web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vodhi një telefon para tetë vitesh/ Kapet në Rinas 28-vjeçari

9 Maj 2022, 11:19, Kronika CNA

Një 28-vjeçar është vënë në pranga në kuadër të një operacioni, në PKK Rinas.

Mësohet se i arrestuari është Eduart Haxhia, 28 vjeç, banues në Paskuqan.

Sipas uniformave blu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim, sepse Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale ?Vjedhja me dhunë?, pasi në vitin 2014, në rrugën ?Ylbere Bylykbashi? i ka vjedhur me dhunë aparatin celular, një shtetaseje.

?Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ?Punishment?.

Në kuadër të këtij operacioni, në PKK Rinas, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

? Eduart Haxhia, 28 vjeç, banues në Paskuqan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, sepse Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale ?Vjedhja me dhunë?, pasi në vitin 2014, në rrugën ?Ylbere Bylykbashi? i ka vjedhur me dhunë aparatin celular, një shtetaseje.?-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga