Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Ish-kongresmeni amerikan, Joseph J. DioGuardi, po vijon betejën e tij për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Butrintit, që ai të mos privatizohet nga një fondacion privat si Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, që e cenon.
DioGuardi i ka dërguar një letër shqetësimi Ndihmëssekretares së Shtetit, Michelle J. Sison duke kërkuar që që ta adresojë shqetësimin pranë USAID, që të urdhërojë Bordin e Drejtorëve të AADF-së të ndalojë dhe të heqë dorë menjëherë nga përpjekjet e veta sistematike për të marrë përsipër zotërimin e Butrintit.
Sipas tij fondacioni po abuzon me prestigjin e SHBA-së ka ushtruar presion ndaj qeverisë shqiptare për të marrë përsipër zotërimin, kontrollin, menaxhimin dhe përdorimin e Pasurisë së Trashëgimisë Botërore të Butrintit.
“Për t'i shtuar dëmit edhe fyerjen, AADF-ja po cenon seriozisht integritetin e Parkut Kombëtar të Butrintit, me fjalë të tjera, 'tërësinë' dhe 'paprekshmërinë' e tij, duke e ndarë dhe parcelizuar Butrintin, dhe duke marrë nën kontroll të plotë Parkun e paçmuar Arkeologjik, ndërsa pjesa tjetër e Parkut i është lënë strukturave aktuale të Shqipërisë. Në shkëmbim të gjithë kësaj, AADF-ja është zotuar të ndërtojë një qendër vizitorësh në Park. Të gjithë ne mund të imagjinojmë se si do të ndiheshim në SHBA nëse një fondacion i huaj do të ofronte ndërtimin e një qendre vizitorësh në Parkun Kombëtar Yelloëstone në këmbim të marrjes përsipër të zotërimit, kontrollit, përdorimit dhe menaxhimit të plotë të këtij thesari kombëtar të SHBA-së”, shkruhet ndër të tjera në letrën e tij.
Në vijim, letra e plotë e ish-kongresmenit, publikuar nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa, e cila i ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen e tij të fuqishme për mbrojtjen e pasurisë sonë me vlera të jashtëzakonshme universale, Parkut Kombëtar të Butrintit.
Hon. Michele J. Sison
Assistant Secretary
Bureau of International Organization Affairs (IO)
United States Department of State
Washington, D.C.
Tel: 202-647-9600
11 gusht 2023
Ref: Kthimi në UNESCO i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe probleme serioze të pajtueshmërisë për Pasurinë e Trashëgimisë Botërore të Butrintit në Shqipëri, të shkaktuara nga një entitet amerikan
E nderuar ndihmës Sekretare e Shtetit Sison,
Ju shkruan Joseph J. DioGuardi. Jam ish-kongresmen i SHBA-së dhe President e Themelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (“AACL”), organizatë jofitimprurëse që i është përkushtuar forcimit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ju përgëzoj fort për vendimin e kthimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në UNESCO. Kjo është padyshim një arritje historike e administratës së Presidentit Biden dhe, siç deklaroi Drejtoresha e Përgjithshëm e UNESCO-s, Dr. Audrey Azoulay, "me këtë kthim, UNESCO do të jetë në një pozicion edhe më të fortë për të kryer misionin e vet".
Kthimi në UNESCO i SHBA-së është veçanërisht i rëndësishëm edhe për një vend si Shqipëria, ku një fondacion me bazë në SHBA, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (“AADF”) është përpjekur që të marrë përsipër zotërimin, kontrollin, menaxhimin dhe përdorimin e Butrintit, një park kombëtar, i regjistruar qysh nga viti 1992 si Pasuri e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s për Vlerat e Jashtëzakonshme Universale që ka. Veprimet e AADF-së i tejkalojnë së tepërmi caqet e mandatit ligjor të organizatës, dhe duhet të kufizohen.
