web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shifrat e të prekurve janë shumë më të larta”/ Pëllumb Pipero sqaron situatën e Covid-19

19 Qershor 2020, 10:44, Lifestyle CNA

Mjeku infeksionit, profesor Pëllumb Pipero ka folur sot në lidhje me situatën e koronavirusit në Shqipëri.

Në një intervistë për Abcnews, profesor Pipero tha se shifrat e personave të prekur nga Covid-19, mund të jenë shumë herë më të larta sesa ato që raportohen, por shtoi se ka persona që e kalojnë pa shenja klinike.

?Nëse bëjmë për shembull një mijë testime në një grup të rastësishëm njerëzish, ju siguroj se 10-12 % e tyre janë pozitiv. Por, mua nuk më shqetëson kjo. Mua më shqetëson numri i atyre që janë të shtruar në spital.?-tha Pipero.

Gjithashtu profesor Pipero tha se ?Edhe ata që e kalojnë pa simptoma, pra që kanë rënë në kontakt me virusin, krijojnë antitrupa, që janë neutralizues të virusit. Ka fituar imunitet natyral, por sesa i gjatë dhe sa efikas do jetë ky imunitet duhet tia lëmë kohës.?.

Më tej, Pipero tha se në raste se e fillojmë sot ndërgjegjësimin, nëse sot bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura, nëse sot e fillojmë duhet të presim të paktën 14 ditë që të bjerë numri i të infektuarve./ CNA.al





Lajmet e fundit nga