
Ditën e sotme ka qenë afati i fundit që në Gjykatë Kushtetuese palët të dorëzonin pretendimet e tyre, lidhur me kërkesën e dytë që Erion Veliaj, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, ka bërë në Gjykatë Kushtetuese.
Vendimi i parë i Kushtetueses e la Veliajn në detyrë, me arsyetimin se ishte shkarkuar në mënyrë të padrejtë se nuk ishte dëgjuar.
Ndërkohë, tani kryebashkiaku ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, kërkon lirimin nga burgu dhe zbutjen e masës së sigurisë.
Siç e theksuam dita e sotme ka qenë afati i fundit në Gjykatë Kushtetuese që palët të dorëzonin pretendimet e tyre. Pritet që brenda të paktën 10 ditësh të caktohet data e saktë e seancës, e cila ndryshe nga hera e parë, do të zhvillohet me dyer të mbyllura ku nuk do të dëgjohen palët, por anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të marrin një vendim pasi të kenë dëgjuar të gjitha pretendimet, të cilat janë dërguar shkresërisht në Gjykatën Kushtetuese.
Pra, brenda 10 ditëve mund të kemi një datë të saktë, lidhur me seancën që do të zhvillohet me dyer të mbyllura për të pasur një vendim final për kërkesën e dytë të Erion Veliajt drejtuar Gjykatës Kushtetuese për lirimin nga qelia.
Ndërkohë në Gjykatën e Posaçme ka filluar gjykimi, ku sot është hedhur dhe shorti i trupës gjykuese, e cila do të marrë në shqyrtim dosjen e akuzave nga SPAK dhe do të dëgjojë pretendimet e Veliajt. Trupa që u caktua me short përbëhet nga Ëngjëllushe Tahiri, Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.
Kujtojmë se kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj i ka shtyrë seancat për të paktën 7 muaj. Dosja e SPAK ndaj tij është çuar në gjykatë që më 24 korrik të vitit 2025. Por prej 7 muajsh, Erion Veliaj luan me procedurat, duke përdorur lojëra dhe teknikalitete deri te fakti që nuk ka para të paguajë avokatja taksinë që ta presë në burgun e Durrësit, ose duke ndërruar disa herë avokatët. Me pak fjalë duke përdorur forma nga më të ndryshmet për të zvarritur seancën gjyqësore.
Ndërkohë që në rast se do të kishte pasur vullnetin e plotë, gjyqi mund të ishte zhvilluar shpejt, shkurt dhe tashmë mund të kishim ndodshta dhe vendimin e tij të pafajësisë. Erion Veliaj nuk ka zgjedhur që të shfajësojë biznesmenët apo qoftë edhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, por është lidhur pas karriges së kryetarit të bashkisë me presione, me mashtrime, me sulme, me akuza ndaj prokurorëve dhe gjykatësve.
Ai kërkon të bëjë një betejë më shumë lobiste, sesa të vërtetë ligjore, ku nëse do kishte shkuar të përballej me gjykatën mund të ishte i lirë dhe i pafajshëm, ashtu siç pretendon dhe kryeministri ynë që së pari duhet të jetë prezumimi i pafajësisë në drejtësi.
Dhe kështu ka qenë vërtetë. Erion Veliaj është prezumuar i pafajshëm, por rrugës “padashje” prishi provat dhe u kap nga SPAK, rrugës “padashje” sulmoi prokurorët dhe gjyqtarët në mënyrë kriminale nëpërmjet përgjimeve që CNA ka publikuar.
Mund të lexoni aty se si Erion Veliaj ka sulmuar dhe akuzuar prokurorë e gjyqtarë. Më pas loboi dhe në SHBA, ku shkoi deri në Kongres apo Senat duke mashtruar me raportet e lobistëve të tij.
Dhe kemi ardhur sot në pikën ku pas të gjithë kërkesave të tij në Gjykatë, pritet të kemi Kushtetuesen për një vendim për Erion Veliaj, kryebashkiakun e Tiranës që edhe nga burgu nuk i la ligësitë. /CNA
Ditën e hënë do të zhvillohet seanca plenare e radhës në K...
Sot në Bruksel u zhvillua diskutimi i parë mbi raportin e ...
Këshilli i Ministrave ka miratuar një paketë vendimesh që ...
Sot në Këshillin e Ministrave është marrë vendimi për të e...
Durim Bami, i ekstraduar nga Dubai më 26 shkurt 2026, ka k...
Kryeministri Edi Rama një ditë më parë e "dogji" Elisa Spi...
Një magazinë me materiale duralumini në fshatin Gështenjas...
Kryeministri Edi Rama bëri një sërë ndryshimesh në qeveri,...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kritikuar p...
Mbledhja e planifikuar e Këshillit Bashkiak të Vlorës ësht...
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Francë, kryetari i Kuvendi...
SPAK-u ka dhënë pretencën për 29 të pandehurit e Universit...
Shoqëria civile e Qarkut Korçë u ka dërguar një letër të h...
Pas shkundjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama ka mbledh...
Në 35 vite, në Shqipëri nuk ka ndodhur që ministrat opozit...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur nd...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka deklaru...
Është caktuar trupa gjykuese që do të gjykojë Erion Veliaj...
Shembja e ndodhur në aksin kombëtar të rrugës Librazhd–Për...
Pas botimit në Fletoren Zyrtare, numri dy i qeverisë do të...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...