Siç mund ta dini, korporata mëmë e AADF-së, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, u themelua në vitin 1996 në zbatim të Ligjit “Mbështetja për Demokracinë në Evropën Lindore” të vitit 1989 (zakonisht i quajtur "Ligji SEED"). Siç thuhet shprehimisht në të, qëllimi i ligjit ishte të nxiste "zhvillimin e sektorit privat", por jo të uzurponte menaxhimin dhe funksionimin e parkut kombëtar të një vendi tjetër sovran me mbështetjen e dyshimtë të palëve lokale me interesa personale.
Veprimet e padëshiruara të AADF-së për Butrintin kanë ndezur polemika të mëdha në Shqipëri dhe, në vend që të rrisin reputacionin e SHBA-së për bujarinë tonë, kanë nxitur dyshime dhe zhgënjim. Për më tepër, veprimet e AADF-së jo vetëm që shkelin ligjet dhe politikat e SHBA-së, por ato bien në kundërshtim të drejtpërdrejt me Konventën e UNESCO-s të vitit 1972 për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore (“Konventa e Parisit”) në lidhje me sovranitetin e Shteteve Palë.
Sikurse e dini, këtu në SHBA është pikërisht Shërbimi ynë shtetëror i Parqeve Kombëtare që ushtron ekskluzivisht detyrën për të ruajtur, mbrojtur, menaxhuar, përdorur dhe kontrolluar parqet tona kombëtare që janë gjithashtu Pasuri të Trashëgimisë Botërore. Modeli ynë ka frymëzuar fuqimisht modelin e Konventës së Parisit, ku detyrën për të identifikuar, mbrojtur, ruajtur, paraqitur dhe trashëguar për brezat e ardhshëm Pasuritë e Trashëgimisë Botërore e ushtrojnë "kryesisht" Shtetet Palë. Megjithatë, duke abuzuar me prestigjin dhe reputacionin e Shteteve të Bashkuara, AADF-ja ka ushtruar presion ndaj qeverisë shqiptare për të marrë përsipër zotërimin, kontrollin, menaxhimin dhe përdorimin e Pasurisë së Trashëgimisë Botërore të Butrintit.
Për t'i shtuar dëmit edhe fyerjen, AADF-ja po cenon seriozisht integritetin e Parkut Kombëtar të Butrintit, me fjalë të tjera, "tërësinë" dhe "paprekshmërinë" e tij, duke e ndarë dhe parcelizuar Butrintin, dhe duke marrë nën kontroll të plotë Parkun e paçmuar Arkeologjik, ndërsa pjesa tjetër e Parkut i është lënë strukturave aktuale të Shqipërisë. Në shkëmbim të gjithë kësaj, AADF-ja është zotuar të ndërtojë një qendër vizitorësh në Park. Të gjithë ne mund të imagjinojmë se si do të ndiheshim në SHBA nëse një fondacion i huaj do të ofronte ndërtimin e një qendre vizitorësh në Parkun Kombëtar Yelloëstone në këmbim të marrjes përsipër të zotërimit, kontrollit, përdorimit dhe menaxhimit të plotë të këtij thesari kombëtar të SHBA-së.
Natyrisht, këto veprime kanë hasur në rezistencë të ashpër në Shqipëri. Për shembull, Presidenti i vendit vuri veton dhe e ktheu mbrapsht ligjin që i mundësonte AADF-së të menaxhojë Butrintin; Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Ina Zhupa, përfaqësuese e Sarandës ku ndodhet Butrinti, ka ndërmarrë nismën për ndryshime legjislative që do të mbyllnin çdo hapësire ligjore që lejon të tilla veprime; kurse Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë aktualisht po e shqyrton çështjen.
Për ta përmbledhur, si pasojë e veprimeve të AADF-së dhe drejtuesve të saj konstatohen shkelje serioze të të drejtave dhe detyrimeve sovrane të një Shteti Palë sipas neneve 4, 5, 6, 17 dhe 29 të Konventës së Parisit. Unë tashmë i kam ngritur këto shqetësime tek USAID-i, i cili ushtron autoritet mbikëqyrës mbi AADF-në, por fatkeqësisht Selia Qendrore e USAID-it nuk ka arritur deri më tani të ndërhyjë.
