Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e nënës së Kryemadhit
Gjykata e Lartë vendosi sot të rrëzoi rekursin e Fatime Kr...
Gjykata e Lartë vendosi sot të rrëzoi rekursin e Fatime Kr...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama për organizimin e aktivitetit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste e Shqipërisë sot në Tiranë.
Berisha paralajmëroi Ramën të heqë dorë nga antimitingjet mafioze, duke nënkuptuar se është një organizim si kundërpërgjigje ndaj protestës.
“Por unë jam sot këtu për të denoncuar me forcën më të madhe qëndrimin e papërgjegjshëm cinik, armiqësor të Edi Ramës dhe rrethit të tij ndaj protestës, kërkesave të protestuesve dhe paralajmëroj se me këtë qëndrim, ai kërkon të zhysë vendin në kaos.
Është e pafalshme, e papranueshme përpjekja e tij për të sfumuar uraganin e fuqishëm me antimitingje anakronike, gjoja po festoj 85-vjetorin e partisë së krimit.
Është cinike, është poshtëruese dhe fyese për çdo shqiptar t’i kundërvihesh protestës së rinisë dhe qytetarëve shqiptarë me takimin e zgërbonjave të krimit të PS-së, takime që ngjasojnë nga alfa tek omega me takimet e mafies.
Edi Rama duhet të heqë urgjentisht dorë nga antimitingjet. Të heqë dorë nga antimitingjet, të mos sfidojë uraganin e fuqishëm paqësor të rinisë studentore me antimitingje mafiozësh, banditësh, delinkuentësh të mbledhur me detyrim.
U bëj thirrje socialistëve të braktisin antimitingjet e Edi Ramës kudo që janë dhe të mos harrojnë se ato nuk kanë asgjë të përbashkët me idealet e PS-së. Se ajo parti ka marrë fund, nuk ekziston, është shndërruar në Rivdekjen e saj, që është Rilindja gjoja, që e varrosi PS-në. Ndaj dhe edhe njëherë dënoj me forcën më të madhe.
I bëj thirrje opinionit publik ndërkombëtar, atij politik dhe atij publik, të mbështesin fuqishëm këtë protestë, e cila ka përcaktuar si mision shpëtimin e Shqipërisë nga diktatura autokratike apo narkoregjimi i Edi Ramës”, tha Berisha.
Sa i përket protestës, Berisha u bëri thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës duke shprehur mbështetjen e PD-së.
"Jam këtu për të shprehur edhe njëherë mbështetjen më të fuqishme të PD-së për protestën madhështore të rinisë dhe qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Protestë, e cila është shndërruar në një uragan të fuqishëm kundër regjimit të Edi Ramës, të bazuar në farsën zgjedhore, krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Tirana nuk ka njohur në historinë e vet një protestë kaq të fuqishme dhe masive dhe persistente sa kjo. Ndaj dhe thirrja ime për çdo demokrate e demokrat, mbështetëse dhe mbështetës të PD-së, të bashkohen në protestën e rinisë dhe qytetarëve të Tiranës, protestë kjo që tejkalon kufijtë e forcave politike.
Por, që kërkon me vendosmëri fundin e regjimit autokratik të Edi Ramës. Kërkon anulimin e një serie ligjesh për të cilat deputetët e PD-së në parlamentin e Shqipërisë kanë votuar kundër në komisione dhe në seanca plenare. I kanë kundërshtuar këto ligje antikushtetuese dhe ligje që vijnë në kundërshtim me direktivat e BE-së edhe në Gjykatë Kushtetuese.
Pra, çdo demokrate e demokrat, çdo mbështetëse dhe mbështetës i PD-së, por edhe çdo qytetar i Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, ka motivet më të fuqishme për të mbështetur këtë protestë, e cila ka marrë krahas përmasave të uraganit në rrugët dhe sheshet e Tiranës, përmasa të papara botërore. Është bërë lajm dhe superlajm i të gjitha agjencive, televizioneve, medieve më të mëdha të botës", tha Berisha./ CNA
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga megaoperacioni i zhv...
Detaje të tjera vijojnë të zbardhen nga aksioni i SPAK-ut....
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin e SP...
SPAK-u, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka zhvilluar...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar në lidhje me ...
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i SPAK-ut në b...
Një operacion i gjerë i zhvilluar nga SPAK-u në bashkëpuni...
Kryeministri Edi Rama ka uruar anëtarët dhe mbështetësit e...
Analisti Preç Zogaj i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit...
Analistët Arjan Curri dhe Arjon Sulo zhvilluan një debat t...
Analisti Arjan Curri në një dalje televizive në Top Channe...
Gazetarët Baton Haxhiu dhe Andi Bushati të ftuar në emisio...
Analisti Andi Bushati debatoi ashpër këtë të enjte me Sekr...
Në ditën e 12 të protestës kundër qeverisë dhe kryeministr...
Gazetari Mentor Kikia komentoi sot protestat disaditore që...
Gazetari Lutfi Dervishi tha sot se protesta qytetare kundë...
Pasi kanë qëndruar për rreth tre orë përpapra Kryeministri...
Dita e 12 e protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Ed...
Dita e gjashtë e protestës qytetare në Korçë ka mbledhur s...
CNA ka futur në filtër pasurinë e kreut të Gjykatës së...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë nisën veprime...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e per...
Një aksident ka ndodhur në zonën e Bradasheshit në Elbasan...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar sonte në rrugën ...
Meteorologia Lajda Porja ka paralajmëruar se Shqipëria do ...
Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej g...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Sekretari i 10-të i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do...
Policia po “kryen hetime” për një imazh të ndarë nga kreu ...
Mediat shtetërore iraniane raportojnë se Abolfazl Sepahi B...
Qeveria e Austrisë njoftoi të hënën se planifikon të rrisë...
Këtë 28 korrik përkujtohet 114-vjetori i ngritjes së flamu...
Në historinë e artit dhe të letërsisë perëndimore, pak mom...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe ...
Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rih...
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...