The competition for the construction of the National Theater is open
The international competition for the construction of ...

Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, i ka kërkuar Kuvendit të ndryshojë ligjin mbi dosjet në vend, pasi pretendon se favorizon politikanët e lartë dhe deputetët, të cilët nuk ndëshkohen nga të qenit bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.
Bordi Autoritetit të Dosjeve i referohet një rasti konkret, kur një politikan i lartë shqiptar me inicialet I.M., që ka qenë në krye të vendit dhe sot në krye të një partie politike, rezulton se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Sipas bordit, certifikata e këtij politikani nuk mund të plotësohet, pasi e pengon një klauzolë e ligjit që kërkon të mos rishkruhen apo riplotësohen certifikata të lëshuara nga Komisioni Bezhani.
Autoriteti i Dosjeve njofton se fakti i rëndë është që një ish zyrtar i informuar për këtë çështje, ka qenë në dijeni dhe të përpjekjeve që janë bërë për fshehjen e këtij skandali prej vitit 1991.
Njoftimi i Autoritetit të Dosjeve:
Autoriteti është ndeshur me informacione dhe të dhëna mbi një personazh me profil të lartë politik. Institucionit iu kërkua nëpërmjet postës elektronike që të verifikohej figura e shtetasit I. M. në dosje të klasifikuara të ish-Sigurimit të Shtetit. Konstatimi u shqyrtua me përgjegjësi dhe materialet u bënë të njohura për të gjithë anëtarët e zgjedhur.
Me vendimin nr. 321, datë 26.07.2022 të Autoritetit, të dhënat iu përcollën Kuvendit të Shqipërisë.Për identifikimin e materialeve të tilla dhe informimin mbi to, Autoriteti kërkon të kthehet vëmendja te ndryshimet e ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” i ndryshuar dhe problematikat e vështirësitë e përsëritura në zbatimin e disa dispozitave.
Konkretisht: Verifikimi i zyrtarëve përpara emërimit në detyrë, në zbatim të nenit 29, pika 4 të ligjit45/2015 i ndryshuar, ku parashikohet: “Autoriteti nuk administron kërkesat për informacion për zyrtarët që propozohen të emërohen ose ngrihen në detyrë në institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike, kur Autoriteti administron apo i janë vënë në dispozicion dokumenti autentik origjinal i certifikatës së pastërtisë së figurës.”
Pra, emrat e shqyrtuar më herët nga komisionet Mezini-Bezhani nuk verifikohen nga Autoriteti,me dispozitë ligjore.
Nga ana tjetër, neni 29 pika 4 të ligjit nr. 45/2015, i ndryshuar, zbatohet vetëm për kërkesat përinformim të paraqitura nga institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike, dhe jo për kërkesatindividuale për informim.
Në këtë rast, Autoriteti nuk kushtëzohet nga normë urdhëruese dhe e jep dokumentacionin nëadministrim, siç rezulton nga verifikimi.Disa herë, (nëntor 2018, shkurt 2020, etj.), Autoriteti ka paraqitur propozime për ndërhyrje nëligj sa i takon dispozitës në fjalë, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, KQZ, Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhor edhe OSBE-së. Shqetësimi është paraqitur së fundmi nga znj. Gentiana Sula, në seancën plenare të 21 korrikut 2022, gjatë raportimit të veprimtarisë për vitin 2021.Në këto rrethana, në rastet e shqyrtuara me përgjegjësi për subjektet A. D., Th. S., S.H, Xh. Sh.,D. Ç., dhe I. M., Autoriteti e ka bazuar vendimmarrjen në kërkesën për emërim/ngritje në detyrë.
Në rastet kur kërkesa për të njëjtët emra bëhet për verifikim figure, Autoriteti administron të gjithë dokumentacionin mbi personin në fjalë.
Ngërçi e vë institucionin në pozitën që, një vendim i tij në përgjigje të kërkesës institucionale, deklaron se subjekti zotëron certifikatën e pastërtisë se figurës së tij nga komisione të mëhershme verifikuese.
