web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhen detaje/ Si ranë në rrjetën e SPAK-ut biznesmenët

12 Qershor 2026, 11:51, Aktualitet CNA

Detaje të tjera vijojnë të zbardhen nga aksioni i SPAK-ut.

Burime për CNA bëjnë me dije se hetimet e SPAK-ut kanë nisur kryesisht pë trafikun ndërkomëtar të drogës dhe ka shkuar deri në për verifikimin e investimeve dhe ndërtimeve të realizuara në në Tiranë dhe jug të Shqipërisë. Në kuadër të këtij hetimi, SPAK-u ka përfshirë në dosje biznesmenin Artur Shehu, së bashku me disa biznesmenë të tjerë, A.R., L.B., D.A., E.M., A.V. dhe individë të lidhur me aktivitetin e ndërtimit në zonat bregdetare.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se janë kryer verifikime të shumta mbi prona dhe pasuri të paluajtshme që dyshohet se lidhen me këta biznesmenë.

Hetimet janë shtrirë gjithashtu edhe në Tiranë, ku po verifikohen ndërtimet dhe projektet e zhvilluara në kryeqytet, si dhe bashkëpunimet me individë të ndryshëm për zhvillimin e pasurive të paluajtshme me patatë e drogës.

Ndërkohë, në Vlorë dhe në disa zona të jugut, policia po vijon kontrollet në terren dhe sekuestrimin e dokumentacionit që lidhet me ndërtimet dhe pronat në hetim./ CNA





Lajmet e fundit nga