20-vjetori i Eurorajonit Adriatiko-Jonian/ Balla: Shqipëria po ecën me ritmin më të shpejtë drejt BE
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...

Policia e Shtetit ka bërë bliancin e punës për muajin maj.
Sipas të dhënave të raportuara, gjatë muajit maj janë evidentuar 1436 raste të veprave penale të ndryshme, prej të cilave janë zbuluar 1331, ose 92.6%.
Për këto vepra penale janë identifikuar 1376 autorë të dyshuar, nga të cilët 247 janë vënë në pranga (arrestuar ose ndaluar), 1055 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 60 janë shpallur në kërkim.
Gjatë kësaj periudhe janë finalizuar 58 operacione policore për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, goditjes së lojërave të fatit, "Call Center"-ave, prostitucionit, krimeve ndaj personit dhe pronës etj.
Ndër operacionet më të rëndësishme mund të përmendim 4 fazat e operacionit “Zonat”, për goditjen e shpërndarjes së drogave në afërsi të shkollave dhe në zona të ndryshme të Tiranës. Gjatë këtyre fazave dhe disa goditjeve të rasteve të tjera në këtë fushë janë sekuestruar mbi 2.7 kilogramë kokainë dhe heroinë, shuma të konsiderueshme parash, si dhe sende e prova të tjera që lidhen me veprimtari kriminale.
Operacionin “Rrjeti” dhe disa goditje të tjera, ku janë sekuestruar 17 armë zjarri dhe municion luftarak, 6 granata defensive dhe rreth 1 kilogram lëndë plasëse.
Operacionin “Hold On”, për zbulimin dhe goditjen e një ambienti të përshtatur si "Call Center".
Operacioni “Wrong Transaction”, në kuadër të të cilit u ekzekutuan 11 masa sigurie ndaj 11 punonjësve të një banke të nivelit të dytë, të cilët dyshohet se, përmes falsifikimeve dhe ndërhyrjeve kompjuterike, kanë përvetësuar 309.740 euro dhe 92.000 dollarë nga dy klientë.
Janë kapur gjatë operacioneve, por edhe punës së përditshme, 46 persona të shpallur në kërkim kombëtar dhe 6 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kryesisht për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, krimeve kundër pronës dhe personit, si dhe trafiqeve të paligjshme.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 205 raste dhe janë zbardhur 169 prej tyre ose 82%. Për këto raste janë evidentuar 196 autorë, nga të cilët janë vënë në pranga 57, janë proceduar penalisht 101 dhe 38 janë shpallur në kërkim.
Janë zhvilluar dhe finalizuar 8 operacione për goditjen e lojërave të fatit, ku janë arrestuar e proceduar 26 autorë dhe janë sekuestruar makineta dhe kompjuterë për zhvillimin e lojërave të fatit, tavolina pokeri dhe shuma parash.
Policia e Tiranës
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, gjatë muajit maj 2026 ka finalizuar një operacion të rëndësishëm të koduar “Falsifikatorët”, ku u zbuluan dy baza të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme si patenta, karta identiteti dhe pasaporta biometrike dhe u vunë në pranga 4 shtetas. Falsifikimet e dokumenteve varionin nga 80 mijë lekë të vjetra deri në 1 milion e 800 mijë lekë për pasaporta biometrike, të cilat porositeshin nga qytetarë nga Kosova për t’u përdorur në vendet e Bashkimit Evropian.
Gjithashtu, në fushën e krimit ekonomik e financiar janë evidentuar 168 raste me 197 autorë, nga të cilët 36 janë arrestuar, 151 janë proceduar dhe 10 janë shpallur në kërkim.
Në drejtim të goditjes së prostitucionit janë finalizuar dy operacione të koduara “Flats” dhe “Foleja”, ku janë arrestuar 5 shtetase të huaja.
Janë zhvilluar 6 faza të operacionit të koduar “Stolen Line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, ku janë sekuestruar 6 automjete me vlerë nga 50.000 deri në 500.000 euro. Për këto raste janë proceduar 6 shtetas.
Janë evidentuar dhe goditur 3 raste të mashtrimit për të përfituar shuma parash, duke u prezantuar si zyrtarë apo të afërm të personave që mashtroheshin, për t’u marrë shuma të konsiderueshme në euro.
Për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore janë goditur 123 raste, janë evidentuar 143 autorë, nga të cilët 10 janë arrestuar, 127 janë proceduar dhe 6 janë shpallur në kërkim.
Në kuadër të parandalimit dhe goditjes së kultivimit të bimëve narkotike janë sekuestruar 3.000 fara kanabisi, si dhe janë asgjësuar 1415 bimë dhe fidanë të dyshuar kanabisi.
Gjatë muajit maj dhe dy javëve të para të muajit qershor janë trajtuar në total 2156 konflikte, nga të cilat 90 konflikte në familje, ndërsa 2066 për motive të ndryshme. Për të gjitha këto raste janë kryer veprimet procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë, duke parandaluar përshkallëzimin e tyre.
