carried out an operation in Tirana, Durrës and El...
Dallandyshe Bici is appointed head of IKMT, thus leavi...
Residents of the villages of Polis administrative unit hav...
Today, the court hearing will be held for former minis...
This Wednesday we are introducing you to some of the m...
For the third year in a row, waste in the city of Vlor...
The Ministry of Defense has given details of the fires...
The noise of the opposition today in the Parliament, w...
The situation of the fires in Shengjin is quite critic...
In addition to Shengjin, the fire situation is also al...
Since the summer of 2020, the Mayor of Tirana, Erion Velia...
The leader of the Democratic Party, Sali Berisha, denounce...
In January 2026, CNA published a series of documents and f...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious incident is reported to have occurred today in G...
A fatal accident has been recorded on the Fier-Lushnjë hig...
A road accident occurred today on the Lezhë-Milot highway,...
Tirana police have criminally prosecuted 27 people in conn...
Albania is leading a painful demographic process that plac...
On Friday, our country will be affected by stable weather ...
On Thursday, our country will be affected by stable weathe...
On Wednesday, our country will be affected by relatively s...
Two high-speed passenger trains collided on Friday afterno...
The United States government has announced that it will st...
Meteorologists have warned that a powerful El Nino phenome...
Oil shipments through the Strait of Hormuz increased signi...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Urban development, transport, energy, forestry and agricul...
The Minister of Economy and Innovation, Delina Ibrahimaj, ...
The draft law proposed by the Ministry of Finance for a ne...
It is not only Albanian consumers who pay more than the Eu...