web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk kanë fund incidentet në Europian/ Tifozi bie nga shkallët e stadiumit dhe dërgohet në spital

13 Qershor 2021, 17:05, Sport CNA

Kampionati Europian e ka ulur pak ritmin e tij pas rastit serioz të mesfushorit Kristian Eriksen i cili pësoi atak kardiak në fushë në ndeshjen ndaj Finlandës.

Një tjetër incident ka ndodhur ditën e sotme në sfidën midis Anglisë dhe Kroacisë e cila u luajt në stadiumin Uembli. Kësaj radhe protagonist është bërë një tifoz i cili ka rënë nga lartësia brenda stadiumit dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Dëshmitarët e tmerruan rrëfyen tmerrin për gazetën angleze ??Standard.uk?? duke u shprehur se tifozi ra nga një lartësi e konsiderueshme dhe ishte pa ndjenja deri në momentin që ambulanca mbërriti dhe e dërgoi në spital. Lajmi e konfirmoi dhe vetë zëdhënësi i stadiumit të Uemblit i cili u shpreh:

?Ne mund të konfirmojmë që një spektator ra nga tribuna para fillimit të ndeshjes midis Anglisë dhe Kroacisë në stadiumin Uembli.

Tfiozit iu dha kujdes mjekësor dhe më pas u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me UEFA për t?u siguruar që çështja të hetohet plotësisht??, u shpreh zëdhënësi i stadiumit.





Lajmet e fundit nga