Kërkesë e dytë nga SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut?/ Përgjigjet Balla
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi kërkoi në Kuvend informaci...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi kërkoi në Kuvend informaci...

Numri i të punësuarve në popullsisë në moshë punë pësoi rënie me 32,736 persona në tremujorin e parë 2026 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, teksa nevojat e tregut të punës po plotësohen me pensionistë.
Të dhënat zyrtare nga INSTAT për tremujorin e parë të vitit 2026 tregojnë se numri i të punësuarve në grupmoshën 15–29 vjeç ka rënë me rreth 14.4 mijë persona krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një tkurrje të fortë prej 8%.
Edhe grupmosha kryesore e tregut të punës, 30–64 vjeç, ka pësuar një rënie me mbi 18 mijë të punësuar, ose 2.1% më pak në terma vjetorë. Këto dy kategori përbëjnë bazën e fuqisë punëtore dhe rënia e tyre tregon dobësim të ndjeshëm të potencialit ekonomik të vendit.
Në të kundërt, dinamika është krejt tjetër për moshat mbi 64 vjeç. Numri i të punësuarve në këtë kategori që përfaqësohet nga pensionistët arriti në 140,713 persona dhe është rritur me rreth 17.7 mijë persona ose 14.4% më shumë për të njëjtën periudhë krahasimi.
Pensionistët e punësuar arritën në 12.2 % të totalit të të punësuarve në tremujorin e parë 2026 nga 10.5% në tremujorin e parë të vitit 2025.
Teksa vendi humbet me shpejtësi punonjës në moshë aktive, pjesëmarrja e të moshuarve po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për të mbajtur në këmbë aktivitetin ekonomik. Një kombinim faktorësh, nga emigracioni i të rinjve dhe plakja e popullsisë, deri te nevoja ekonomike i shtyn pensionistët të vazhdojnë të punojnë.
Nëse kjo prirje vijon, tregu i punës rrezikon të përballet me mungesë të fuqisë punëtore në vitet në vijim, ndërsa barra për të mbajtur ekonominë aktive po zhvendoset tek pensionistët.
Rënia e fortë e të punësuarve në moshë pune sinjalizon që baza prodhuese e vendit po tkurret. Janë pikërisht të rinjtë dhe grup-mosha aktive që zakonisht mbajnë peshën kryesore të rritjes ekonomike, sepse janë më të prirur për të hyrë në sektorë të rinj, për të adoptuar teknologji dhe për të krijuar vlerë të shtuar. Nëse zvogëlohet, ekonomia humbet gradualisht ritmin dhe aftësinë për t’u zhvilluar.
Në anën tjetër rritja e punësimit te pensionistët nuk reflekton një zgjerim cilësor të tregut të punës, por më shumë një përshtatje ndaj mungesës. Të moshuarit që vazhdojnë të punojnë e bëjnë shpesh për arsye ekonomike dhe zakonisht në aktivitete më pak produktive, më tradicionale dhe jo gjithmonë formale. Kjo e zhvendos ekonominë drejt një strukture ku mbizotërojnë sektorë me produktivitet më të ulët dhe me më pak potencial për rritje.
Ndërsa ekonomia ka nevojë për më shumë energji, inovacion dhe zgjerim për tu përshtatur me revolucionin digjital, ajo po mbështetet gjithnjë e më shumë te një forcë pune që nuk është projektuar për të përballuar këto role. Nëse kjo prirje vazhdon, rreziku nuk është vetëm mungesa e punonjësve, por një ekonomi që funksionon me potencial më të ulët se sa mundësitë që ka. /Monitor
Mijëra qytetarë po vijojnë marshimin e tyre kundër qeveris...
Profesor Pëllump Pilinçi ka dhënë lajmin se qeveria e Edi ...
Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë mbrëmjen e sotme...
Protestuesit në ditën e 11 të protestës teksa kanë nisur m...
I pranishëm në protestën e sotme ka qenë dhe ish-drejtuesi...
Mijëra qytetarë janë grumbulluar që prej orës 18:00 të kës...
Prej më shumë se një orë ka nisur dita e 11 e protestës ku...
Qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në ditën e...
Gazetarja Klodiana Lala tha sot se protesta qytetare disad...
Plarent Ndreca, avokati i pandehur i kryebashkiakut të arr...
Prej 10 ditësh, një protestë masive me grupime e rryma të ...
Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, ka zhvillua...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në b...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është mira...
Reperi Kleviol Ahmeti ka dalë nga ambientet e Gjykatës së ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, me 13 a...
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të tregti...
Ka nisur seanca në GJKKO ndaj kryebashkiakut të arrestuar ...
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si “Clevio”, është paraqit...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar projektin për ndërtimin...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Janë zbardhur detaje nga dosja hetimore për vrasjen e poli...
Një "Call Center" ku kryhej mashtrim kompjuterik është zbu...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Gjiroka...
Mbrëmjen e sotme është dorëzuar në policinë e Sarandës, is...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së paralajmëron t...
Është një histori si nga një skenar hollivudian. Përbërësi...
Për të dytën ditë radhazi, Belfasti dhe zona të tjera të I...
Lojtarët kryesorë të Gjermanisë në Kupën e Botës 2026 kanë...
Roja Bregdetare Greke ka ndaluar ose shpëtuar gati 550 emi...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.6 lekë dhe ...
Tre muajt e parë të këtij viti kanë sjellë një nivel rekor...
Raporti i kredive me probleme iu kthye rënies në muajin pr...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.6 lekë dh...