web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nxehet merkatoja, Tirana dhe Partizani futen në garë për lojtarin e Kukësit

17 Qershor 2020, 07:48, Sport CNA

Fitorja me Flamurtarin e kombinuar me humbjen e Tiranës shton shpresat e Kukësit për titull. Tashmë janë -6 nga kreu dhe verilindorët janë më shumë se të mobilizuar për të tentuar përmbysjen e madhe.

Edhe pse gjithçka po shkon në perfeksion sa u përket rezultateve, në klub nuk janë fort të qetë sa i përket merkatos në dalje. Me Vasil Shkurtajn i cili e ka ndarë mendjen të largohet jashtë Shqipërisë, rrezikon që të njëjtën rrugë të marrë edhe Valon Ethemi.

Burime të sigurta bëjnë me dije për ?Panorama Sport? se për lojtarin kanë filluar ofertat e para. Ai llogaritet një ?okazion? në merkato, pasi kontrata i skadon në mbyllje të këtij sezoni.

Vetë klubi ende nuk i ka ofruar ende zgjatje të bashkëpunimit dhe nga kjo situatë po mundohen të përfitojnë Tirana dhe Partizani. Që të dyja klubet e kryeqytetit kanë shfaqur interes për shërbimet e tij.

E megjithatë, 22-vjeçari po pret Kukësin. Këtë e ka theksuar edhe gjatë një interviste të dhënë për gazetën më 10 qershor: ?Kur erdha te Kukësi në vitin 2017, kam firmosur kontratë trevjeçare, që përfundon në fund të këtij edicioni.

Gjatë dimrit klubi më dha sinjale për vazhdim të bashkëpunimit, mirëpo nga pandemia e deri në këtë moment, nuk kam marrë një ofertë në letër. Të shikojmë si do të shkojnë gjërat në këtë periudhë.

Unë jam i hapur për të folur, duke lënë anash spekulimet dhe bisedat jozyrtare, pres të shikoj çka do të më ofrohet dhe më pas në konsultim me familjen do të vendos për të ardhmen. Jam në një situatë ku duhet të mendoj për veten dhe nga të gjitha ofertat të zgjedh më të mirën për veten dhe familjen time?. Kukësi ka një ?xhevahir? në duar, që vështirë se do t?ua dhurojë kundërshtarëve, megjithatë mbetet për t?u parë se si do të procedohet në ditët e ardhshme.





Lajmet e fundit nga