Spectacular/How the Albanian couple escaped from prison in Italy
A couple of Albanians "stood up" the police in Pesaro ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë konferencës së sotme me gazetarët, ka folur për aferën e shekullit, atë të inceneratorëve.
Berisha ka drejtuar sërish gishtin tej kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj për këtë aferë.
Gjatë deklartës së tij, Berisha nënvixoi se Rama ka firmosur procedurat për ndryshimin e strategjisë së trajtimit të mbetjeve në Shqipëri.
"Edi Rama, organizata e tij kriminale, qeveri-SKAP, bënë gjithçka të arkivojë në harresë, vjedhjen e shekullit, e cila ka një përgjegjës kryesor që është Edi Rama dhe të tjerë rreth tij, të njohur, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Artur Metani, Damian Gjiknuri dhe ndonjë tjetër.
Por e garantoj se kurrë kjo aferë nuk mund të groposet.
Në groposjen e kësaj afere, ai ka urdhëruar organizatën kriminale të SKAP-it, që të mos trajtojë procedurën, e cila përbën kolonën kryesore mbi të cilën ngrihet piramida e vjedhjes dhe korrupsionit të shekullit, që është inceneratorët.Ka urdhëruar skapistët e tij të injorojnë procedurën, sepse procedura çon direkt tek ai, te Agaçi i tij, te Erion Veliaj dhe hajdutë të tjerë të kësaj organizate.
Për rikujtesë qytetarëve, nuk është kjo një deklaratë politike, por Edi Rama në vitin 2014, anulon me një vendim korruptiv, strategjinë e mëparshme të hartuar me një financim prej 4 milionë eurosh nga BE për trajtimin e mbetjeve në Shqipëri, bazuar në landfille, grumbullim, seleksionim dhe riciklim.Rama u angazhua direkt vetë me ekipin e tij për të anuluar këtë strategji dhe për të shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare, vetëm e vetëm që të instalonte strategjinë e djegies së plehrave, në të cilën ata parashikonin t’u vidhnin shqiptarëve qindra milionë euro.
Edi Rama, pasi ka ndryshuar me firmën e tij strategjinë, ka vendosur në buxhetin afatmesëm, veprat e zeza korruptive të incneratorëve, sepse ato nuk ekzistonin.Edi Rama me Agaçin dhe Metanin, janë famëzinjtë, të cilët përligjën pas firmosjeve të rrufeshme në 24 orë, 17 firma në 19 dokumenta në dhjetor të vitit 2016, për procedurën e negociatave të mbyllura, procedurë për çka Rama u informua dy herë se është antiligjore, nga drejtori i asaj kohe i entit të prokurimeve publike.
Por kjo për Ramën nuk kishte rëndësi. Ishte babëzia e tij e tmerrshme, sepse ai kishte lexuar dhe e dinte se mafia e plehut është mafia që pasurohet më shpejt dhe më shumë. Se mafia ka dhuntinë kriminale të shndërrimit të plehrave në flori për pronarët e sipërmarrjes.
Kështu që ai firmosi të aplikohet një procedurë antiligjore në tenderimin e kompanive që do ndërtonin inceneratorët.Edi Rama, në një akt unik në historinë e botës, firmosi në dhjetor të vitit 2016, vendimin e Këshillit të Ministrave, për t’i dhënë bonos 8 pikë një kompanie që nuk ekzistonte kund në Shqipëri. Një kompanie që do themelohej vetëm 9 muaj më vonë. Një ditë përpara se ajo të dilte fitimtare e tenderit të parashikuar.
Pra, gjithçka është bërë në hetimin e organizatës kriminale SKAP, që të arrestohen vetëm kurbanë që pranon Edi Rama, por jo ata, të cilët janë përgjegjësit më kryesorë, duke filluar nga vetja e tij", tha Berisha./ CNA
A couple of Albanians "stood up" the police in Pesaro ...
The court hearing for Laert Haxhiu has been postponed ...
Journalist Klodiana Lala has revealed the reason for t...
After 19 days and nights of fierce and uninterrupted f...
European Union lawmakers and member states have reache...
Nga data 17-19 nëntor pezullohet lundrimi i tragete...
The 2-year-old who was sent to the emergency service i...
Seismologist Damiano Koxhaj told Euronews Albania that...
Agim Ismailaj është shkarkuar nga posti i tij si drejt...
Four minors have been sent for trial after the end of ...
A 27-year-old man was arrested by the police after he ...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me ...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga hetimet e çë...
Berat passed everyone. Decorated the Christmas tree. And w...
The international relations expert, Enri Hide debated ...
Journalist Artan Hoxha argued with analyst Andi Bushat...
“Merrem me politikë nga halli!” Kështu është shprehur...
The analyst, Andi Bushati, has spoken about Greece's block...
Ben Blushi and Lulzim Basha met today at the Book Fair...
The journalist, Arian Çani, spoke about Greece's attit...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this Thursday afternoon in the vi...
A debate that began after the publication of a video on so...
A serious incident occurred this Thursday on the "Tirana-E...
23 protesters are under investigation by the police for co...
On Friday, our country will be affected by stable weather ...
On Thursday, our country will be affected by stable weathe...
On Wednesday, our country will be affected by relatively s...
Meteorologist Tanja Porja shared some predictions today re...
The Swiss Foreign Ministry announced the cancellation of t...
Andy Burnham has won the crucial Makerfield by-election with...
Thirty-five people have been killed after gunmen attacked ...
US Secretary of Defense Pete Hegseth was present this Thur...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
It is not only Albanian consumers who pay more than the Eu...
Albanian consumers paid 10.5% more for fuel than the Europ...
A new draft law submitted for public consultation by the M...
While budget revenues are being collected at enviable rate...