Vendimi tjetër, - i marrë në përgjigje të kërkesës individuale, - shprehet që po i njëjti subjekt rezulton me dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit.
Të dy vendimet janë të ligjshme dhe në zbatim të ligjit nr. 45/2015, i ndryshuar.”
Fakti i rëndë që ka zbuluar Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, i ka pasur indicet nga një ish zyrtar i informuar për këtë çështje që ka qenë në dijeni dhe të përpjekjeve që janë bërë për fshehjen e këtij skandali prej vitit 1991, së bashku me dosjen e një shtetase me origjinë serbe të martuar në Tiranë e cila ka qenë dëshmitare në dy palë gjyqe kundër “grave jugosllave”, e përdorur nga Sigurimi i Shtetit.
Më në fund Bordi ka arritur të gjejë dosjen dhe materialet që provojnë bashkëpunimin e këtij politikani të lart me Sigurimin e Shtetit, por që për shkak të detyrës së lart që ka pasur, nuk mund të veprohej se kishte imunitet.
Skandali provon shumë zhvillime politike të tridhjete viteve shumë aleanca të dyshimta politike dhe përdorimin e dosjeve të Sigurimit të Shtetit nga Sali Berisha, për kundërshtarët e vet të cilët në shumë raste i ka kthyer në bashkëpunëtor të tij përmes këtyre dosjeve.
Nga ana tjetër ky fakt tregon se sa shumë kanë depërtuar në politikë figura të tilla, të cilat për shkak të atij inkriminimi kanë tredhjet vjet që përpiqen të diktojnë jetën politike në Shqipëri.
Ndryshimi i këtij ligji sipas kërkesës së Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit, krijon nevojën e ndryshimit ligjor në ligjin e dekriminalizimit për politikanë që kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit. Kjo i nxjerrë përjetësisht nga politika figura te tilla te implikuara ne te shkuarën e tyre./ B.A. - CNA.al
The international competition for the construction of ...
The Deputy Prime Minister and Minister of Infrastructu...
Analisti Fatos Lubonja ka sjellë në vëmendje faktin se...
Prime Minister Edi Rama has given good news regarding ...
A triple accident occurred on the Lezhë-Milot road ...
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka përgënjeshtruar...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë bilancin e...
In Tirana, in the Assembly hall, a solemn opening sess...
Work has begun on the recognition of the pension and s...
According to data from the National Operational Center...
The number two of the government, Belinda Balluku, dur...
Ilir Meta, under the banner of the Freedom Party, which he...
The former prime minister and leader of the DP, Sali Beris...
European Union energy ministers have agreed on a plan to r...
The former member of the Commission for the approval of li...
Stolen in 2015 from the Conservatory of Parma in Italy, an...
Etleva Kondi, former member of the Commission for the appr...
Director of the Lezhë Local Police Directorate, First ...
An Italian delegation will pay a visit to Tirana from ...
Për herë të parë që nga kriza e pandemisë së koronës sëris...
A mountain of documents for a flagrant case, in the na...
The Democratic Party has denounced a tender held by the Hi...
Since the summer of 2020, the Mayor of Tirana, Erion Velia...
The leader of the Democratic Party, Sali Berisha, denounce...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Following intensive controls and work based on police inte...
A road accident was recorded on Saturday morning on the Le...
A serious incident is reported to have occurred today in G...
A fatal accident has been recorded on the Fier-Lushnjë hig...
Today our country will be affected by stable weather condi...
Albania is leading a painful demographic process that plac...
On Friday, our country will be affected by stable weather ...
On Thursday, our country will be affected by stable weathe...
US President Donald Trump announced in a post on the Truth...
A serious rail accident occurred today in Munich, Germany....
The Iranian Central Military Command, Khatam al-Anbiya, an...
Four months of war have fundamentally changed relations be...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
In the Balkans, few tourism markets are expanding at the p...
Demographic experts Ilir Gëdeshi and Russell King conclude...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.8 lek and so...
Urban development, transport, energy, forestry and agricul...