Dua të theksoj se, falë reagimit në kohë, punës profesionale dhe hetimore të kryer nga strukturat hetimore të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, u dokumentuan me prova ligjore në kohë të shpejtë 5 ngjarje të rënda kriminale, konkretisht vrasja me armë zjarri e 17-vjeçarit, vrasja në Kamëz në rrugën “Dervish Luzha” e 27-vjeçarit, rrëmbimi i 34-vjeçarit, plagosja e punonjësit të Policisë, si dhe zbardhja e vjedhjes me armë të argjendarisë në Kamëz.
Gjithashtu, nuk mund të lë pa përmendur dhe dua t’i falënderoj edhe publikisht punonjësit e Policisë për reagimin e shpejtë e profesional ditën e djeshme, ku u kap në kohë reale autori, i cili, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, por plastike, tentoi të vidhte në një subjekt për transferta parash në Shkozë.
Në funksion të mënyrës së re të monitorimit të qarkullimit rrugor, në rrugët interurbane shërbimet e Policisë kanë minimizuar kontaktet me drejtuesit e automjeteve dhe mjeteve motorike, ndërsa evidentimi i shkeljeve arrihet nëpërmjet monitorimit me mjete inteligjente. Ndërsa në qendrat urbane është intensifikuar monitorimi, duke qëndruar fort në drejtim të shpejtësisë, parakalimeve të gabuara, mosdhënies përparësi këmbësorëve, parkimeve dyshe e treshe, në trotuare, duke penguar lëvizjen e lirë të automjeteve, këmbësorëve dhe, më keq akoma, të automjeteve të emergjencës, të cilat duhet të mbërrijnë në kohë reale aty ku nevojiten.
Tirana pothuajse është përherë në rritje të fluksit të automjeteve dhe për këtë Policia Rrugore në akset me më shumë ngarkesë ndërhyn për të lehtësuar lëvizjen.
Gjatë kësaj periudhe Policia Rrugore e Tiranës ka evidentuar 6.214 raste shkeljesh që cenojnë sigurinë rrugore, ose 1895 raste më shumë krahasuar me muajin e kaluar.
Pavarësisht punës voluminoze, analizave të riskut dhe intensifikimit të monitorimeve, kanë ndodhur 53 aksidente rrugore, nga të cilat fatkeqësisht 3 me pasojë humbjen e jetës së 3 shtetasve.
Por, krahas rezultateve, problematikat kryesore gjatë kësaj periudhe kanë qenë siguria rrugore, konfliktet ndërmjet shtetasve për motive të ndryshme, rastet e dhunës në familje, si dhe kultivimi i bimëve narkotike në zona të ndryshme të qarkut.
Për adresimin e këtyre problematikave, shërbimet e Policisë kanë shtuar monitorimin, kontrollet dhe praninë në terren, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje.
Së fundi, vijon të mbetet sfidë lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike. Për këtë arsye, kontrollet në terren, monitorimi me dronë dhe veprimet hetimore janë intensifikuar në të gjithë territorin e qarkut.
Në përfundim, në emër të të gjitha strukturave të Policisë së Tiranës, dua të siguroj qytetarët se mbetemi maksimalisht të angazhuar për parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, si dhe për garantimin e rendit, sigurisë dhe qetësisë publike.
Njëkohësisht, sigurojmë qytetarët, pushuesit dhe turistët se Policia Kufitare, Policia Kriminale, Policia Rrugore, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Patrullat e Përgjithshme vijojnë të jenë 24 orë në 24 në terren, për të garantuar sigurinë në çdo zonë të qarkut dhe për të reaguar me shpejtësi ndaj çdo situate që kërkon ndërhyrjen tonë.
Një apel të veçantë dua t’u drejtoj qytetarëve, operatorëve turistikë dhe çdo subjekti që ushtron aktivitet gjatë sezonit veror, që të respektojnë ligjin dhe standardet e sigurisë, pasi çdo shkelje që cenon jetën, shëndetin apo sigurinë e qytetarëve do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe në përputhje me ligjin.
Po ashtu, ftoj qytetarët dhe median të vijojnë bashkëpunimin me Policinë e Shtetit, duke denoncuar çdo rast paligjshmërie apo situatë që cenon sigurinë publike. Ju garantoj se çdo informacion, denoncim apo telefonatë do të trajtohet menjëherë me profesionalizëm, përgjegjshmëri dhe seriozitet, në funksion të sigurisë së qytetarëve dhe interesit publik.
“Kontrabanda me mallra tjera” parashikuar nga neni 174 të Kodit Penal, jane evidentuar 5 vepra penale, zbuluar 5, me 5 autor, 5 autor jane proceduar penalisht ne gjendje te lire. (Sekuestruar mallra te dyshuara kontrabande (bizhuteri dhe veshje).
”Mos deklarimi ne kufi i te hollave e sendeve me vlere” parashikuar nga neni 179/a i K.Penal, jane evidentuar 7 vepra penale, zbuluar 7, me 8 autorë, 8 autorë jane proceduar penalisht ne gjendje te lire. Sekuestruar nje sasi prej 59.060 euro, 48.700 paund, 20.260 USD dhe 10.000 lek te rinje.
Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180/a i Kodit Penal, jane evidentuar 2 vepra penale, 2 të zbuluara me 2 autor dhe 2 autor jane proceduar penalisht në gjendje të lire.
“Fallsifikim i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”,parashikuar nga neni 189 te K.Penal jane evidentuar 5 vepra penale, 5 te zbuluara me 5 autor, ku 2 autore jane arrestuar ne flagrance dhe 3 autore jane proceduar penalisht ne gjendje te lire, (jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale 3 pasaporta dhe 4 karte identiteti, dokumenta këto të dyshuara si të fallsifikuara)
“Kalimi i paligjshem i kufirit” parashikuar nga neni 297 i K.P., jane evidentuar 10 vepra penale, 10 te zbuluara me 10 autore, dhe 10 autore jane proceduar penalisht në gjendje te lire .
“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municionit luftarak”parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal, eshte evidentuar 1 veper penale, 1 e zbuluar me 1 autor, ku 1 autor eshte proceduar penalisht ne gjendje te lire. (Sekuestruar 3 fisheke ) .
“Kundërshtimi i punonjësit që kryen detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 235 dhe 274 të Kodit Penal, jane evidentuar 3 vepra penale, 3 te zbuluara me 3 autor, ku 3 autor jane proceduar penalisht ne gjendje te lire.
‘’Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90 i K.Penal, eshte evidentuar 1 veper penale, 1 e zbuluar me 2 autor, ku 2 autor jane proceduar penalisht ne gjendje te lire.
Gjithashtu gjatë kësaj periudhe një fokus shumë i rëndësishëm i strukturave të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë kanë qenë shtetasit e huaj të cilet kanë aplikuar për tu paisur me leje qëndrimi dhe leje unike, ku vlen për tu theksuar se gjatë muajit maj 2026 janë regjistruar 1716 aplikime online për leje qëndrimi/unike nëpërmjet sistemit e-Albania, me nje rritje prej 23 % me shume se muaji maj i vitit 2025, në këtë drejtim fal ndryshime në VKM 858 si dhe udhezim Nr 95 datë 06.05.2026 të Ministrit të Punëve të Brendëshme “Për procedurat e lëshimit , e refuzimit të leshimit , e ripërteritjes apo anullimit të lejes së qëndrimit dhe lejes unike për të huajt”, ndryshimeve dhe përmresimit të sitemit e-albania koha e përpunimit dhe e miratimit të një leje qëndrimi/unike për shtetasit e huaj është ulur ndjeshëm , vlen për tu theksuar se shtetasi i huaj pajiset me lejen provizore brenda 24 oreve pasi ka hyre në territorin e RSh.
Në fushën e migracionit të parregullt janë trajtuar 36 raste, ku janë përfshirë 36 shtetas të huaj të konstatuar të parregullt në territor të cilët në perfundim të procedura bazuar në ligjin 79/2021 “Për të hujat” janë trajtuar me ;
- urdhër largimi vullnetar 15 shtetas,
- urdhër debimi 10 shetas
- urdhër ndalimi në Qëndrën për të huajt Karreç 11 shtetas.
Gjate muajit MAJ 2026 jane kapur 38 (tridhjete e tete) persona ne kerkim/njoftim në kufi, prej te cileve 30 (tridhjete) shtetas ne kerkim Kombetar dhe 8 (tete) shtetas ne kerkim Nderkombetar ( ku 6 shtetas jane arrestuar me qellim ekstradimi).
Me rritje e fluksit të lëvizjes nga ana e strukturave të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë është shtuar edhe vëmendja për evidentimin e shkeljeve administrative të ligjit “Per kontrollin dhe mbykqyrjen e kufirit shteteror” si dhe ligjit “Për të Huajt” ku gjatë këtij muaj jane konstatura 115 rast të shkeljeve administrative të cilat janë trajtuar me masa administrative
Mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës është...
Mijëra qytetarë po protestojnë prej 13 ditësh kundër qever...
Mijëra qytetarë po kryejnë marshim nëpër rrugët kryesor...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndarë një reagim li...
Mijëra qytetarë janë grumbulluar që prej orës 18:00 të kës...
Protesta në Korçë ka hyrë në ditën e shtatë, por numri i p...
Në ditën e 13 të protestës qytetare, mijëra shqiptarë janë...
Prokuroria e Posaçme njoftoi sot se ka vepruar ndaj një rr...
SPAK godet një rrjet të dyshuar ndërkombëtar të trafikimit t...
Mijëra qytetarë janë mbledhur edhe sot në Tiranë, në ditën...
Këtë të premte po vijon në Tiranë protesta qytetare kundër...
Një video e publikuar këtë të premte nga gazetari Artan Ho...
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është paraqitur para...
View this post on Instagram ...
Në vijim të masave të marra për garantimin e rendit dhe si...
Ish-prokurori Arjan Ndoja ka kritikuar ashpër politikat dh...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër kryeminist...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga megaoperacioni i zhv...
Detaje të tjera vijojnë të zbardhen nga aksioni i SPAK-ut....
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...