Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...

Në Shkodër ka nisur përkujtimi i Ditëve të Kujtesës që simbolizojnë qëndresën ndaj persekutimit komunist për rreth 45 vite me radhë. Drejtuesi politik i PD-së në këtë qark, Luçiano Boçi tha se në ditët e sotme Shqipërinë e drejtojnë po ata që ishin dje.

“Ata që janë sot janë po ata që ishin dje dhe kanë lindur nga po i njëjti bark. Ka ndryshuar vetëm pozicioni i yllit. Dikur e kishin në ballë, sot e mbajnë në gjoks. Dikur premtonin lugën e florinjtë ndërsa sot premtojnë pasaportën e BE-së. Janë të njëjtët që realizojnë këtë luftë me vlerat, me parimet e lirisë dhe demokracisë, dhe prandaj ne duhet të mbajmë lart historinë dhe kujtesën për këta burra dhe gra që frymëzojnë brezat, frymëzojnë veten tonë, shoqërinë tonë që misionin e tyre që nuk e çuan deri në fund, ta realizojmë ne”,-tha Boçi.

Anëtarë të shoqatës së ish-të persekutuarve politikë që organizojnë Ditët e Kujtesës u shprehën se politika shqiptare në 35 vite ka lënë në harresë këtë shtresë.
“Këto 35 vite politika shqiptare nuk e ka kryer detyrën e vet kundrejt kësaj shtrese. Ka pasur shumë premtime, por sot jemi në një gjendje të dëshpëruar sepse më pak se gjysma e atyre që kanë të drejtën e shpërblimit për vuajtjet e tyre, nuk janë shpërblyer. Krijohet ideja se dikush pret që të kalojnë brezat sepse një brez kaloi në 25 vite, ne jemi në vitin e 35-të dhe duan që të kalojnë brezat dhe të vdesin njerëzit. I bëjmë thirrje politikës shqiptare që të kujdeset për këtë shtresë. Mos harroni se përparimi i shqiptarëve arrihet vetëm nëse jemi bashkë, përndryshe nuk ka të ardhme të sigurtë dhe të qëndrueshme. Të mos harrojmë se kanë kaluar 35 vite dhe figura e kriminelit Enver Hoxha, lugatit, ende shfaqet anë e mbanë në Shqipëri, rrezik më shumë edhe se heroi ynë kombëtar Skenderbeu. Të mos harrojmë se kanë kaluar 35 vite dhe kujtesa historike nuk futet në shkolla. Ata njerëz që drejtojnë mendoni se janë budallenj, jo, janë shumë të zgjuar. Pse ata nuk e vendosin në shkolla të kaluarën komuniste? Mos harroni se ende vazhdojnë filmat propagandistikë ku kleriku shfaqet imoral, tradhtar, i keq apo intelektuali që ka kryer shkolla jashtë shfaqet i poshtër apo se borgjezi nuk duhet gjë se është tradhtar dhe me këtë frymë këto filma edukojnë dhe askush nuk e çon zërin. Nuk jemi kundër filmave të RTSH, por jemi kundër propagandës të helmuar komuniste me të cilën tentohet që të edukohet brezi i ri. Kemi shumë detyra për të bërë dhe nuk mund t’i bëjmë vetëm ne që jemi këtu pa ndihmën e të tjerëve”,-tha ish-i përndjekuri politik, Filip Guraziu.

Dy ish-të përndjekurit, Guraziu dhe Beqi ndanë thirrjen e tyre.
“Politikanët shqiptarë janë të detyruar që të veprojnë si politikanët gjermanë, që e pranuan nazizmin dhe e ndëshkuan edhe nazistin e fundit. Unë jam një nga ata që mund të isha në varr sot dhe falë Zotit jam gjallë. Ky monument në Shkodër do të jetë i përjetshëm dhe do të bëjmë edhe një tjetër në emër të të pushkatuarve në Shkodër. Do të insistojmë deri sa të aprovohet dhe do të bëhet se s’bën. Do t’u kërkojmë edhe institucioneve ndërkombëtare sepse unë e dua pasaportën e BE-së, por nëse nuk bëhet rishkrimi i historisë, dekomunistizimi i Shqipërisë sepse ne i kemi falur ata sepse kanë kaluar 35 vite dhe nuk kemi vrarë asnjë naga ata. Ne nuk vrasim sepse nuk jemi si ata, por edhe aq të lodhur sa t’i falim fare dhe të mos e bëjmë historinë për fëmijët tanë dhe paasardhësit tanë nuk jemi",-tha ish-i përndjekuri politik, Gjekë Beqi.

Ditët e Kujtesës nisën pranë memorialit të vendosur 6 vite më parë në qendër të Shkodrës, që përkujton torturat e regjimit komunist ndaj të përndjekurve politikë. Në Shkodër, gjatë viteve të regjimit monist, janë pushkatuar rreth 600 persona, 3000 të tjerë janë burgosur ndërsa mbi 1900 familje kanë vuajtur tortura nga më të tmerrshmet./CNA
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite burg ish-kryeprokuro...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazetari Klodian Tomorri i ftuar në MCN TV ka treguar deta...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë rekurs në Gjykatën e La...
Në Samitin Politik Evropian të mbajtur në Tiranë Vodafone ...
KPA dha vendimin për shkarkimin përfundimtar nga sistemi i...
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj në një komunikim pë...
CNA ka hapur këtë të hënë një sondazh, ku pyet qytetarët n...
GJKKO ka kaluar për gjykim kreun e PD-së, Sali Berisha, dh...
Sot në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca paraprake...
Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, lirohet nga qeli...
Ajola Xoxa ka mbërritur paraditen e sotme në SPAK. Xoxa pa...
GJKKO ka kthyer sot për plotësim hetimesh dosjen ndaj depu...
Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka njoftuar so...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato,...
Në javën kulturore europiane dhe nën moton e Bashkimit...
SPAK dhe BKH vijojnë punën intensive me hetimet për krimet...
Kryeministri Edi Rama ka pbulikuar në rrjetet sociale një ...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Qysh prej vitit 1991, gradualisht, popullsia e Shqipërisë ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...