Përfundon takimi Rama-Begaj/ Prezanton ndryshimet në qeveri
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Presidenti...

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku është takuar me krerët e lartë të shtetit, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentaren Albulena Haxhiu. Vizita u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit strategjik dhe institucional ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, duke rikonfirmuar marrëdhënien mes dy vendeve.
Sipas informacioneve në takimin me kryetaren e Kuvendit Albulena Haxhiu u përshëndet konstituimi pa vonesa i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe nisja e legjislaturës së re. Gjatë fjalës së tij, Peleshi vlerësoi nivelin e lartë të bashkëpunimit parlamentar mes dy Kuvendeve, mbështetur përmes Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar në vitin 2022, si dhe përmes mbledhjeve të përbashkëta në Tiranë dhe Prishtinë.
Gjithashtu, përshëndeti rezolutën në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke theksuar se ky vendim përfaqëson një shprehje të qartë të vullnetit politik dhe solidaritetit institucional, duke riafirmuar mbështetjen për një proces të drejtë dhe të paanshëm, si dhe për ruajtjen e dinjitetit të luftës çlirimtare.
Kryetarët Peleshi dhe Haxhiu theksuan nevojën për rritjen e cilësisë dhe shpeshtësisë së bashkëpunimit mes komisioneve parlamentare, grupeve parlamentare, delegacioneve në organizatat ndërkombëtare, deputetëve, administratave të të dyja Kuvendeve, shkëmbime informacioni dhe përafrim të legjislacionit në funksion të proceseve integruese europiane dhe përfaqësimit në organizatat ndërkombëtare.
Gjatë takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Shqipërisë për Kosovën në arenën ndërkombëtare, për njohje të reja dhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe rajonale. Gjithashtu u vlerësua orientimi i qartë proeuropian i Kosovës, përputhja me politikën e jashtme të BE-së dhe angazhimi për reforma në funksion të sundimit të ligjit. Peleshi theksoi se Shqipëria do të vijojë të jetë zëri më i fuqishëm në mbështetje të Kosovës, veçanërisht në përpjekjet për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian dhe anëtarësim në NATO.
Në takimin me kreun e qeverisë, Albin Kurti u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha dimensionet, si dhe për zhvillimet rajonale. U nënvizua rëndësia e bashkëpunimit parlamentar si nxitës i marrëdhënieve dypalëshe, u riafirmua mbështetja për dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga SHBA-ja, me synimin për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, të bazuar në njohje të ndërsjellë.
Palët ndanë vlerësimin se Kosova ka demonstruar përkushtim të qartë ndaj vlerave euroatlantike dhe se heqja e masave kufizuese nga BE-ja përbën një hap pozitiv për avancimin e mëtejshëm të agjendës euroatlantike të saj. /CNA
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Presidenti...
Bllokimi i aksit në Librazhd ka sjellë pasoja të drejtpërd...
Me kërkesë të Prokurorisë Tiranë, gjykata ka sekuestruar p...
Një akt ironik, tallës është kryer nga të rinjtë durrsakë....
Kryedemokrati Sali Berisha komentoi sot edhe shkarkimin e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në deklaratë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është ndalur...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqi...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me Pre...
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se sot, në orën 11:30, ...
Ditën e sotme do të zhvillohet seanca plenare e radhës në ...
Sot në orën 17:00 banorët e Juglindjes pritet të mblidhen ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri pas mesnatës në zon...
Shqipëria po vijon të vuajë nga hemorragjia e popullsisë e...
Një nga katër parodistët e Vlorës, aktori i njohur i humor...
Mund të duket qesharake, mund të duket ironi, sarkazëm, ta...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim...
Dje gjatë protestës së opozitës, Mero Baze publikoi një vi...
Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar lidhur me incidente...
Pas deklaratave të tij në kuadër të misionit për t’i shërb...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
I dyshuari për sulmin në Berlin Pride u qëllua dhe u vra n...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...