Më duhet të them se UNESCO ka ngritur vazhdimisht shqetësime serioze tek qeveria shqiptare, duke i kërkuar asaj të përcaktojë autoritetin qeveritar përgjegjës për Pasurinë e Trashëgimisë Botërore të Butrintit, në përputhje me Konventën e Parisit, që natyrisht do të ishte Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë. Qeveria e Edi Ramës i është përgjigjur UNESCO-s duke sugjeruar “një organizëm ndërministror, nën varësinë e zyrës së kryeministrit” ku AADF-ja, përmes “fondacionit të ri të dedikuar”, bëhet pjesë integrale e këtij organizmi, sepse vendoset në të njëjtin nivel me ministritë e tjera të qeverisë, si Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Kulturës, Ministria e Arsimit, etj.
Unë nuk besoj se, kur Kongresi i SHBA-së miratoi Ligjin SEED dhe financoi Fondet e Ndërmarrjeve në përmbushje të synimeve të atij Ligji, të ketë pasur si qëllim lejimin e një ndërhyrjeje të tillë të paprecedentë nga një entitet amerikan në funksionet sovrane të një shteti të huaj, apo bashkëpunimin mashtrues të tij me fraksione të qeverisë së atij vendi.
Thjesht sugjerimi se AADF-ja do të mund të merrte rol në nivel të një ministrie në Qeverinë e Shqipërisë ngre shqetësime serioze të politikës së jashtme të SHBA-së, të cilat nuk mund të shpërfillen. Më tej, një veprim i tillë do të ishte në kundërshtim të drejtpërdrejtë me nenin 7 të Konventës së Parisit, që përcakton "mbrojtjen ndërkombëtare" të pasurive të trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore.
Ndërsa jemi shumë të emocionuar që Shtetet e Bashkuara u bënë përsëri anëtare aktive e UNESCO-s, do t'ju rekomandoja me respekt që ta adresoni këtë anomali të madhe në trajtimin e Pasurisë së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të Butrintit nga AADF-ja, “një fondacion amerikan i financuar nga paratë publike”, duke udhëzuar USAID-in që të urdhërojë Bordin e Drejtorëve të AADF-së të ndalojë dhe të heqë dorë menjëherë nga përpjekjet e veta sistematike për të marrë përsipër zotërimin, kontrollin, përdorimin dhe menaxhimin e Pasurisë së Trashëgimisë Botërore të Butrintit në Shqipërinë e Jugut.
Me respekt
Joseph J. DioGuardi
/nënshkrimi/
Për dijeni:
Hon. Dr. Audrey Azoulay
Drejtore e Përgjithshme e UNESCO-s
Hon. Ina K. Zhupa
Deputete e Kuvendit të Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama ka bërë një prononcim lidhur me mung...
"TiranAgro Food", 21-24 shtator 2023 në sheshin “Skënderb...
Është bërë publike videoja ku tregohet momenti kur një mak...
Deputeti, Flamur Noka në një postim në rrjetet sociale...
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar pas aksidentit...
Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap te...
32 hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe dy Prok...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, është ankuar për mungesën e Shqip...
Një 26-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ak...
Një person është vënë në prangat e policisë, ndërsa tr...
Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesi...
Një 34-vjeçar me inicialet A. H., banues në Lushnjë ka...
Dosja e koncesionit të sterilizimit po hetohet nga SPA...
Borshi një nga zonat turistike më të frekuentuara të jugut...
Gazetari Blendi Fevziu ka postuar në rrjetet sociale një v...
Gazetari Osman Stafa është shprehur se vjedhja e të dhënav...
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhj...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar ndaj la...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar ndaj la...
Të tjera detaje nga dosja e sterilizimit që implikojnë ish...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...