web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas 322 ditësh, Barcelona grumbullon talentin e skuadrës për ndeshjen ndaj Levantes

25 Shtator 2021, 13:12, Sport CNA

Merr fund pritja, Ansu Fati rikthehet në skuadër pas 322 ditësh. Sulmuesi i talentuar i Barcelonës ka qenë jashtë fushe që nga ndeshja me Betisin më 7 nëntor 2020.

Ditën e sotme, klubi spanjoll ka zbuluar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Levantes dhe Ansu Fati mori dritën jeshile dhe është ftuar nga trajneri Koeman.

18-vjeçari që ka marrë numrin 10 pas largimit të Messit pritet të luajë për disa minuta në ndeshjen e nesërme ndaj Levantes. Pas barazimt ndaj Cadiz, Barça kërkon me çdo kusht të fitojë pasi trajneri Koeman rrezikon shkarkimin.





Lajmet e fundit nga